• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja “sëmundjet e kohës”

by
09/07/2015 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koha është parë si armiku më i madh i njeriut, një forcë misterioze që vetëm e vëmë re, kur jemi viktima të saj. Në fund të pushimeve ne themi gjithmonë: “Sa shpejt që iku koha”. Kur ngecim në trafik themi: “Sa ngadalë që ikën ora”. Por rrallë mendojmë pozitivisht në kalimin e kohës.

Revista “Time” citon një ese të Senekës, filozofit romak antik “Në Shkurtësinë e Jetës”. Ai hedh poshtë pretendimin se jeta është shumë e shkurtër. “Nuk është se ne kemi një kohë të shkurtër për të jetuar, por ne humbim një pjesë të saj. Jeta është e gjatë mjaftueshëm, dhe na është dhënë një kohë mjaft bujare për të arritur synimet tona, sigurisht nëse investojmë”.

Seneka argumenton se duhet të shohim se si e shpenzojmë kohën, në të njëjtën mënyrë se si i ruajmë paratë.

Pse koha kalon shumë shpejt?
“Kohë e deformuar” është një libër nga Claudia Hammond, e cila eksploron mënyrat që mendja jonë percepton kohën. Për Hammond, përshpejtimi i kohës që ndjejmë nuk është gabim, por një shenjë e vogël e dobësisë sonë mendore. Është një aspekt themelor i kohës ku ne njerëzit jetojmë. Koha, siç ne e dimë, nuk ka një rrugë lineare, por ndryshon ng mënyra si ne shohim të ardhmen apo të shkuarën, të influencuar nga kujtimet apo qëllimet tona. Për të kuptuar sfidën e njeriut me kalimin e kohës ne duhet ta kuptojmë atë pikërisht, si një sfidë njerëzore.

Pyetjes pse koha kalon shpejt duhet t’i përgjigjeni për veten tuaj. Pra, kur jeni duke bërë një aktivitet që ju pëlqen, do të shihni se keni humbur sensin e kohës, dhe shihni që ka kaluar më shumë kohë sa keni menduar. Por nga ana tjetër, nëse bëni një punë të mërzitshme, koha do të ngadalësohet. Duke parë javët dhe muajt që kanë kaluar, disa studiues kanë gjetur se koha duket sikur kalon më shpejt kur kemi pasur më pak eksperienca të reja. Kjo shpjegon pse disa njerëz e ndjejnë se koha ka ikur shpeht dhe ata bëhen më të vjetër.

Dekadat e para të jetës janë të mbushura me eksperienca të reja, duke u përballur me atë çfarë na ofron jeta. Duke parë pas këtë periudhë të mbushur me aktivitete, mendojmë se koha duhet të kishte ecur më ngadalë. Por teksa rritemi dhe gjejmë modelet më të rehatshme shpesh shohim se koha përshpejton mbrapsht, pra i mbushim momentet me kujtimet tona se sa me eksperienca të reja.

Si ta bëjmë kohën të ecë më ngadalë?
Duke përdorur këtë informacion, shkruan prestigjiozja “Time”, Hammond jep disa sugjerime për të luftuar “sëmundjen e kohës”. Nëse shikoni pas dhe ndjeni se koha juaj është shpenzuar mirë, mbusheni jetën me aktivitete të reja. Nga ana tjetër, kur përballeni me një bllok kohe të mërzitshme, sugjerimi i saj është: “Gjeni diçka që të marrë vëmendjen tuaj”. Ajo rekomandon praktikimin e teknikës që fokuson vetëdijen tuaj në momentin e pranishëm, duke vëzhguar imtësisht botën rreth jush.

Next Post

Foto/ 10 kafshët që vrasin më shumë njerëz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

August 4, 2026
Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

August 4, 2026
VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

August 4, 2026
Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

August 4, 2026
Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

August 4, 2026
Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

August 4, 2026
Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

August 4, 2026
AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

August 4, 2026
SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

August 4, 2026
Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com