• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja si Belind Këlliçi bën sot rolin e fuksit të Berishës, si dikur spiunët e Sigurimit

by Carlo Bollino
27/01/2025 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Nuk pata mundësi të njihja Shqipërinë në kohën e Sigurimit komunist. Kur hyra për herë të parë në vend, ishte korriku i vitit 1990 dhe spiunët e regjimit nuk kishin kohë të merreshin me mua. Dy vjet më vonë pashë në veprim SHIK-un e Sali Berishës dhe e provova edhe mbi lëkurën time. Berisha përpiqej ende të ruante aparencat, të bindte botën se ishte një trashëgimtar i komunizmit por i penduar dhe për këtë arsye ishte bërë demokrat. Prandaj SHIK-u i tij vepronte në hije, me siklet dhe ndonjëherë me turp. Spiunonte me më shumë diskrecion se sa SHIK-u i Berishës së dytë, ai që erdhi në pushtet pas vitit 2005, i cili tregonte shumë arrogancë duke përgjuar politikanë të opozitës, gazetarë, diplomatë të huaj dhe biznesmenë të pasur, por prapë me një farë kujdesi dhe pas skutave.

Sot, 34 vite pas rënies së regjimit, Sali Berisha nuk ka më turp për asgjë, sepse nuk ka më asgjë për të humbur, duke e ditur që nuk ka asnjë shpresë për t’u kthyer në pushtet, dhe brenda zyrave të partisë së tij ka rikrijuar një strukturë spiunazhi të frymëzuar nga modeli që krijoi Enver Hoxha. Unë, që besoj në demokracinë e vërtetë, jam i bindur se spiunimi i paligjshëm i qytetarëve është një krim, edhe këtë do ta përcaktojë një gjykatë.

Sot, struktura e paligjshme e Sali Berishës më ka ndjekur dhe më ka spiunuar, dhe, meqë ai tani nuk ka më turp për asgjë, e ka bërë publik edhe raportin e marrë nga spiuni, të shoqëruar me një video si ”prove”! Spiuni, i paguar nga PD-ja, ka shënuar se kam hyrë në zyrat e bashkisë së Tiranës në një orë të caktuar dhe kam dalë në një tjetër. Një nga komandantët e degës së Tiranës të këtij Sigurimi berishian, Belind Këlliçi, të cilit i është dërguar menjëherë raporti, pretendon të më marrë në pyetje, duke më kërkuar publikisht llogari: ”Cila ishte arsyeja e vizitës tënde sot në selinë e 5D dhe inceneratorit Tiranë, që formalisht quhet Bashkia Tiranë, nga ora 11:34-12:52? Gjatë kësaj kohe që ke qëndruar brenda ambjenteve të bashkisë, a je takuar me kreun e 5D Erion Veliaj? Cila është arsyeja që fill pas seancës sot në Gjykatën Penale Tiranë, ti shkove dhe u paraqite në Bashkinë Tiranë?”.

Këto janë të njëjtat pyetje që Sigurimi enverist u bënte qytetarëve si unë, kur kapeshin duke hyrë në një ndërtesë ku banonte edhe një “armik i popullit”! Vetëm se atëherë gjithçka ndodhte fshehurazi. Tani këta spiunë të 2025-s e bëjnë spiunimin nën dritën e diellit. Dhe kjo është edhe më e rëndë! Menduam që koha e fuksave të partisë kishte marrë fund përfundimisht, por ja që horrat janë gjithmonë gati për t’u rikthyer.

Para se të shkoja te bashkia, isha në Gjykatën Penale të Tiranës, ku kam kërkuar hapjen e një procesi kundër Belind Këlliçit dhe Jamarbër Malltezit për shpifje dhe fyerje të vazhdueshme ndaj meje, vepra që përbëjnë një krim. Seanca u shty, pasi Malltezi (në arrest shtëpie) nuk u paraqit! Në dalje nga gjykata, Belind Këlliçi, bashkë me avokaten e tij të Partisë Demokratike (ai, si frikacak që është, nuk largohet asnjë sekondë nga ombrella mbrojtëse e Sali Berishës), u deklaroi gazetarëve: “Do t’ia bëj të qartë Bolinos se nuk pajtohem unë me të”. Pavarësisht “arsimit të lartë” që përmendi me zë të lartë gjatë seancës pajtuese, Këlliçi është fare analfabet të dijë se si funksionon drejtësia: Jam unë që e kam paditur penalisht, prandaj jam unë që duhet të vendos nëse do t’ia fal shpifjet apo jo! Ai thjesht duhet të presë (në seancën e radhës) vendimin tim nëse do të dua ta fal.

As avokatja e tij, A.K., pavarësisht licencës profesionale që përmendi me krenari gjatë seancës, nuk ka asnjë ide se si funksionon drejtësia në një shtet modern: Ajo pretendon që nuk kanë asnjë detyrim për ta vërtetuar akuzën! Të njëjtën gjë pretendonte edhe Sali Berisha shumë vite më parë kur e kam paditur edhe atë për shpifje, padi që e fitova. Por të paktën atëherë Berisha ishte injorant ligjërisht, jo avokat. Pra, zonja A.K., ta dijë: Janë klientët tuaj që më kanë shpifur dhe për këtë arsye unë i kam paditur, dhe janë ata që kanë barrën e provës për të vërtetuar shpifjet! Jo unë!

Prandaj, ndryshe nga frika që tregojnë edhe publikisht, edhe privatisht, unë po pres me qetësi në Gjykatën Penale provat që Belind Këlliçi dhe Jamarbër Malltezi kanë ndaj meje, dhe po ashtu, me qetësi dhe respekt ndaj Gjykatës, do të pres vendimin e drejtësisë.

Next Post
Statusi ‘investitor strategjik’, miratohet shtyrja e afatit për aplikimin deri në fund të vitit 2026

Statusi 'investitor strategjik', miratohet shtyrja e afatit për aplikimin deri në fund të vitit 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In