Përbërësit:
250 gr Gjalp
250 gr Sheqer
5 Ve
Një pako sheqer vanilje
Nje pako pecive (bakin, pluhur per pjekje,aditiv)
1 kg Moll]
350 gr Miell
Përgatitja:
Mollëve ua heqim lëvoren dhe bërthamat dhe i presim në feta.
Rrahim gjalpin me mikser pastaj ia shtojmë vezët,sheqerin dhe sheqer vaniljen. Pasi të përzihen përbërësit mirë me mikser ia shtojmë miellin e perzier me peciven. Përziejmë masën mirë pastaj ia shtojmë mollët e prera.
Brumin e derdhim në tepsi të lyer me gjalp dhe e pjekim në furrë në temperaturë 180 Grad 25-30 minuta.
Për ata që dëshirojnë ta dekorojnë tortën munden ta pergatisin një glazur të bardhë duke përzier sheqer pluhurin dhe lëngun e limonit.









