• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja si e kemi blerë online për 1500 lekë database-n e plotë të gjendjes civile, të vjedhur në kohën kur PD ishte në pushtet

by Java News
23/12/2021 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej 3 ditësh PD bën si e skandalizuar nga një ”database” që i atribuohet Partisë Socialiste, e cila përmban të dhënat e votuesve të Tiranës. Këto nuk janë të dhëna konfidenciale ose sekrete, por të dhëna që në kohën e mediave sociale janë publike dhe të disponueshme për dhjetëra kompani private. Thjesht mendoni për të dhënat personale që çdo qytetar deklaron vullnetarisht në internet sa herë që regjistrohet në një media sociale, si numri i telefonit, fotografi, adresa ku banon, adresa e email, data dhe vendi i lindjes dhe shpesh, edhe numri i kartës së identitetit. Apo të mendoni se për të marrë një numeër telefonik, çdo qytetar dorëzon vullnetarisht kopjen e kartës së tij të indetitetit, adresën ku jeton dhe emailin e tij tek operatori privat i telefonisë celulare. Dhe më pas, të njëjtët numra përfundojnë në duart e partive për të bërë fushata elektorale nëpërmjet sms apo ëhtsapp, përfshirë PD-në që po përdor masivisht këtë metodë propagande.

Por çdo skandal i pretenduar bie pas këtij zbulimi nga Report Tv: database me të dhënat personale të të 3 milion shqiptare shqiptarëve mund të blihet edhe në internet për vetëm 1500 lekë të reja, apo 12 euro. Bëmë një provë, e blemë 12 euro duke paguar përmes sistemit paypal, shkarkuam database, për pak minuta e instaluam në kompjuter dhe përmes kësaj baze të të dhënave kërkuam dhe gjetëm emrin, datën e lindjes, atësi, adresa dhe informacione private të njërit prej gazetarëve tanë. Bëhet fjalë për shumicën e informacioneve që janë edhe tek ”database” që sipas PD përbën një skandal.

Duke pasur parasysh qe te gjithe qytetarët me të drejtë vote për zgjedhjet e këtij viti, kanë lindur përpara vitit 2008, kjo database është plotësisht e vlefshme për t’u përdorur edhe në këto zgjedhje nga të gjitha palët e interesuara.

Cili zyrtar publik vodhi këtë database dhe e shpërndau në internet? Përgjigja duhet të vijë pikërisht nga PD, sepse database që shitet sot online është ajo e vitit 2008, kur Partia Demokratike ishte në qeveri. Edhe atëherë si sot, regjistri i gjendjes civile ishtë nën kontrollin e Ministrit të Brendshëm dhe në vitin 2008, viti ku referohet databaze e vjedhur, Ministri i Brendshëm ishte Bujar Nishani. Duket e qartë se e njëjta database e cila përfundoi në internet dhe tani është në shitje për 1,500 lekë, u përdor gjithashtu nga Partia Demokratike, si nga gjithë forcat politike, madje edhe nga media. Por asnjë media nuk e ka denoncuar atë si një skandal, të paktën derisa ky fenomen i njohur nga të gjithë, nuk është bërë sot një instrument i fushatës elektorale./m.j

Next Post
“Del e thotë jam Bashë dhe Hot”! Berisha: Kanë pasur burra të penës dhe të pushkës ata, ky s’është asgjë. Besëpreri po…

Berisha i dha "ultimatum" për të liruar zyrën në 5 janar/ Basha: Nuk na plas për ata që paskan qenë këtu vetëm për karriget!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com