• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja si do të rivarrosen eshtrat e Isa Boletinit

by
01/06/2015 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se rivarrimi i eshtrave të heroit Isa Boletini po bëhet në Boletin, falë këmbëngulësisë së familjes së heroit, kërkesës unanime të qytetarëve të Mitrovicës, mbështetjes së intelektualëve mitrovicas, shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe shoqërisë civile nga Mitrovica e më gjerë.

“Qëndrimin tim të palëkundur e të drejtë, se rivarrimi i heroit Isa Boletini, në Boletin, e jo në Vlorë, e mbështetën unanimisht qytetarët e Mitrovicës, Kosovës e më gjerë dhe falë kësaj, edhe Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, më vonë u pajtuan”, tha Bahtiri.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga drejtorët e komunës së Mitrovicës angazhim të pa kursyeshëm në këtë drejtim, me qëllim që të gjitha detyrat dhe obligimet që dalin nga pjesa e ceremonisë të kryhen si duhet, me kohë dhe pa shtyrje.

“Qyteti duhet të shkëlqej, të jetë i dekoruar me lule, flamuj dhe i mirëmbajtur, duhet të jetë hapësira e gjerë në rrugëtimin që do bëjë eskorta përcjellëse, ne do të organizojmë përcjellje me grupin e kalorësve të veshur në rroba kombëtare, duhet të përcaktojmë vendin ku do bëhen homazhe, por të gjitha detyrat duhen kryer më kohë”, tha Bahtiri, duke shtuar se ceremonia do te jetë madhështore.

Ndërsa gjatë vizitës që familjarët e atdhetarëve i bënë kryetarit Bahtiri, ata i dorëzuan 12 piktura të figurave të njohura kombëtare, si dhuratë për Kullën Muze të Isa Boletinit në Boletin.
Gazmend Boletini, stërnip i Isa Boletini, njoftoi se, nga një anëtar, nga secila familje e figurave të njohura atdhetare nga vendi,  do të marrin pjesë në ceremoninë e nisjes së rrugëtimit të eshtrave të heroit Isa Boletini, si dhe në rivarrimin në Boletin.

Ai tha se eshtrat e heroit Isa Boletini, do të nisen nga Vlora, për të kaluar pastaj dhe ndalur në Tiranë, Prizren, Deçan, Prekaz, Prishtinë, për të arritur në Mitrovica, ku në stadiumin “Adem Jashari”, do të mbahet  ceremonia kryesore. Nga këtu, eshtrat e heroit do të vendosen në oborrin e kompleksit të kullave të tij, në Boletin, me përcjellje të Policisë.

 

Next Post

MSH: 800 mijë USD për rikonstruksionin e plotë të Maternitetit të Gjirokastrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com