• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Deficiti tregtar për vitin 2015 ishte 2. 3 milionë euro

by Aalison Pearse Stevens
09/06/2016 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia e Statistikave te Kosovë ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit të mallrave për vitin 2015.

Të dhënat nga tregtia e jashtme në Kosovë në vitin 2015 tregojnë për një deficit tregtar në vlerë prej 2,309.3 milionë eurosh, ose shprehur në përqindje deficiti tregtar ishte më i lartë për 4.3% krahasuar me vitin 2014. Pra, edhe në këtë vit ishte bilanc negativ.

Totali i eksporteve në vitin 2015, sipas ASK-së, ishte 325,2 milionë euro, ndërsa i importeve 2,634,6 milionë euro. Eksporti mbulon importin me vetëm 12.3%.

“Duke krahasuar të dhënat e tregtisë së mallrave për eksportet e vitit 2015 me ato të vitit 2014, pjesëmarrja e eksporteve mbetet pothuajse në nivel të njëjtë nga viti i kaluar, me një rritje vjetore rreth 0.2%.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 106,0 milionë Euro, ose rreth (32.6%) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 8.1%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Belgjika me 7.5%, Italia 6.0%, Gjermania 3.6%, Holanda 2.6% dhe Bullgaria 2.1%”, thuhet në komunikatën e ASK-së, teksa më tej kanë renditur edhe përqindjet e importit në vend.

“Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 1,112,8 milionë Euro, ose (42.2%) e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 2.9%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11.0%), Italia (8.6%), Greqia (4.2%), Bullgaria (2.7%) dhe Polonia (2.7%)”

Ndërkaq, gjatë vitit 2015, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 123,7 milionë euro, ose 38.0% të eksporteve të përgjithshme, ku kishte rënie prej 2.7%. Partnerët kryesorë për eksport në vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (12.4%), Maqedonia (10.3%), Serbia (9.9%) dhe Mali i zi (3.7%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në vitin 2015, arritën në 769,3 milionë euro, ose 29.2% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 6.8%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (14.5%), Shqipëria (5.8%) dhe Maqedonia (5.5%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 95,4 milionë Euro, ose 29.4%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport janë: India (14.5%), Zvicra (3.6%) dhe Turqia (2.8%), cituar Express.

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 752,4 milionë euro, ose 28.6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (9.6%) dhe Kina (8.8%). (b.an)

Next Post

Grabitën 10 mln lekë nga zyra e Pensioneve, arrestohet njëri prej hajdutëve, në kërkim tjetri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In