• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja shtatë ditët e një tërmeti, që ndryshuan jetën tonë!

by Alfred Peza
03/12/2019 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kaloi si pa u kuptuar për të gjithë ne, nën ethet e tronditjes së fortë kolektiv, një javë nga 26 nëntori. Një javë nga dita kur jeta e gjithkujt në Shqipëri, u nda në dy pjesë: Në epokën përpara dhe atë pas tërmetit. Pavarësisht se si ka qenë jeta e gjithkujt përpara, e sigurtë është se tani më pas, ajo nuk do jetë më si më parë.

Dhimbjes për 51 viktimat e mbi 900 të plagosurit, iu shtua edhe bilanci i 900 pallateve dhe mbi 5100 banesave të dëmtuara, të cilat i kanë ndryshuar jetën mbi 9000 qytetarëve, përballë dimrit që ka trokitur. Pa llogaritur këtu edhe 52 shkollat e dëmtuara në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë.

Këto 7 ditë pas tërmetit, kanë shërbyer për të parë qartë jo vetëm brenda vetes, por edhe pozicionin e gjithkujt tjetër në këtë histori. Qasjen e tyre përballë tragjedisë. Sjelljen përpara dhimbjes. E mbi të gjitha, pozicionimin në anën e interesit të përgjithshëm publik apo të interesave vetjake të të gjitha natyrave.

I.

Edi Rama ka qenë 24 orë në 24 për 7 ditë me radhë, në krye të megaoperacionit për menaxhimin e kësaj situate të paprecedentë dhe tepër komplekse, për historinë e Shqipërisë postkomuniste. Me ndihmën e mediave të tij sociale, ia ka dalë që të udhëheqë jo vetëm propogandën, por mbi të gjitha administrimin e gjendjes së jashtëzakonshme, koordinimin e strukturave vendase e të huaja të emergjencës. Pa harruar ndihmat e menjëhershme, strehimin, shërimin e plagëve njerëzore dhe energjitë e solidaritetit të jashtëzakonshëm kombëtar e ndërkombëtar.

“Vala goditëse” që shkaktoi shpërthimi i “bombës atomike” të nënës natyrë, kaloi nëpërmjet amortizimit në maksimumin e vet, të efekteve të paparashikuara. Zgjidhjet praktike, planifikimi, koordinimi dhe harmonizimi i të gjitha strukturave, mobilizimi i të gjitha resurseve për të garantuar financimin e një programi sa ambicioz e prespektiv, aq edhe kreativ rindërtimi, duket se janë hapi i radhës për mazhorancën. Gjithkush e ka të qartë tashmë, se rruga e Kryeministrit Edi Rama drejt mandatit të tretë qeverisës, kalon nga raporti me 26 nëntorin dhe pasojat e gjithanshme që ajo solli në jetën e Shqipërisë.

II.

Përtej valës së paparë të solidaritetit shqiptar e ndërkombëtar që nxiti tërmeti, ka edhe një copëz tjetër Shqipërie, që po tenton të përfitojë politikisht, mediatikisht dhe ekonomikisht prej tij. Sjellja e tyre është munduar që të fshihet deri tani pas maskave të parimeve, lotëve të krokodilit, lojës së atij që hedh gurin e fsheh dorën. Duke folur në emër të transparencës, të ndriçimit të së vërtetës dhe qarjes së hallit të viktimave e të të dëmtuarve. Sado e për çfarëdolloj arësyeje që i vijnë rrotull kësaj historie, ashtu si në çdo rast tjetër, synimi është i njëjtë: Pengimi dhe rrëzimi i kundërshtarit, me synimin final marjen e pushtetit.

Siç u pa edhe këtë javë, nuk e fsheshin se për arritjen e qëllimit final, janë gati të përdorin çdo rrugë, çdo rast e çdo mjet. Nuk kursejnë as dhimbjen njerëzore. As tragjedinë. As tronditjen kolektive. As fatkeqësinë e natyrës. As kodin e vdekjes. As traumën mbarëkombëtare. Sepse duke qenë makiavelistë, e kanë mësuar herët shprehejn e tij: “Njerëzit janë shumë të thjeshtë dhe shumë të prirur për t’iu bindur nevojave të menjëhershme, saqë një mashtruesi nuk do t’i mungojnë kurrë viktimat për mashtrimet e tij!”

III.

Kjo javë që sapo lamë pas, na ka dhënë të gjithëve, një leksion jete. Një mundësi të re e të papërsëritshme, për të kuptuar disa të vërteta të thjeshta. Vetëm pasi kalon një tërmet si ky, e kupton më mirë shprehjen se “ajo që ishte mbrapa nesh dhe ajo që është përpara nesh, janë vogëlsira, në krahasim me atë që është brenda nesh”.

Këto shtatë ditë që kaluam pas tërmetit, ishin të mjaftueshme për ta na bërë që të shohim, më shumë brenda vetes të gjithë si shoqëri. E për të ndryshuar pas kësaj, njëherë e përgjithmonë, raportin me njëri- tjetrin dhe Shqipërinë. Sepse nëse i besojmë ish Kryesizmiologut shqiptar që tha se nuk ka tërmet të tillë për 100 vjet, ndoshta nuk do të kemi më një mundësi të dytë, që të reflektojmë siç duhet për herë të parë!

Next Post
S’kanë të ndalur replikat, Rama i kujton Bashës qëndrimin e DASH për negociatat

Tërmeti/ Rama-Bashës: Mos kërko raste njerëzish ende të pasistemuar. Eja të bashkëpunojmë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

CNN: Fondi i Trump për “të dëmtuarit nga Biden”, simbol i një presidence të paturpshme

CNN: Fondi i Trump për “të dëmtuarit nga Biden”, simbol i një presidence të paturpshme

May 19, 2026
Putin: Marrëdhëniet Rusi-Kinë po stabilizojnë botën, po bashkëpunojmë për paqen

Putin: Marrëdhëniet Rusi-Kinë po stabilizojnë botën, po bashkëpunojmë për paqen

May 19, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

May 19, 2026
Nafta bie në tregjet globale pas vendimit të Trump për të shtyrë sulmin ndaj Iranit

Nafta bie në tregjet globale pas vendimit të Trump për të shtyrë sulmin ndaj Iranit

May 19, 2026
Sondazhi: 53.5% e shqiptarëve besojnë në anëtarësimin në BE deri në 2030, rritje për PS në 45%

Sondazhi: 53.5% e shqiptarëve besojnë në anëtarësimin në BE deri në 2030, rritje për PS në 45%

May 19, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji: Berisha është pengesë për fitoren e PD-së, duhet ndryshim i lidershipit

May 19, 2026
SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit

SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit

May 19, 2026
Sylvinho largohet nga Kombëtarja

Sylvinho largohet nga Kombëtarja

May 19, 2026
Zjarr në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë, digjen gjysma e çatisë dhe mallrat

Zjarri në tregun e Lushnjës, dëme të mëdha, tregtarët kërkojnë dëmshpërblim

May 19, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In