Kryebashkiaku më i ri në historinë e Marylandit, në Shtetet e Bashkuara, u betua dhe u zotua se përparësia e tij kryesore është të sjellë biznesin përsëri në qytetin e vogël Indian, Head.
Brandon Paulin është vetëm 19 vjeç. Ai zëvendësoi në këtë post kryetarin 69-vjeçar të bashkisë, duke u premtuar katër mijë banorëve të qytetit, se do të punojë për të rihapur përsëri bizneset, dhe njerëzit duket se kanë besim tek ai.
19-vjeçari jeton me prindërit dhe po merr klasa kolegji në internet.









