• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja shenjat kryesore që tregojnë se do bëheni të pasur

by Java News
25/05/2017 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Çdokush ka mundësi për t’u bërë i pasur”, thotë milioneri Steve Siebold.

Por, a është pasuria në letrat tuaja të jetës? Në mënyrë që ta dini se a do të jeni i pasur dikur, Steve ka treguar për disa shenja të cilat tregojnë nëse kjo do të ndodhë. Përderisa askush nuk mund ta parashikojë të ardhmen, zgjidhjet e mëposhtme që i bëni ndikojnë dukshëm në rrugën tuaj drejt pasurimit, transmeton Gazeta Express. Këto janë shenjat që tregojnë se kurrë nuk do të jeni të pasur:

Fokusoheni më shumë në kursime dhe jo shumë në fitime

Kursimi është gjëja më e rëndësishme për të krijuar pasuri, por nuk duhet të fokusoheni shumë në kursime aq sa duhet të fokusoheni në fitime, pasi që kjo është ajo në të cilëm njerëzit e pasur fokusohen. Nuk keni nevojë t’i braktisni strategjitë praktike të kursimit. Por, nëse dëshironi të mendoni si i pasur, mos u brengosni shumë për shpenzimet dhe fokusohuni që të bëni më shumë para, këshillon Siebold.

Nuk keni filluar të investoni

Mënyra më efektive për të fituar më shumë para gjatë kohës është që të investoni, dhe sa më herët që të filloni, aq më mirë. Në mesatare, milionerët investojnë rreth 20% të të ardhurave të tyre çdo vit. Pasuria e tyre nuk matet nga sasia e parave që fitojnë ata çdo vit, por nga ajo se si kanë kursyer dhe investuar gjatë gjithë kohës, thotë Ramit Sethi në “Do t’ju mësoj se si të bëheni të pasur”, transmeton Gazeta Express.

Blini gjëra që nuk mund t’i përballoni

Nëse jetoni duke blerë gjëra që nuk mund t’i përballoni, nuk do të bëheni të pasur. Edhe nëse filloni të fitoni më shumë se më herët, mos e përdorni këtë rritje si një justifikim për t’i dhënë vetës një ngritje jetësore. “Nuk e kam blerë orën e parë luksoze ose veturën derisa kam pasur biznesin tim dhe derisa investimet kishin filluar të prodhonin të ardhura të sigurta”, thotë milioneri Grant Cardone.

Po e ndiqni ëndrrën e dikujt tjetër, jo tuajën

Nëse dëshironi të jeni të suksesshëm, duhet ta doni atë që e bëni – kjo do të thotë të përcaktoni dhe të ndiqni pasionin tuaj. Shumë njerëz bëjnë gabimin e ndjekjes së ëndrrës së dikujt tjetër – si për shembull të prindërve të tyre – thotë Thomas Corley, i cili ka kaluar pesë vite duke hulumtuar milionerët. “Kur i ndiqni ëndrrat dhe qëllimet e dikujt tjetër, ju nuk do të jeni të lumtur me profesionin e zgjedhur”, shton ai.

Nuk keni qëllime për paratë tuaja

Paratë nuk vijnë rastësisht – duhet të punoni për to. Nëse dëshironi të bëheni të pasur, ju duhet të keni një pasqyrë të qartë dhe një qëllim të caktuar para se të bëni një plan financiar për ta arritur atë qëllim. Njerëzit e pasur kanë qëllime me paratë e tyre dhe vizion të qartë.

Besoni se nuk mund të bëheni të pasur

“Një person mesatar beson se të jesh i pasur është një privilegj i fituar vetëm nga njerëzit fatlum”, shkruan Siebold. “E vërteta është se, në një shtet kapitalist, keni çdo të drejtë për t’u bërë të pasur nëse dëshironi të krijoni vlera të mëdha për të tjerët”. Filloni t’i bëni pyetje vetës, “Pse jo unë?”, inkurajon ai. Më pas, filloni të mendoni për gjëra të mëdha. Njerëzit e pasur krijojnë pritje të mëdha. Pse të mos fitoni edhe ju një milion euro? (b.an)

Next Post
Transparenca në qeverisje, Shqipëria rënditet e 50-ta, lë pas disa vende të Rajonit

Transparenca në qeverisje, Shqipëria rënditet e 50-ta, lë pas disa vende të Rajonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

April 8, 2026
Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In