Protagonistja kryesore e serialit turk “Fate të Kryqëzuara”, tashmë është e angazhuar në një projekt tjetër televiziv.
Aktorja mjaft e pëlqyer jo vetëm në Turqi por edhe në trojet shqiptare, mbas “dorëheqjes” nga seriali i lartpërmendur, është angazhuar në një tjetër.
“ Ikinci sans” apo “Shansi i dytë”, titullohet seriali i ri, xhirimet tashmë kanë filluar dhe shihet se aktorja Nurgul Yesilcay do luaj përkrah aktorit turk Özcan Deniz.
Ajo së çka vërehet me ndryshe tek aktorja janë flokët, të cilat i ka çelur paksa, ku padyshim edhe me këtë ndryshim ajo duket mjaft mirë.