• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ja si e kujtojnë kartolinat e shqiptaro-amerikanes që urdhëronte RBG

by Java News
28/09/2020 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mijëra amerikanë nderuan këto ditë Ruth Bader Ginsburg e cila vdiq në moshën 87 vjeçare duke mbyllur një mandat 27-vjeçar në gjykatën më të lartë të vendit. Statusi i saj si udhëheqëse e pakicës liberale të gjykatës, si dhe puna e saj për barazi ligjore për gratë dhe vajzat në të gjitha sferat e jetës, e bënë atë një ikonë kulturore të Amerikës. Një sipërmarrëse e re shqiptaro-amerikane e kujton atë nga një dimension disi më personal.

Xhensila Velencia e vendosi figurën e Ruth Bader Ginsburg-ut në kartolinat e kompanisë The Card Bureau qysh kur filloi biznesin e saj, e frymëzuar nga puna e gjykatëses për të drejtat e grave.

Ajo ishte një shembull i jashtëzakonshëm për kaq shumë njerëz. Arsyeja që ne gratë sot kemi kaq të drejta është falë saj. Janë arritje që e bëjnë atë kaq frymëzuese. Për mua ajo ka shërbyer si një simboll për shpresë dhe drejtësi. E kam adhuruar gjithmonë. Kështu që thash ta përdor figurën e saj në kartolina dhe t’ua dërgoja njerëzve që ndoshta e pëlqenin si unë”.

Një ditë ajo merr një mesazh nga ndihmësja e gjykatëses Ginsburg në Gjykatën e Lartë, që siç shpjegon Xhensila, e gjeti të papërgatitur.

“Oh, mora një email ku më kërkohej të telefonoja zyrën e saj në Gjykatën e Lartë lidhur me kartolinat me portretin e saj. Më zuri paniku. Po shpresoja të mos e kisha ofenduar. Mendova ndoshta është e pakënaqur me kompozimin e kartolinave. Isha shumë nervoze kur i telefonova”.

Ndihmësja i tha se gjykatësja kishte marrë si dhuratë një nga kartolinat e saj, i kishte pëlqyer shumë dhe donte të porosiste disa për t’ua dërguar miqve dhe familjes.

“Pikë së pari, u lehtësova jashtë mase. Thash me vete, i krijova këto kartolina pa menduar se ajo do t’i shikonte ndonjëherë. Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme që Ruth Bader Ginsburg dinte për to dhe donte të porosiste”.

Gjykatësja i ktheu një nga kartolinat Xhensilës me një mbishkrim duke e falenderuar për punën e saj. Komunikimi me Ruth Bader Ginsburg erdhi në periudhën më vendimtare për të.

“Kisha dyshime në se duhet ta vazhdoja këtë biznes apo të kthehesha në profesionin tim si gazetare. Por kur mora miratimin e saj, më dha besimin për të vazhduar këtë rrugë. Është e mahnitshme sesi një njeri si Ginsburg që ka punuar kaq shumë në një nivel të gjerë për avancimin e grave, arriti të ishte kaq pranë meje në nivel individual për të më ndihmuar të përparoja”.

Ruth Bader Ginsburg porosiste kartolinat e saj gati dy herë në vit. Herën e fundit që porositi thotë Xhensila, ishte para dy muajsh. Një prej tyre mesa duket ishte për kolegun e saj, anëtarin e Gjykatës së Lartë Stephen Breyer i cili kishte ditëlindjen dy javë më parë.

Përveç kartolinës me mbishkrimin e saj Ruth Bader Ginsburg i dërgoi Xhenit edhe një kopje të librit të saj “My Own Words”, një gjest që Xhensila thotë se ishte momenti më i gëzuar në jetën e saj.

“U gëzova jashtë mase. Ajo ishte një shembull model për mua. Ndonjëherë takon njerëz të famshëm në jetë që ndoshta i ke menduar ndryshe dhe të zhgënjejnë kur i ke pranë. Por ajo ishte ashtu siç e mendonin njerëzit, dhe siç e kisha edhe unë në mendje”.

Në fillimet e biznesit të saj, kartolinat me simbolin e RBG-së ishin vështirë të shiteshin pasi njerëzit nuk dinin shumë për të.

“Isha në gjendje të shisja kartolinat e saj vetëm në DC, ndoshta pak në Nju Jork por jo më tutje. Ua tregoja dyqaneve dhe më thoshin – nuk e dimë kush është. Por sot ne shesim artikuj me figurën e saj në vende si Gjermania, Australia, Rusia. Pra fama e saj u përhap jo vetëm në mbarë vendin por edhe në pjesë të ndryshme të botës”.

Që nga vdekja e gjykatëses Ginsburg, shitjet e artikujve me simbolin RBG të kompanisë “The Card Bureau” janë rritur ndjeshëm, duke kaluar nga 60 apo 70 porosi në një ditë tipike, në 400 në ditë javën e kaluar.

Për të nderuar kujtimin e gjykatëses Ginsburg, Xhensila thotë se do të dhurojë gjysmën e fitimeve nga shitjet e produkteve të saj për Projektin për të Drejtat e Grave, të cilin gjykatësja Ginsburg e themeloi në vitin 1972 si avokate me Unionin Amerikan të Lirive Civile.

Ruth Bader Ginsburg varroset të martën në një ceremoni private në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit. Fama e saj pritet të rritet ndërsa gratë do të vazhdojnë ta kujtojnë, për shumë të drejta që gëzojnë, falë punës së saj.(VOA)

Next Post
Asambleja e Përgjithshme e OKB/ Ambasadorja Kadare drejton seancën plenare

Asambleja e Përgjithshme e OKB/ Ambasadorja Kadare drejton seancën plenare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton mes debatesh të forta ndryshimet në vlerën e shpronësimit të pronave në zonën e “Currilave”

Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton mes debatesh të forta ndryshimet në vlerën e shpronësimit të pronave në zonën e “Currilave”

November 12, 2026
Detajet e operacionit në Fier, arrestohen Arben Voja dhe 3 ish-vartësit e Kadastrës! SPAK e hetonte edhe për një çështje tjetër, 9,5 mln lekë…

Detajet e operacionit në Fier, arrestohen Arben Voja dhe 3 ish-vartësit e Kadastrës! SPAK e hetonte edhe për një çështje tjetër, 9,5 mln lekë…

November 12, 2026
Nufi në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s! Integrimi i Kosovës…

Nufi në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s! Integrimi i Kosovës…

November 12, 2026
Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!

Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!

November 12, 2026
“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

November 12, 2026
Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

November 12, 2026
Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12%

Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12%

November 12, 2026
Hoxha zhvillon takim në Parlamentin e Hungarisë: Bashkëpunim më i ngushtë në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

Hoxha zhvillon takim në Parlamentin e Hungarisë: Bashkëpunim më i ngushtë në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

November 12, 2026
Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne

“Ja ku jemi përsëri”- Trump kërcënon se do të dyfishojë tarifat ndaj Meksikës nëse nuk ndalon emigracionin e paligjshëm: Asnjë lehtësim

November 12, 2026
URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In