• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ja se kë ka përgjuar Policia me pajisjen/ Prokuroria kërkon informacion nga italianët

by Java News
08/06/2016 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kohën kur 3 zyrtarët e lartë të policisë i janë drejtuar Gjykatës së Apelit duke kundërshtuar masat e  sigurisë, Prokuroria e Tiranës i ka dërguar letërporosi Ministrisë italiane të Drejtësisë me kërkesën për t’u informuar mbi pajisjen përgjuese “IMSI Catcher”.

Burime pranë organit të hetimit i thanë Top Channel se, prokurorja Anisa Qilimi kërkon t’i vihen në dispozicion përmes Ministrisë italiane të Drejtësisë të dhëna konkrete mbi programin trajnues dhe qëllimin e këtij trajnimi policor dypalësh.

“Cilët janë oficerët italianë të ngarkuar me këtë detyrë, – pyet prokurorja Qilimi dhe – A posedohet aktualisht pajisja ‘IMSI Catcher’ nga pala italiane?”.

Kërkesat e prokurorisë vijnë në kohën kur misioni “Interforce”, i pyetur përmes Ambasadës, nuk ka kthyer ende përgjigje se ku ndodhet kjo pajisje, për të cilën ka dyshime se ka hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme dhe që mund të jetë përdorur për përgjime po në mënyrë të paligjshme.

“Ne kemi informacione – tha një burim i Prokurorisë, – se pajisja është futur edhe në një burg në Tiranë pa lejen dhe dijeninë e Prokurorisë për të gjurmuar telefonatat e disa të dënuarve me precedentë kriminalë të rrezikshëm”.

Në fakt përdorimin e  saj – shtuan burimet, – për të zbuluar grupe të dyshuarish e ka konfirmuar edhe drejtori i Përgjithshëm Haki Çako, i cili kur është pyetur nga Prokuroria ka thënë se në një rast kanë gjurmuar telefonatat e Vladimir Gjutës, një personazh për të cilin Krimet e Rënda i pushuan hetimet, shkruan tch.

Ndërkohë, pajisjet e sekuestruara të martën janë në pritje edhe të ekspertizës që do të kryhet në laboratorët e Kriminalistikës së Policisë së Shtetit./ a.k

Next Post

United ofron 60 milionë euro për Moratan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In