• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja se pse në Malin Athos nuk lejohet të shkelë asnjë femër

by Java News
31/05/2016 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gadishulli ka një sipërfaqe 335 kilometra katrorë dhe mund të jetë hapësira më e madhe në botë, ku nuk lejohet që të shkelë asnjë femër, madje edhe kafshët e gjinisë femërore.

Mali Athos në Greqi është një territor i banuar tërësisht nga priftërinjtë ortodoksë. Përveç atyre grekë, aty ka edhe një manastir me priftërinj rusë. Pikërisht në vizitën e tij të para disa ditëve, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, udhëtoi në Athos për të vizituar manastirin ortodoks, që ndodhet aty prej 1 mijë vjetësh.mali-athos-3

Gadishulli ka një sipërfaqe 335 kilometra katrorë dhe mund të jetë hapësira më e madhe në botë, ku nuk lejohet që të shkelë asnjë femër, madje edhe kafshët e gjinisë femërore.

Të gjithë ata persona që duan ta vizitojnë këtë mal të shenjtë, në fillim duhet që t’i dorëzojnë një kopje të pasaportës së tyre Byrosë së Pelegrinëve të malit Athos. Çdo ditë rreth 100 ortodoksë dhe 10 jo ortodoksë pelegrinë meshkuj pranohen për një qëndrim tre netësh, në një nga 20 manastiret e gadishullit.mali-athos-1

Grave nuk u jepet leje, e ato do të ngelen pas ndërsa meshkujt do të nisen drejt Athos-it nga dy portet më të afërta.

Prej 1 mijë vjetësh vazhdon praktika e ndalimit të grave në këtë vend, të cilat duhet të qëndrojnë 500 metra larg brigjeve të tij.

Sipas doktorit Graham Speake që ka shkruar librin Mali Athos: Ripërtëritje në Parajsë, një rregullore e shekullit X, përcaktonte se në mal ndalohen kafshët e gjinisë femërore, por aty nuk përmendeshin femrat, pasi çdokush e dinte që gratë nuk lejoheshin në manastiret e burrave.

Kjo ishte mënyra më e thjeshtë që një prift të shmangte marrëdhëniet seksuale dhe të ngelej beqar, shkruan Shqip.

Ajo që e bënte të veçantë këtë mal, është se i gjithë gadishulli konsiderohet si një manastir i madh.

Por ka edhe një arsye tjetër, përse gratë ndalen sipas traditës ortodokse.

“Duke iu referuar traditës, Virgjëresha Mari e humbi drejtimin e rrugës, ndërsa ajo po përpiqej që të mbërrinte në Qipro me anije dhe era e çoi në Malin Athos. Dhe asaj i pëlqeu ky vend aq shumë, sa iu lut të birit që duhej t’i dhurohej dhe ai pranoi”, shpjegoi Speake. “Ky vend vazhdon që të quhet kopshti i nënës së Zotit, i dedikuar lavdisë së saj dhe vetëm ajo e përfaqëson gjininë e saj në malin Athos”.

Nga ky rregull bëjnë përjashtim vetëm macet. “Priftërinjtë e mbyllin një sy për macet, pasi këto kafshë janë shumë të zonjat për të kapur minj”.

Kjo do të thotë se produktet ditore të konsumit sillen nga jashtë çdo ditë.

Vezët importohen duke qenë se në mal nuk ka pula. Një përjashtim bëhet për kafshët e egra, për të cilat do të ishte gati e pamundur që të kontrolloheshin.

Me djemtë, politika është bërë më elastike me kalimin e viteve.

“Rregulli është dhe gjithnjë ka qenë kështu që burrat duhet të ishin të zotë të rrisnin mjekrën nëse ata do të shkonin në Athos dhe eunukët dhe djemtë e rinj nuk lejoheshin gjatë periudhës bizantine”, tha Speake. Frika ishte se një grua mund të hiqej si eunuk apo djalë e të futej brenda, shkruan Shqip.

“Në ditët e sotme, djemtë shpesh vijnë në mal nëse ata janë të shoqëruar nga një i rritur, zakonisht baballarët e tyre. Unë këtu kam parë djem të moshës 10-vjeçare. Dhe priftërinjtë janë shumë të dhënë pas tyre. Atyre u pëlqen që të kenë djem vërdallë. Pra, djemve u lejohet të vijnë këtu, por rrallë ndodh të pashoqëruar”.

Por gratë e kanë vizituar gadishullin, pavarësisht ndalimit.mali-athos-2

Gjatë luftës civile greke, ndërmjet 1946 deri në 1949, Mali Athos i ofroi strehim turmave të bujqve dhe gratë e vajzat ishin pjesë e një turme që hyri në Athos në kërkim të kafshëve.

Ndërsa në 1953, grekja Maria Poimenidou, u vesh si burrë dhe hyri në gadishull ku qëndroi për tri ditë. Kjo detyroi autoritetet greke që të aplikojnë masa më të ashpra, deri në 12 muajt burg, për të gjitha gratë që kapën brenda gadishullit.

Së fundmi, në 2008-n, katër gra moldave u lanë në gadishull nga trafikantët ukrainas të qenieve njerëzore. Policia i ndaloi për një kohë të shkurtër, por ato u lanë të lira, pasi priftërinjtë i falën, shkruan Shqip.

Presidenti Putin e vizitoi manastirin ortodoks rus të Shën Pantelimonit për herë të dytë.

Atëherë aty flitej greqisht, por sipas Speake-s, aktualisht, nga 40 mijë vizitorë, të cilët shkelin në mal çdo vit, gjysma e tyre janë rusë. Manastiri rus ka vend për 500 bujtës.

Next Post

Bukuroshja me një histori interesante (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, sondazhi: 35.2% mendojnë se SPAK nuk ka prova shtesë

March 17, 2026
Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

March 17, 2026
Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

March 17, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

Zgjedhjet në PD/ Kthupi: Fitorja e Berishës s’vihet në dyshim, por gara rrezikon të “djegë” figurat e nivelit të dytë

March 17, 2026
Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

March 17, 2026
Alarmi: Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se qytetarët e BE

Alarmi: Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se qytetarët e BE

March 17, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, pasditja me reshje shiu

Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, pasditja me reshje shiu

March 17, 2026
Irani intensifikon sulmet, godet me dronë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani intensifikon sulmet, godet me dronë ambasadën amerikane në Bagdad

March 17, 2026
Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In