• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ja sfidat e sistemit të menaxhimit të emergjencave civile në Shqipëri

by Java News
02/12/2019 22:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është e papërshkrueshme me fjalë dhimbja që po përjetojmë nga tragjedia që erdhi si pasojë e tërmeteve të njëpasnjëshme (më i fuqishmi me magnitudë 6.4 të shkallës rihter), të cilët goditën Shqipërinë në mëngjesin e hershëm të 26 nëntorit dhe më pas.

Shqipëria, është vendi me aktivitetin më të lartë sizmik në rajon, prandaj propabiliteti i mundësisë së kërcënimeve sizmike për territorin e Shqipërisë (pa përjashtuar edhe Kosovën), është mjaftë i lartë. Ky fakt e vë para përgjegjësisë shtetin që të përgatisë jo vetëm strukturën reaguese, por edhe infrastrukturën për katastrofat natyrore që vijnë nga tërmetet, përmbytjet, rënia e zjarreve, etj.

Si qytetar shqiptar më vjen mirë tek shoh të gjithë këtë solidaritet popullor, ndërsa si njohës dhe ekspert i çështjeve të sigurisë, ndjej përgjegjësi morale dhe profesionale, të them disa fjalë rreth gjendjes së krijuar.

Tërmeti si fatkeqësi e natyrës është ndodhi e papritur dhe vështirë i parashikueshëm, mirëpo nëse ndodhë ai shkakton dëme të mëdha materiale, si dhe viktima në njerëz. Historikisht kanë qenë dhe janë pjesë e zhvillimit të proceseve shoqërore, ku llojet dhe datat e tyre përshkruajnë etapa zhvillimi, ndërsa ndikimi i tyre është reflektuar edhe në ndryshimet kulturore si dhe në proceset e zhvillimit shoqërorë. Breza të tërë të njerëzimit është dashur t’iu bënin ballë dhe të vuanin nga pasojat e tij, por edhe të shëroheshin nga ato dhe të vazhdonin jetën.

Edhe pse njerëzimi është kalitur deri në një shkallë t’iu bëjë ballë problemeve që shfaqen nga këto fatkeqësi, përsëri ato as nuk u zhdukën, e as nuk u kufizuan. Kështu që, derisa ne mund t’i modifikojmë pasojat e tyre në mënyra të ndryshme, ato shkaktojnë çrregullime serioze në funksionimin e shoqërisë, duke shkaktuar dëme të mëdha njerëzore, materiale dhe të ambientit, që i tejkalojnë aftësitë e njerëzve të goditur për përballimin e tyre edhe nëse i përdorin të gjitha mjetet që i kanë në zotim. Ato vazhdojnë të shkaktojnë presion të padurueshëm në popullsi, që në çështje të ekzistencës totale, pothuajse është e pamundshme t’u dilet në fund.

Rajoni i Ballkanit gjendet në një zonë relativisht të lartë të aktiviteteve sizmike. Bazuar në të dhënat historike prej vitit 1508 deri në vitin 1900, vetëm si pasojë e tërmeteve, në këtë rajon kanë humbur jetën 20 592 persona, kurse prej vitit 1905 – 1999 kanë humbur jetën 5089 persona. Sipas të dhënave të United States Geological Survey (USGS), shtetet e rajonit që më së shumti janë goditur nga tërmete vdekjeprurëse janë Maqedonia me 23% të të vdekurve (nga totali i të vdekurve si pasojë e tërmeteve në rajonin e Ballkanit), Greqia me 18% dhe Rumania me 53%, por që natyrisht këto goditje kanë prekur edhe vendet e tjera: Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Bosnjën, Kroacinë dhe Bullgarinë.

Në një numër të madh të shteteve në kohën e sotme tërmetet me manitudë 6.4 të shkallës rihter, përballohen me sukses pa shkaktuar pasoja në ndërtimet urbanistike, prandaj shtrohet pyetja: Si është e mundur që një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës rihter, të shkaktojë tragjedi të këtyre përmasave?

Në këto raste të karakterit kombëtar, qeveria që udhëheq vendin ka përgjegjësi për reagimin efektiv dhe të sigurojë që resurset e domosdoshme të angazhohen shpejt dhe me efikasitet të plotë. Sipas nevojës, duhet të ftohen urgjent takimet ndërinstitucionale për t’i bashkërenduar çështjet e politikave dhe strategjive të veprimit.

Gjatë incidenteve aktuale apo të mundshme të karakterit kombëtar, bashkërendimi i të gjitha aktiviteteve qendrore të menaxhimit të incidentit duhet të bëhet nëpërmjet ministrisë përkatëse /Ministrisë së Mbrojtjes/. Ministritë dhe agjencitë e tjera qeveritare, autoritetin dhe përgjegjësitë e tyre për menaxhimin e incidenteve dhe reagim emergjent e bartin brenda kësaj kornize bashkërenduese. Çështjet për t’u zgjidhur përtej autoritetit të ministrit i referohen për zgjidhje entitetit përkatës në Zyrën e Kryeministrit. Gjithashtu, duhet të caktohet zyrtari kryesor për të vepruar si pikë fokusimi për formulimin dhe implementimin e aktiviteteve të strukturave reaguese dhe veprimtaritë emergjente, siç janë: evakuimi në zona të sigurta, standardizimi i komunikimeve me opinionin, sigurimi i funksionimit të sistemeve të paralajmërimit, si dhe kategorizimi dhe përmirësimi i objekteve dhe i pajisjeve të hulumtimit të shpëtimit dhe të trajtimit emergjent të viktimave.

Këtu vijmë në një konkluzion të qartë: struktura kombëtare e menaxhimit të fatkeqësive nuk ishte në nivelin e duhur, si dhe shteti nuk ka marrë asnjë masë urbanistike për t’u përballë me të tilla fatkeqësi..!!!

E gjithë situata përshfaq para nesh, se janë ndërtimet pa kritere ato të cilat për fat të keq e rritën kaq shumë numrin e viktimave…!!!

Nuk e di çfarë tjetër duhet të ndodhë që të ndërgjegjësohen institucionet vendimmarrëse?

A duhet të japë llogari dikush për këtë katrahurë të ndërtimeve?

A duhet të ndiqen penalisht personat përgjegjës?

A duhet të bëjë shteti diçka më tepër dhe jo të merret vetëm me pasojat?

Duke pas parasysh se Shqipëria dhe Kosova i takojnë një zone me aktivitet relativisht të lartë sizmik, shtrohet si nevojë e menjëhershme vlerësimi i infrastrukturës aktuale, sidomos i mbindërtimeve për të vlerësuar se sa i plotësojnë standardet e ndërtimit, si dhe marrja e masave parandaluese për infrastrukturën që do të ndërtohet në të ardhmen.

Rrjedhimisht, kjo papërgjegjshmëri duhet ta mobilizojë popullatën tonë që të kërkojë vendosjen e përgjegjësve para drejtësisë. Nuk mund të lihet në dorë të Perëndisë, por duhet të veprohet.

Të gjithë kemi përgjegjësi historike për të ndryshuar gjendjen tonë!

Next Post
Sot nuk është koha për bilanc

Ja sfidat e sistemit të menaxhimit të emergjencave civile në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
Flamingos, një revolucion proxy?

Flamingos, një revolucion proxy?

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In