• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ja sa paguhen deputetët në Gjermani dhe të ardhurat dytësore të tyre

by Java News
08/08/2017 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë deputetë gjermanë kanë të ardhura dytësore të mëdha. A ndikon kjo në pavarësinë e parlamentit? Shumica e anëtarëve të parlamentit gjerman nuk ka të ardhura dytësore prej më shumë se 1000 euro në muaj apo 10,000 euro në vit, të cilat duhet t’i deklarojnë në mënyrë të posaçme. Megjithatë një ndër katër deputetë – pra 178 nga gjithsej 630 deputetë që ka parlamenti gjerman – ka të ardhura dytësore që e kalojnë këtë kufi. Disa prej tyre janë për shembull anëtarë bordesh mbikëqyrëse, të tjerë krahas mandatit si deputetë punojnë si avokatë, apo kanë ndonjë fermë.

Sipas një studimi të Fondacionit Otto Brenner të realizuar në bashkëpunim me nismën abgeordnetenwatch.de, 178 deputetët që krahas politikës merren edhe me bizneset e tyre kanë fituar rreth 26.5 deri në 48.7 milionë euro.

Arbitrarizëm?

Deputeti dhe bujku Josef Rief (CDU) kritikon fatin se deputetët janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat, por jo fitimin. Ai thotë se pasi zbret nga të ardhurat shpenzimet për pagat dhe harxhimet e tjera të nevojshme për fermën prej 50 hektarësh si dhe të fermës për mbarështrimin  e derrave, atij nga të ardhura prej 686.000 deri në 1,1 milionë euro, i mbeten si fitim rreth 11.000 euro. Sipas tij lista e përpiluar nga Fondacionit Otto Brenner dhe nisma abgeordnetenwatch.de është arbitrare.

Edhe deputeti dhe bujku nga Brandenburgu Hans-Georg von der Marwitz thotë se ai nuk mund të heqë dorë nga ferma, meqë është zgjedhur si deputet. Edhe sipas tij lista nuk është e sakte, sepse deputetët që nxjerrin të ardhura dytësore prej leksioneve, konsulencave apo posteve në borde mbikëqyrëse sipërmarrjesh të ndryshme, nuk kanë shpenzime për personel dhe harxhime të tjera, dhe nuk u duhet të zbresin shpenzime të tilla nga të adhurat e tyre.

P.sh. ish-kandidati i SPD-së për postin e kancelarit Peer Steinbrück, ka fituar që nga viti 2009 prej fjalimeve dhe referateve 1,25 milionë euro si dhe 110.000 euro të tjera si anëtar i bordit mbikëqyrës të koncernit të çelikut ThyssenKrupp.

Rregulla të reja për më tepër transparencë

Për shkak të akuzave se deputetët fitojnë shumë me punë dytësore, parlamenti ka vendosur në vitin 2013 një sistem të ri të përshkallëzuar për deklarimin e të ardhurave. Ky shkon nga 1.000-3.500, shkalla më e ulët, e deri në 250.000 euro, shkalla më e lartë.

Por sipas autorëve të studimit për të ardhurat e parlamentarëve që të dy deputetët bujq, pra Josef Rief dhe Hans-Georg von der Marwitz, janë edhe anëtarë të Komisionit Parlamentar për Ushqimin dhe Bujqësinë. Gregor Hackmack, bashkëthemelues i nismës për vëzhgimin e deputetëve abgeordnetenwatch.de, thotë për DW se “është problematike kur në një komision të tillë janë anëtarë deputetë që kanë vetë ferma dhe që marrin vendime për subvencionime prej të cilave përfitojnë edhe fermat e tyre.”

Sipas studimit vihet re se në përgjithësi deputetët në përfundim të periudhës elektorale kanë më tepër të ardhura nga punë dytësore, se sa në fillim kur kanë marrë mandatin. Në këtë rast Gregor Hackmack shtron pyetjen, a i kanë gjetur ata këto punë dytësore falë mandatit si deputetë?

Megjithatë sipas tij rregullat për më tepër transparencë  dhe sistemi i ri i përshkallëzuar për deklarimin e të ardhurave ka bërë që shumë deputetë t’i kufizojnë punët e tyre dytësore. Por sipas mendimit të Gregor Hackmack këto rregulla duhet të ashpërsohen edhe më tej./DW/

Next Post
Panik në Bruksel, policia hap zjarr në drejtim të një makine me eksploziv

Panik në Bruksel, policia hap zjarr në drejtim të një makine me eksploziv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

March 31, 2026
Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

March 31, 2026
Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

March 31, 2026
Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

March 31, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Diaspora, nga ‘rezervuar votash’ në partner kombëtar, fundi i epokës së fasadës

March 31, 2026
Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

March 31, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Heronjtë që na “mori” Greqia

March 31, 2026
Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

March 31, 2026
Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

March 31, 2026
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In