• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja se çfarë ushqimesh… ju zverdhin dhëmbët

by Java News
13/06/2016 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhëmbët

Nëse papritur dhëmbët tuaj e humbasin shkëlqimin pavarësisht se keni eliminuar faktorët e zakonshëm që shkaktojnë nxirjen e tyre, duhet të mësoni se cilat janë arsyet e tjera të fshehura
A ju është krijuar ndjesia se sado shpesh që t’i lani dhëmbët, prapëseprapë nuk do të duken të bardha? Tashmë dihet se kafeja, soda, salca e sojës, luleshtrydhet, boronicat, uthulla balsamike dhe vera e bardhë e ndryshojnë ngjyrën e tyre. Gjithsesi, ato nuk janë të vetmet. Më poshtë paraqiten 9 mënyrat e fshehura që ju heqin shkëlqimin e dhëmbëve pa e kuptuar.

1. Limonada
Ndërsa mund të jetë pikërisht ajo që ju duhet në një ditë të nxehtë, përzierja e acidit dhe sheqerit te limonada, mund t’jua prishë buzëqeshjen. “Aciditeti i limonadës mund të gërryejë ose zbehë smaltin”, thotë Nancy Rosen, një dentiste nga Nju Jorku e specializuar në ndërhyrjet kozmetike dhe të rregullimit të dhëmbëve. “Kur nuk keni shumë smalt ose kur ai është zbehur, kaloni te shtresa tjetër, që quhet deltina dhe që është shumë e verdhë”, sqaron ajo.
2. Pijet sportive
Dëshira për të qenë sa më aktivë nga aspekti sportiv, ka një çmim te dhëmbët tuaja, megjithëse jo aq të madh sa kafeja. “Niveli i sheqerit bën që të gjitha llojet e baktereve të fillojnë të rriten në dhëmbët tuaj”, thotë Karoush Maddahi, një dentist dhe kozmetik në Beverly Hills. “Jo vetëm që pijet sportive ju zverdhin dhëmbët, por shkaktojnë gjithashtu probleme të prishjes së dhëmbit nga përmbajtja e sheqerit”.

3. Vera e bardhë
Ndërsa vera e kuqe është shumë më keq, vera e bardhë mund t’jua prishë gjithashtu dhëmbët kur kombinohet me disa ushqime të caktuara. Le të themi se po pini një ose dy gota verë të bardhë përpara darkës dhe pastaj hani makarona me salcë domatesh. “Është sikur t’ua hapni poret dhëmbëve dhe të lejoni që të futen brenda ndotësit”, thotë Rosen.

4. Lëngjet jeshile dhe pijet e buta
dhembeLëngjet dhe pijet e tjera të buta janë të mira për trupin tuaj, por në varësi të sasisë me të cilën i konsumoni, ato nuk ju bëjnë aspak mirë për dhëmbët. Një rregull i përgjithshëm është që gjithçka që ju njollos rrobat dhe të cilën e keni të vështirë ta hiqni si njollë, do t’ju prishë edhe dhëmbët gjithashtu.
Pijet e buta zakonisht janë të mbushura me luleshtrydhe, boronicë ose perime që kanë cilësinë që t’jua nxijnë dhëmbët. Kjo nuk do të thotë se ju duhet t’i eliminoni ato si pije, por mund të përdorni një pipë për t’i konsumuar.

5. Çaji jeshil
Çaji i zi ose ai ngjyrë kafe shpesh ua kthejnë dhëmbët në të verdha ose gri, por edhe çajet më të lehta si ai jeshil mund t’ju lënë njolla të ngjashme në dhëmbë.
Mënyra më e mirë për ta shmangur këtë fenomen, është të lani dhëmbët 30 minuta, pasi keni ngrënë apo pirë diçka që mund t’ju dëmtojë.

6. Shurupi i kollës
Shurupi i kollës lë në gojën tuaj më shumë sesa thjesht një shije e keqe. Shurupet me ngjyra janë plot sheqer që mund të shkaktojnë dëmtim të dhëmbëve dhe janë akoma më të rrezikshme për dhëmbët tuaj, sepse merren në mënyrë të përsëritur.

7. Pishinat
Nëse jeni të pasionuar pas notit, pishina mund të jetë arsyeja përse keni vënë re se dhëmbët tuaj kanë marrë një hije ngjyrë kafe. Kur notoni e hapni gojën shpesh për të marrë frymë dhe kështu mund të bini në kontakt me ujin e pishinës që ka kimikate, të cilat mund t’ju shkaktojnë nxirje të dhëmbëve.
Kini parasysh se kjo do t’ju prekë dhëmbët vetëm nëse shpenzoni më shumë se gjashtë orë në javë në ujë që është përmirësuar me substanca kimike.

8. Dëmtimet e rënda
Ndërsa dhëmbët e thyer ose të ciflosur mund t’ju shkaktojnë një dhimbje të madhe në çastin kur ndodhin, kjo nuk është e gjitha. Nëse luani sporte dhe vuani nga ndonjë lloj dëmtimi në gojë, edhe buzëqeshja juaj do të jetë më pak e shndritshme.
Sa herë që ndodh një lloj traume në dhëmbët tuaj, nervi i dhëmbit mund të vdesë dhe dhëmbi fillon të nxihet.

9. Ilaçe të caktuara
Dëmtimet nuk janë të vetmet që jua prishin dhëmbët. Ilaçe të caktuara për një periudhë të gjatë kohore ose nënshtrimi ndaj procedurave serioze si kimioterapi dhe trajtimet me rrezatim, mund të ndryshojnë gjakun që kalon nëpër gojë, duke ndryshuar ngjyrën e dhëmbëve tuaj./ shqip.a.k

Next Post

Putin ngushëllon Obamën për sulmin në Orlando

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre të burgosurit të përfshirë në konflikt ishin shokë, detaje nga sherri në burgun e Fierit

Tre të burgosurit të përfshirë në konflikt ishin shokë, detaje nga sherri në burgun e Fierit

August 8, 2026
Sherr në burgun e Fierit, dy të burgosur përfundojnë në spital

Sherr në burgun e Fierit, dy të burgosur përfundojnë në spital

August 8, 2026
VIDEO / Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend, dalin pamjet

VIDEO / Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend, dalin pamjet

August 8, 2026
Analiza / Pacolli ka financuar vetëm 5.7 mln euro për ndërtimin e Aeroportit nga paratë e veta, edhe ato si hua

Analiza / Pacolli ka financuar vetëm 5.7 mln euro për ndërtimin e Aeroportit nga paratë e veta, edhe ato si hua

August 8, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Shpejtësi deri në 230 km/h, Policia vendos 1,100 gjoba në një javë, Hita: Siguria rrugore, përparësi

August 8, 2026
Plan për të vrarë Ronaldon e Messin! Zbulohen kërcënimet terroriste në Botëror

Plan për të vrarë Ronaldon e Messin! Zbulohen kërcënimet terroriste në Botëror

August 8, 2026
Fluks i lartë në Portin e Vlorës, mbi 800 pasagjerë mbërrijnë nga Brindisi

Fluks i lartë në Portin e Vlorës, mbi 800 pasagjerë mbërrijnë nga Brindisi

August 8, 2026
Lukaku drejt kalimit te Fenerbahçe, Napoli gjen zëvendësuesin në Premier League

Lukaku drejt kalimit te Fenerbahçe, Napoli gjen zëvendësuesin në Premier League

August 8, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

Popullsia bie, ekonomia rritet. Të dhënat e censit përballë ekonomisë dhe konsumit

August 8, 2026
8 orë në zyrë nuk garantojnë produktivitetin, ja modeli i ri i punës

8 orë në zyrë nuk garantojnë produktivitetin, ja modeli i ri i punës

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com