• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja sa është kostoja e mirëmbajtjes së trupit 146 vjeçar të Leninit

by Java News
15/04/2016 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkencëtarët rusë kanë arritur që ta mbajnë trupin e liderit të revolucionit komunist sovjetik në një gjendje të mirë. Pasi vdiq, ai u balsamos dhe tani prehet në një mauzoleun të ndërtuar në qendër të Sheshit të Kuq në Moskë. Punonjësit e tij ditë për ditë kujdesen, që trupi të ruhet dhe të mos pësojë asnjë dëmtim

Trupi i Vladimir Leninit është gati 146 vite i vjetër, por kur e shikon ai nuk ngjan më shumë sesa 53 vjeç.

Shkencëtarët rusë kanë arritur që ta mbajnë trupin e liderit të revolucionit komunist sovjetik në një gjendje të mirë. Pasi vdiq, ai u balsamos dhe tani prehet në një mauzoleun të ndërtuar në qendër të Sheshit të Kuq në Moskë. Punonjësit e tij ditë për ditë kujdesen, që trupi të ruhet dhe të mos pësojë asnjë dëmtim.

Këtë vit, qeveria ruse do të shpenzojë rreth 13 milionë rubla nga fondet e saj federale, ose rreth $198,000, për t’i kryer shërbimet të tjera trupit të liderit.

Sipas website-it të agjencisë shtetërore së prokurimit publik, është kontraktuar një kompani e cila merret me punë bio-mjekësore për konservimin e trupit të Vladimir Leninit, që ai të ngjajë njësoj sikur ishte i gjallë.

Shkencëtarët rusë kanë kaluar 92 vite duke e mbajtur trupin e balsamosur të liderit sovjetik në formë të mirë. Ata çdo vite e zhysin trupin në lëndë kimike, procedurë kjo e nevojshme që për t’u ruajtur nga dëmtimet._89210149_gettyimages-163399500

Sipas shkencëtarit Jeremy Hsu, i cili shkruan edhe për revistën shkencore “Scientific American”, kjo procedurë zgjat për rreth 1 javë, dhe trupi futet në lëngje me solucion glucerozë, formaldehide, acetat potasiumi, alkool, peroksid hidrogjeni, solucion acidi acetik dhe sodium acetiku. Gjithashtu, ky shkencëtar kontribuon në këtë proces shpjegon çfarë është e vërtetë nga trupi i balsamosur i liderit komunist dhe çfarë shkencëtarët kanë hequr.

Që të mund të mbajnë gjendjen e saktë të trupit të Leninit, stafi duhet që të ndërhyjë në trup e ndonjëherë edhe të zëvendësojë pjesët me një vëmendje të jashtëzakonshme dhe me përpikëri të madhe ndaj detajit.

Qerpikët e tij janë zëvendësuar nga ata artificialë, pasi u dëmtuan gjatë procedurës fillestare të balsamosjes.

Punonjësve të laboratorit iu desh që të trajtonin pjesë të trupit me myk dhe rrudha. Ky problem ishte më i madh sidomos në vitet e para pas procedurës.

Shkencëtarët shkuan deri aty sa krijuan edhe pjesë lëkure artificiale, pasi një pjesë e lëkurës origjinale të liderit sovjetik në pjesën e këmbës humbi në vitin 1945.

Ata e ribënë hundën e tij nga e para, gjithashtu edhe pjesë të tjera të trupit me qëllim që t’i jepnin në tërësi trupit të balsamosur pamjen origjinale.

Një material që e merr formën lehtë i bërë nga parafina, glicerina dhe karotena zëvendësoi shumicën e yndyrës së lëkurës, në mënyrë që të ruhej pamja origjinale e saj.

Megjithatë, një pjesë e mirë e rusëve mendojnë se trupi i Leninit duhet që të largohet nga mauzoleuni dhe të varroset. Presidenti i vendit, Vladimir Putin tha se Lenini duhet të qëndrojë aty ku është dhe krahasoi vendin e tij të prehjes me shfaqjen e relikteve të shenjtorëve ortodoksë në manastire.

Lenini ishte një revolucionar komunist, politikan, dhe teoricien që luajti një rol të rëndësishëm në drejtimin e shtetit rus. Nën udhëheqjen e tij, në fillim Rusia, dhe më pas i gjithë Bashkimi Sovjetik u kthyen në një sistem që qeverisej nga vetëm një parti, ajo komuniste. Ideologjikisht ai qe marksist, ndërsa teoritë e tij politike njihen si “Leninizëm”.

Ai konsiderohet si një nga figurat me më shumë influencë në shekullin  XX. Pas vdekjes, ai u kthye në një simbol dhe doktrina e tij në një kult në të gjitha vendet komuniste, e sidomos në Bashkimin Sovjetik, deri pasi ai u shpërbë. Marksist-leninistët atë e shikojnë si një kampion të socializmit, kurse për kritikët e të majtës dhe të djathtët, Lenini është themeluesi i një diktature totalitare përgjegjëse për luftën civile dhe abuzimet në masë të të drejtave të njeriut. Shqip

Next Post

Festa marramendëse e Tedi Ngjelës për ditëlindjen e të fejuarës Era Xhabafti (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

March 16, 2026
Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

March 16, 2026
“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

March 16, 2026
Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

March 16, 2026
Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

March 16, 2026
Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

March 16, 2026
“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

March 16, 2026
“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

March 16, 2026
Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In