• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ja sa paguhen deputetët gjermanë dhe të ardhurat e tyre dytësore

by Java News
09/08/2017 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumica e anëtarëve të parlamentit gjerman nuk ka të ardhura dytësore prej më shumë se 1000 euro në muaj apo 10,000 euro në vit, të cilat duhet t’i deklarojnë në mënyrë të posaçme.

Megjithatë një ndër katër deputetë – pra 178 nga gjithsej 630 deputetë që ka parlamenti gjerman – ka të ardhura dytësore që e kalojnë këtë kufi. Disa prej tyre janë për shembull anëtarë bordesh mbikëqyrëse, të tjerë krahas mandatit si deputetë punojnë si avokatë, apo kanë ndonjë fermë, shkruan DW.

Sipas një studimi të Fondacionit Otto Brenner të realizuar në bashkëpunim me nismën abgeordnetenëatch.de, 178 deputetët që krahas politikës merren edhe me bizneset e tyre kanë fituar rreth 26.5 deri në 48.7 milionë euro.

Arbitrarizëm?

Deputeti dhe fermeri Josef Rief (CDU) kritikon fatin se deputetët janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat, por jo fitimin. Ai thotë se pasi zbret nga të ardhurat shpenzimet për pagat dhe harxhimet e tjera të nevojshme për fermën prej 50 hektarësh si dhe të fermës për mbarështimin e derrave, atij nga të ardhura prej 686.000 deri në 1,1 milionë euro, i mbeten si fitim rreth 11.000 euro. Sipas tij lista e përpiluar nga Fondacionit Otto Brenner dhe nisma abgeordnetenëatch.de është arbitrare.

Edhe deputeti dhe fermeri nga Brandenburgu Hans-Georg von der Marëitz thotë se ai nuk mund të heqë dorë nga ferma, meqë është zgjedhur si deputet. Edhe sipas tij lista nuk është e sakte, sepse deputetët që nxjerrin të ardhura dytësore prej leksioneve, konsulencave apo posteve në borde mbikëqyrëse sipërmarrjesh të ndryshme, nuk kanë shpenzime për personel dhe harxhime të tjera, dhe nuk u duhet të zbresin shpenzime të tilla nga të adhurat e tyre.

P.sh. ish-kandidati i SPD-së për postin e kancelarit Peer Steinbrück, ka fituar që nga viti 2009 prej fjalimeve dhe referateve 1,25 milionë euro si dhe 110.000 euro të tjera si anëtar i bordit mbikëqyrës të koncernit të çelikut ThyssenKrupp.

Rregulla të reja për më tepër transparencë

Për shkak të akuzave se deputetët fitojnë shumë me punë dytësore, parlamenti ka vendosur në vitin 2013 një sistem të ri të përshkallëzuar për deklarimin e të ardhurave. Ky shkon nga 1.000-3.500, shkalla më e ulët, e deri në 250.000 euro, shkalla më e lartë.

Por sipas autorëve të studimit për të ardhurat e parlamentarëve që të dy deputetët bujq, pra Josef Rief dhe Hans-Georg von der Marëitz, janë edhe anëtarë të Komisionit Parlamentar për Ushqimin dhe Bujqësinë.

Gregor Hackmack, bashkëthemelues i nismës për vëzhgimin e deputetëve abgeordnetenëatch.de, thotë për DW se “është problematike kur në një komision të tillë janë anëtarë deputetë që kanë vetë ferma dhe që marrin vendime për subvencionime prej të cilave përfitojnë edhe fermat e tyre”.

Sipas studimit vihet re se në përgjithësi deputetët në përfundim të periudhës elektorale kanë më tepër të ardhura nga punë dytësore, se sa në fillim kur kanë marrë mandatin.

Në këtë rast Gregor Hackmack shtron pyetjen, a i kanë gjetur ata këto punë dytësore falë mandatit si deputetë?Megjithatë sipas tij rregullat për më tepër transparencë dhe sistemi i ri i përshkallëzuar për deklarimin e të ardhurave ka bërë që shumë deputetë t’i kufizojnë punët e tyre dytësore. Por sipas mendimit të Gregor Hackmack këto rregulla duhet të ashpërsohen edhe më tej, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
E kërcënon me pistoletë dhe e përplas me makinë për 1 fjalë por…

E kërcënon me pistoletë dhe e përplas me makinë për 1 fjalë por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

November 6, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Mëhilli: Trump kërkon votat e komunitetit hebraik dhe sulmon kandidaten demokrate në Alaskë

“Mbase do më duhet ta shkatërroj Iranin”, Trump po rimendon luftën, Garda: Sulme pa kufizime në hartë

November 6, 2026
Opozita akuzon për trafik armësh, ministri Nufi në Komision: Përralla për ekran! Kayo? Ka vetëm paratë e themelimit

Opozita akuzon për trafik armësh, ministri Nufi në Komision: Përralla për ekran! Kayo? Ka vetëm paratë e themelimit

November 6, 2026
Zjarr i madh në magazinën e bimëve medicinale pranë Mamurrasit, flakët shkrumbojnë gjithçka, dëme të konsiderueshme! (VIDEO)

Zjarr i madh në magazinën e bimëve medicinale pranë Mamurrasit, flakët shkrumbojnë gjithçka, dëme të konsiderueshme! (VIDEO)

November 6, 2026
Rriten krimet seksuale! 15 të mitur viktima vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti

E rëndë në Vlorë/ Shtatë nxënëse të mitura denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual në shkollë, ndalohet arsimtari 35-vjeçar!

November 6, 2026
E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

Pas Vlorës ndodh edhe në Dibër, humb jetën një tjetër elektricist! 60-vjeçari ndërron jetë në spital, nën hetim përgjegjësi i nënstacionit elektrik

November 6, 2026
Hoxha takohet me ministrin e Projekteve Evropiane të Rumanisë: Forcim bashkëpunimit për të përmbushur përgjegjësitë që sjell anëtarësimi në BE!

Hoxha takohet me ministrin e Projekteve Evropiane të Rumanisë: Forcim bashkëpunimit për të përmbushur përgjegjësitë që sjell anëtarësimi në BE!

November 6, 2026
Buxheti 2027, ministri Gonxhja: Zgjeron mbështetjen për të rinjtë, më shumë fonde për programe dhe infrastrukturën rinore

Buxheti 2027, ministri Gonxhja: Zgjeron mbështetjen për të rinjtë, më shumë fonde për programe dhe infrastrukturën rinore

November 6, 2026
Debate në Komision për SHISH-in, fondet diskutohen si sekret! PD akuzon: Hyseni i hoqi dhe tavanin!

Debate në Komision për SHISH-in, fondet diskutohen si sekret! PD akuzon: Hyseni i hoqi dhe tavanin!

November 6, 2026
Udhëheqësi i sektit në Kenia dënohet me 200 vite burg për vdekjen e 191 personave, shumica e viktimave fëmijë!

Udhëheqësi i sektit në Kenia dënohet me 200 vite burg për vdekjen e 191 personave, shumica e viktimave fëmijë!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In