• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja si ka ecur Kryeqyteti shqiptar në këto 99 vjet

by Java News
10/02/2019 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dr. proc. Andriola Kambo

Sot Tirana kryeqytet feston 99 vjetorin e ditëlindjes së saj. Rrugëtimi ndërvite e përmes ngjarjeve të pafund e të natyrave nga më të ndryshmet, të ngjarjeve të mëdha e kthesave historike e ka sjellë Tiranën në pamjen e statusin që ka sot. Historia e këtyre gati 100 viteve ka vendosur vulën e saj kudo nëpër Tiranë.

Për ta njohur këtë histori të kryeqytetit të shënuar e të dokumentuar nga historianë e intelektualë si dhe nga qytetarë autoktonë tiranas mjafton që të ravijëzohen disa nga momentet kryesore të saj.

Tirana që në agimin e shtetit të pavarur kombëtar shqiptar u ndodh në pararojën e qyteteve e të forcave atdhetare që ngritën flamurin kombëtar e që dërgoi përfaqësuesit e saj në Kuvendin Kombëtar të Vlorës për t’i dhënë jetë në 28 nëntor 1912 ëndrës së brezave për një Shqipëri të lirë e të mosvarme. Tirana përjetoi kalvarin e pushtimeve të huaja gjatë Luftës së Parë Botërore por qytetarët më të përkushtuar e më të ndërgjegjshëm të saj nuk e humbën shpresën dhe as nuk shkuan pas pinjollëve të degraduar të ndonjë familje të madhe të saj që nga etja e pafund për pushtet ishte gati të shiste të gjithë Shqipërinë. Ata në përfundim të luftës u bashkuan me atdhetarët e vërtetë të mbarë Shqipërisë për të rivendosur lirinë e pavarësinë e nëpërkëmbur të atdheut e për të ndalur njëherë e mirë një copëtim tjetër të trojeve shqiptare në pazaret e diplomacisë evropiane.

Pikërisht atëherë kur një grup atdhetarësh krijuan Komisionin për organizimin e një kongresi kombëtar për shpëtimin e Shqipërisë. Kryetari i Katundarisë së Tiranës (1918 – 1922) Ismail Ndroqi kërkoi që ky Kongres të mbahej në Tiranë. E nëse Kongresi për arsye të ndryshme nuk u arrit të mblidhej në Tiranë dy përfaqësues të shquar të saj, Abdi Toptani e Mytesim Këlliçi shkuan në Lushnjë e morrën pjesë në Kongresin historik që u zhvillua atje në dhjetëditëshin e fundit të muajit janar 1920. “Populli i Tiranës, i madh e i vogël e priti me një gëzim të madh” organizimin e Kuvendit Kombëtar të Lushnjës, thuhet në një dokument të kohës. Për merita të tyre por edhe si parfaqësues të Tiranës, Abdi Toptani, firmëtar i aktit të pavarësisë kombëtare u zgjodh nga Kongresi një prej katër anëtarëve të Këshillit të Lartë, ndërkohë që Mytesim Këlliçi u zgjodh senator në Këshillin Kombëtar.

Delegatët e Kuvëndit të Lushnjës në përfundim të tij në rrethanat e krijuara,  në 9 shkurt morrën vendimin që Tirana të shpallej kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë. Në 11 shkurt anëtarët e Këshillit të Lartë, Aqif Pashë Elbasani, Abdi Toptani, Mihal Turtulli e Imzot Luigj Bumçi u zgjodhën të shkonin në Tiranë së bashku me qeverinë e re me në krye Sulejman Delvinën dhe delegatët e tjerë të Kuvendit. Atë ditë ata u pritën me solemnitet nga kryetari i Katundarisë së Tiranës Ismail Ndroqi dhe nga shumë qytetarë të kryeqytetit të ri. Forcat italiane të pushtimit ashtu siç u përpoqën të pengonin organizimin e Kongresit të Lushnjës po ashtu edhe tentuan të mos lejonin delegatët, qeverinë e Këshillin e Lartë të hynin në Tiranë por dështuan.

Zgjedhja e Tiranës si kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë nuk ishte thjeshtë një rastësi e diktuar nga rrethanat e krijuara në Shqipërinë që ende kishte trupa pushtimi të huaja në territorin e saj. Është e vërtetë që kur u shpall pavarësia e Shqipërisë ka patur diskutime se cili do të ishte kryeqyteti i shtetit të ri shqiptar. Madje në këto diskutime kanë marrë pjesë jo vetëm faktorët e brendshëm politikë e social shqiptarë por edhe qeveri e përfaqësues të fuqive të mëdha evropiane të kohës. Përveç Vlorës në të cilën u shpall pavarësia dhe veproi qeveria e parë kombëtare e Ismail Qemalit, pretendime serioze ka patur edhe Durrësi si kryeqytet i Principatës së Vidit, por edhe Shkodra, Elbasani, madje edhe Kruja. Gjithësecila nga këto kanditatura ka patur favoret e saj, argumente politike, ekonomike, sociale, gjeografike, ashtu siç kanë patur edhe minuset e tyre.

Tirana u përzgjodh si kryeqytet me argumentin e fortë se ajo ishte jashtë zonës së kontrollit ushtarak italian, siç ishte Vlora e Durrësi e jashtë kërcënimeve të forcave jugosllave siç ishte Shkodra, afër të cilës ishin dislokuar trupat ushtarake të Beogradit. Elbasani gjithashtu nuk mund të ishte për shkak të influencës negative të Shefqet Vërlacit, i cili ishte një kundërshtar i rreptë i Kongresit të Lushnjës. Tirana kishte edhe një argument të favorshëm gjeografik: ajo ndodhej në qëndër të vendit, me një shtrirje hapësinore të gjërë për modelimin e një qyteti të ri, me një distancë të shkurtër nga Deti Adriatik e me një mburojë mbrojtje si mali i Dajtit. Ishte ashtu siç ëndëronte ideologu i Rilindjes Kombëtare Sami Frashëri: “Mezi i Shqipërisë, domethënë kryeqytet i përgjithshëm, do të jetë një nga qytetet, që ndodhenë në mest të Shqipërisë, e në të cilët flitet gjuha shqip… në një vend të shëndetëm e të bukur, me udhë të gjera e të drejta me shtëpi të mira, me sheshe e me gjithë ç’duhetë”.

Krijimi i institucioneve të reja të shtetit shqiptar nuk ishte i lehtë. Mungonin godinat, zyrat dhe njerëzit e përshtatshëm për administratën e re shqiptare. Populli i Tiranës çfaqi përkushtin e vullnet për të ndihmuar në ringritjen e vështirë të shtetit shqiptar. Në dispozicion të Qeverisë, të Këshillit Kombëtar e të institucioneve të reja shtetërore u vendosën godinat dhe hotelet më të mira private që kishte në atë kohë Tirana. Selia e Qeverisë u vendos në godinën që ekziston edhe sot si pjesë e Bibliotekës Kombëtare ngjitur me zyrat e Komunitetit Mysliman. Këshilli i Lartë u vendos në godinën aktuale të Akademisë së Shkencave dhe po aty pak më vonë zhvillonte punimet edhe Këshilli Kombëtar (Parlamenti). Në 13 shkurt 1920, ministri i brendshëm Ahmet Zogu njoftoi të gjitha prefekturat e vëndit se “Tirana u shënua për kryeqytet.” Përfundimisht pas debatesh intensive zyrtare e publike dyvjeçare (1923-1924), Tirana u shpall kryeqytet në fund të janarit 1925.

Administrimi dhe qeverisja e Tiranës si kryeqytet u vendos mbi baza ligjore që nga viti 1922. Në janar të këtij viti Këshilli Kombëtar aprovoi ligjin mbi zgjedhjet e këshillave të bashkive, i cili pasi u miratua edhe nga Këshilli i Lartë hyri në zbatim. Mbi këtë bazë në Tiranë u zhvilluan zgjedhjet e para bashkiake për kryetar e këshillin bashkiak. Kryetar i parë i Bashkisë së Tiranës përmes zgjedhjeve në vitin 1922 ka qënë Ali Bega, ndërsa pasi Tirana u bë përfundimisht kryeqytet, në janar 1925, kryetar u zgjoh Fuat Toptani, në dhjetor të atij viti.

Tirana si kryeqëndra politike e Shqipërisë përcolli të gjitha ngjarjet më të mëdha e më të rëndësishme të vëndit. Ajo njohu përplasjet dhe kthesat e mëdha politike, përjetoi qeveri e qeverisje autoritariste e diktatoriale, pushtimin fashist e çlirimin e saj prej tij. Tirana ka reflektuar e ka fiksuar në truallin e në memorjen e saj natyrën e regjimeve që kanë kaluar, konceptet e shijet e tyre të qeverisjes. Të gjithë deri në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullin XX-të kanë dhënë kontributet e tyre për të mirë e për të keq për të patur atë Tiranë që kemi sot me disa përjashtime.

Tirana e pasviteve 90-të të shekullit të kaluar ka pësuar ndryshime në disa drejtime. Ajo tashmë është bërë metropoli i botës shqiptare me rreth një miljonë banorë, me një jetë intensive politike, ekonomike, kulturore, arsimore e shkencore. Por duke humbur monotoninë e një qetësie të imponuar nga regjimi monist, Tirana fitoi një dinamikë që solli ndryshime thelbësore në mënyrën e jetesës, në shtresëzimin social, në intensitetin e vetë jetës qytetare. Por solli edhe fenomene negative politike, ekonomike e sociale, kriminalitet të organizuar e ordiner, informalitet e ndotje ambjenti, e shumë e shumë gjëra të tjera shqetësuese.

Qeverisja e Tiranës është një sfidë e madhe, sepse në kryeqytet jeton e punon rreth një e treta e popullsisë së vendit. Qytetarët e Tiranës kanë qënë e mbeten gjykatësit më të mirë të cilësisë së qeverisjes në vite të kryeqytetit, të investimeve që janë bërë e të përkushtimit që ka karakterizuar ekipet drejtuese bashkiake të tij. Do të ishte e pëlqyeshme që në këtë rast të ketë adresime falenderuese për të gjithë ata që kanë kontribuar për zhvillimin e Tiranës. Por nuk ka qytetar të Tiranës sot që pavarësisht nga bindjet politike të mos të vlerësoj arritjet cilësore të kryeqytetit në të gjitha fushat nën drejtimin e kryetarit të Bashkisë, zotit Erion Veliaj. Tirana po transformohet në stil e në përmbajtje në një qytet të admirueshëm evropian ku ka kuptim e shpresë për të jetuar e punuar e me sytë nga e ardhmja evropiane. Kjo është edhe një arsye që duke hedhur vështrimin prapa në ditën e themelimit të Tiranës si kryeqytet e duke e përkujtuar atë me të gjitha nderimet që meriton t’i japim atij (asaj) edhe një garanci tjetër për vazhdimësinë e qeverisjes e të drejtimit nga ata që kanë treguar me punë e me vepra që e duan Tiranën, që i janë përkushtuar asaj dhe mirëqënies së qytetarëve të saj.

 

Next Post
VIDEO/ Droni fikson pasojat e përmbytjeve në Kili

VIDEO/ Droni fikson pasojat e përmbytjeve në Kili

Comments 1

  1. Angjelo Lamcaj says:
    6 years ago

    pertoj spr shume ta lexoj.

    Reply

Leave a Reply to Angjelo Lamcaj Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In