• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja sa shqiptarë jetojnë në Zvicër

by
06/09/2015 06:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në raportin e publikuar ditë më parë nga Zyra Federale për Statistikë, janë dhënë shifrat përfundimtare dhe të plota të të huajve që jetojnë në Zvicër.

Në të vërtetë, shifrat i referohen fundit të vitit 2014, por si e tillë, kjo statistikë është më e reja dhe më kompletja.

Sipas saj, në Zvicër jetojnë afër dy milionë njerëz me pasaporta të huaja, ose 24.3 për qind e popullatës së gjithmbarshme.

Të dhënat në këtë raport theksojnë se rreth dy të tretat e të gjithë të huajve janë nga shtetet e BE-së dhe Evropa Perëndimore. Numri më i madh i tyre vijnë nga Italia, e në radhë pas italianëve janë gjermanët, portugezët dhe francezët.

Ndërkaq në mesin e të huajve nga “vendet e treta”, vendin e parë e zënë shtetasit e Kosovës, të cilët kanë arritur shumë afër shifrës së 100 mijë (gjegjësisht në fund të vitit 2014 ata ishin saktësisht 99799).

Pas tyre vijnë shtetasit e Serbisë (78092) dhe ata të Maqedonisë (636516). Sigurisht, në shifrat e shtetasve të Serbisë përfshihet një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve nga Kosova dhe nga Lugina e Preshevës.

Ndërsa, në numrin e shtetasve të Maqedonisë, pjesa dërmuese janë shqiptarë etnikë. Kështu, marrë së bashku, numri i shqiptarëve në Zvicër është dukshëm më i madh se sa tregojnë statistikat.

Kur kësaj i shtohet edhe numri i madh i shqiptarëve që kanë marrë pasaportat zvicerane, vetëm mund të supozohet se sa shqiptarë etnikë jetojnë në gjithë Zvicrën.

Sipas një statistike tjetër, asaj të azilit, në fund të qershorit ë këtij viti në Zvicër prinin azilkërkuesit nga Eritrea.

Pas tyre vijnë ata nga Somalia, Sri Lanka, Siria Afganistani, Nigeria, Gambia, Etiopia, Kina dhe, në vendin e dhjetë azilkërkuesit nga Kosova. /albinfo/

Lexo më shumë në: http://www.kosovarja-ks.com/sa-shqiptare-jetojne-ne-zvicer/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Next Post

Tuna dhe ish-e fejuara e Getoarit shfaqin linjat seksi në Greqi (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com