Kompania e automjeteve Ferrari vjen me një risi në treg dhe më konkretisht bëhet fjalë për versionin Spider të modelit 488.
Sipas kompanisë italiane, ky është një model i cili do të ketë një motor 3.9 litërsh V8 me fuqi 679 kuaj fuqi.
Makina në fjalë pritet që ta arrijë shpejtësinë 100 km/orë brenda 3 sekondave të para nga nisja, ndërsa shpejtësia maksimale që mund të kapë është 330 km/orë.
Modeli 488 do të prezantohet në Frankfurt gjatë një konference të IAA dhe do të dalë në treg në vitin 2017.









