• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ja reagimi i Assange pas vendimit të OKB

by Lorenc Vangjeli
06/02/2016 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange tha se përfundimi i komisionit të OKB-së se ai po mbahet i ndaluar në mënyrë arbitrare, provon se ai kishte të drejtë. Assange foli nga ambasada e Ekuadorit në Londër, ku ai është strehuar që të shmangë ekstradimin.

Duke folur përmes videos, nga brenda ambasadës, Assange tha se tani ligji ka vendosur që ai ishte ndaluar pa të drejtë. Komisioni i OKB-së arriti në përfundimin se Assange po mbahej i ndaluar në mënyrë arbitrare që nga viti 2012. Assange do që të largohet nga ambasada e Ekuadorit në Londër, ku ai ka kërkuar strehim për gati katër vjet, por policia britanike thotë se mbeten të detyruar ta arrestojnë atë, transmeton voa. Assange kërkohet në Suedi, ku përballet me një akuzë përdhunimi, të cilën ai e mohon. Zyrtarët britanikë e kanë shpërfillur vendimin e OKB-së dhe thonë se do ta arrestojnë Assange, nëse del nga ambasada. Komisioni i OKB-së mbi Ndalimet Arbitrare, një panel ekspertësh të pavarur, lëshoi një deklaratë të premten duke thënë se “format e ndryshme të privimit të lirisë që janë ushtruar ndaj Julian Assange përbëjnë një formë të ndalimit arbitrar.” Paneli bëri thirrje që ai të lirohet dhe të kompensohet. Por vendimi të premten nga OKB-ja nuk është ligjërisht i detyrueshëm. Për shkak të marrëveshjeve të saj të ekstradimit me Suedinë, Britania thotë se do ta arrestojë Assange-in nëse ai largohet nga ambasada ekuadoriane. Suedia thotë se ka në plan t’i vazhdojë hetimet ndaj tij. Assange, një shtetas Australian, ka thënë se dëshiron që t’i kthehet pasaporta dhe të ndërpriten të gjitha përpjekjet për ta arrestuar. Ish-hakeri i kompjuterëve zemëroi Shtetet e Bashkuara duke publikuar qindra e mijëra dosje sekrete të qeverisë amerikane.

Emri i tij është i lidhur në Suedi me një numër krimesh, përfshi një përdhunim në vitin 2010. Mbështetësit e tij thonë se gruaja në rastin e përdhunimit, ka thënë se ishte policia suedeze ajo që “e drejtoi atë të ngrinte akuza ndaj Assangit”, referon Koha Ditore.

Mes dokumenteve sekrete që publikoi faqja e tij elektronike ishin qindra mijëra dokument që jepnin hollësi për operacionet ushtarake amerikane në Afganistan dhe Irak. Ai publikoi gjithashtu një video ku shihet një helikopter amerikan në vitin 2007 duke sulmuar në Bagdat dhe duke vrarë 12 persona, përfshi dy anëtarë të agjencisë së lajmeve Reuters. Dokumentet përfshinin mijëra korrespondenca diplomatike nga ambasadat amerikane në botë që datonin në disa dekada. Në Shtetet e Bashkuara, një gjykatë ende po heton publikimin e informacioneve.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest tha të enjten se Britania dhe Suedia duhet ta zgjidhin çështjen e Assange-it. “Për mua nuk është e qartë çfarë ndikimi ka një deklarim i Kombeve të Bashkuara mbi këtë rast”, tha zoti Earnest.

Next Post

Valencia e pret krahëhapur, a do të rikthehet Benitez në Mestalla?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In