• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja se çfarë ndodh me astronautët nëse vdesin në hapësirë

by A R
04/10/2017 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse diçka shkon keq gjatë një misioni në Mars apo në Hënë, çfarë do të ndodhte me trupin e astronautit? Si duhet të sillet pjesa tjetër e ekuipazhit?

Që nga fillimi i epokës së eksplorimit në hapësirë, 18 persona kanë gjetur vdekjen në kozmos, ku 14 prej tyre kanë qenë të NASA-s. Me një kthim në Hënë dhe mbi të gjitha me misionet në Mars, fati tragjik i kozmonautëve mund të rritet.  Por sa mund të rrojë një njeri në boshllëkun e hapësirës përpara se të vdesë? Çfarë do të ndodhte me trupin e të ndjerit? Edhe pse NASA dhe agjencitë e tjera hapësinore, për momentin nuk kanë një protokoll zyrtar për këto situata, ekzistojnë disa skenarë që po studiohen edhe pse jo zyrtarisht astronautët janë trajnuar. Këto janë disa nga trajnimet kryesore.

Dërgoje në Tokë

Është ndoshta zgjidhja më e logjikshme. Nëse një kozmonaut vdes, mund ta dërgoni në tokë më ngarkesën e parë të furnizimeve. Kjo është e mundur vetëm për disa misione. Anijet hapësinore nuk kanë në fakt hapësirë të nevojshme për transportin e një kufome, për të mos përmendur këtu edhe kontaminimin e astronautëve të tjerë, ku rreziku është shumë i lartë. Nëse marrim parasysh udhëtimin në Mars, do të duheshin të paktën 3 vjet, që kufoma të kthehej në tokë. Fatmirësisht, astronautët arrijnë në Stacionin Internacional Hapësinor (ISS), shëndoshë e mirë.

Konservohet tek kostumi hapësinor

Nëse një mikormeteor do të godiste një astronaut gjatë shëtitjes në hapësirë, do të mjaftonin 15 sekonda që ai të humbte vetëdijen. 10 sekonda nga ekspozimi në vakum, do të bënte që gjaku dhe uji i trupit të avullonte. Trupi do të fryhej si një tullumbace dhe mushkëritë do t’i shpërthenin. Në këto momente, trupi duhet të dërgohet në dhomën e posaçme të anijes kozmike. Trupit nuk duhet të nxirret nga kostumi, për të shmangur rrezikun më të të rëndë: atë të çlirimit të aromave të pakëndshme apo kontaminimit të ekuipazhit  dhe ambientit ku ata rrinë. Trupi duhet të konservohet në dhomat që quhen ‘airlock’ deri sa të gjendet mundësia që ta dërgojnë kufomën në Tokë.

Trupi mund të ngrijë ose digjet

Një zgjidhje alternative mund të jetë djegia e trupit direkt në hapësirë. Në vitin 2005 NASA ka porositur një studim tek një agjenci suedeze që do të merret me funeralet ekologjike. Teknika parashikonte ngrirjen e trupit të kufomës dhe pastaj djegien në copa të vogla të trupit të ngrirë. Kjo bëhet gjithashtu që hiri të dërgohet më pas në tokë. Nëse në tokë përdorim lëng azoti për të ngrirë trupin, në hapësirë është e nevojshme që trupi të futet në një qese, duke e ekspozuar atë në vakum për një orë nga një krah robotik që më pas do të fillonte reduktimi i peshës trupore. Kështu nga një trup që peshon 90 kg, ju do të merrni 22 kg hi të ngrirë.

Varrim në boshllëk

Trupi i një astronauti mund të lihet edhe në vakumin e hapësirës. Marrëveshjet ndërkombëtare nuk është se kanë klauzola për të mos ndotur hapësirën. Por nëse i vendos një raketë të vogël trupit të pajetë, ai do të ndjekë orbitën e stacionit dhe pastaj do të kalojë në atmosferë, por i copëtuar. Në rastin e udhëtimit ndërplanetar, rreziku është shumë i gjatë. Udhëtimi drejt Marsit, do të ngjajë më shumë se një varrezë e zymtë.

Varrosja në Mars

Varrosja e trupave të atyre që nuk ia dalin në Mars, padyshim që do të ishte një praktikë më thjeshtë se sa pritja me vite të tëra për kthimin e eshtrave në Tokë. Por kjo metodë do të rrezikonte kontaminimin e Marsit me baktere nga trupat e dekompozuar. Djegia e trupit dhe më pas varrosja e mbetjeve në këtë planet mund të ishte një zgjidhje me e pranueshme. /b.d

Next Post
Pique ua mbyll gojën të gjithëve për Ramos:Jemi shokë

Pique ua mbyll gojën të gjithëve për Ramos:Jemi shokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

April 1, 2026
Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

April 1, 2026
Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

April 1, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

April 1, 2026
Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

April 1, 2026
“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

April 1, 2026
Mbreti i Panairit

Ja si qelbet Kuba

April 1, 2026
Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

April 1, 2026
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In