• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ja si mund të hapni një NIPT sekondar

by A R
10/08/2017 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka hartuar një material sqarues për bizneset në mënyrë që ata të jenë të qartësuar në lidhje me detyrimet ligjore që lindin  para se aktiviteti të nisë.

Kështu, në rast bizneset kërkojnë të zgjerojnë aktivitetin, duke e ushtruar edhe një vendndodhje fizike tjetër, mund të aplikohet pranë zyrave të QKB-së, për një NIPT sekondar.

Ky NIPT është i njëjti, por ndryshon adresa e ushtrimit të aktivitetit, sqarojnë tatimet

Tek aktiviteti i ri, biznesi duhet të ketë të afishuar NIPT-in me adresën sekondare. Subjekti  gjithashtu duhet të ketë një kasë fiskale dhe të gjitha deklarimet dhe detyrimet tatimore do të realizohen si një aktivitet i tërë.

Çdo person fizik dhe juridik, regjistrimin për çdo ndryshim të të dhënave e bën pranë QKB-së.

Në rast se, tatimpaguesi ndryshon nga një kategori në tjetrën, duhet të njoftojë administratën tatimore përkatëse, brenda 15 ditëve kalendarike nga data e regjistrimit të ndryshimit.

Në rast se një person ushtron veprimtari në fushën  e shërbimeve, i pajisur me leje/licencë / autorizim profesional, por nuk e ka regjistruar veprimtarinë në QKR, përveç konfiskimit të materialeve, administrata tatimore u propozon strukturave kompetente pezullimin e lejes/ licencave/autorizimeve për ushtrim veprimtarie për një periudhë 6 (gjashtë) mujore.

Bizneset edhe për NIPT-in sekondar mund të bëjnë deklarimin online.

Deklarimet online përfshijnë:

– vetëdeklarimin e tatimpaguesit 24 orë pas hapjes së NIPT-it;

– deklarimin e të punësuarve 24 orë para se të nisin punën.

– deklarimin dhe pagesën e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore të punonjësve para datës 20 të muajit pasardhës (e detyrueshme çdo tremujor për biznesin e vogël dhe çdo muaj për biznesin e vogël me TVSH dhe për biznesin e madh).

– deklarimin dhe pagesën e tatimit mbi burim për bizneset të cilat e ushtrojnë aktivitetin në mjedise me qira (e detyrueshme çdo muaj për të gjitha kategoritë e biznesit).

– deklarimin dhe pagesën e TVSH-së, libra blerje / libra shitjeje deri më datë 14 të muajit pasardhës.(monitor)

Next Post
“Vigani dhe shkurtabiqi” / Kjo është foto e ditës që poston Edi Rama

Çfarë mësova gjatë udhëtimit tim në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga “Pasqyrë Albania” dhe fondet e IPARD, te marrëveshja me Francën për ujësjellësin e Durrësit! Zbardhen të gjitha vendimet e Qeverisë

Nga “Pasqyrë Albania” dhe fondet e IPARD, te marrëveshja me Francën për ujësjellësin e Durrësit! Zbardhen të gjitha vendimet e Qeverisë

October 7, 2026
Kreu i ri i SPAK, KLP zgjedh sot pasuesin e Altin Dumanit

KLP ende në ngërç për Kryeprokurorin! Rrëzohet me 6 vota kërkesa e Pjetërnikajt për largimin e anëtarit Vat Staka!

October 7, 2026
Inspektori i Pentagonit: Lufta në Iran ka çuar në mungesë të municioneve në SHBA -

“Dëmi shkon në 3,3 miliardë dollarë!”- Raporti i luftës: SHBA humbi 81 avionë, dronë dhe helikopterë në betejën me Iranin!

October 7, 2026
VIDEO/ Bypass-i i Elbasanit dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi jep detajet: Kontratat janë lidhur, vijojnë punimet! Ja kur hapen

VIDEO/ Bypass-i i Elbasanit dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi jep detajet: Kontratat janë lidhur, vijojnë punimet! Ja kur hapen

October 7, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

“Heshtje e qëllimshme”- Përplasja GJKKO-Avokatë, Meta reagon nga qelia: Situatë e panevojshme, shkak “Ramaforma”! Kuvendi të ndërhyjë

October 7, 2026
Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve lider në Ballkan për mbështetjen ndaj SME-ve, sipas raportit të OECD-së

“Qytetarët do të informohen”- Ministrja Ibrahimaj: Prokurimet publike do të gjurmohen nga fondi, deri te fiskalizimi!

October 7, 2026
Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm

Pas tre fitoreve në Ligën e Kombeve, Shqipëria ngjitet një vend në renditjen e FIFA-s! Edhe Kosova thyen rekordin e vetes

October 7, 2026
Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s?

Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s?

October 7, 2026
I dedikoi jetën arkitekturës dhe formësoi brezash studentësh, ndahet nga jeta pedagogu i njohur!

I dedikoi jetën arkitekturës dhe formësoi brezash studentësh, ndahet nga jeta pedagogu i njohur!

October 7, 2026
Lëvizje befasuese në Turqi, kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën dhe i bashkohet Erdoganit!

Lëvizje befasuese në Turqi, kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën dhe i bashkohet Erdoganit!

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com