• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ja pse Stambolli e kërkon me ngulm turkun e ndaluar në Shqipëri

by A R
18/10/2017 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulohen detaje të reja përse Turqia ngulmon të ekstradojë nga Shqipëria Muhammed Aydogmus i akuzuar se është pjesë e organizatës FETO drejtuar nga Fetullah Gylen.

Shqiptarja.com ka mundur të sigurojnë një kopje të aktakuzës, hartuar nga kryeprokurori i Stambollit mbi të cilën është shpallur person në kërkim Muhammed Aydogmus, emri të cilit është futur në listën e personave të kërkuar nga Interpoli.

Sipas dokumentin mësohet se hetimet e zyrës së kryeprokurorit të Stambollit kanë mbërritur në përfundimin se Muhammed Aydogmus ishte pjesë e një grupi personash që dërgonin informacione të brendshme të qeverisë turke, në llogarinë e hapur në Twitter nën emrin Fuat Avni.

Kjo llogari në Twitter për një kohë të gjatë shpërndante informacione propaganduese për organizatën FETO e shpallur nga presidenti Erdogan, si  një organizatë terroriste përgjegjëse për grushtin e shtetit. Prokuroria Turke në aktakuzë thotë se ka prova të mjaftueshme që e lidhin pedagogun e universitetit të Ankarasë Muhammed Aydogmus, me ekipin që siguronin dhe shpërndanin informacione përmes llogarisë Fuat Avni në Twitter.

Prokurorët turq që kanë hetuar këtë çështje thonë se Twitteri anonim nën emrin Fuat Avni nisi të publikojë informacione konfidenciale të forcës politike “Drejtësi dhe Zhvillim” që prej 18 Prillit 2014. Ndjekësit e kësaj faqeje deri në Shkurt 2017 ishin rreth 3 milion persona.

Në 20 Korrik 2016 në kuadër të hetimit se kush qëndron pas Fuat Avni autoritetet turke arrestuan 10 persona mes të cilëve edhe disa inxhinierë të rrjeteve kompjuterike. Për sa i përket Muhammed Aydogmus, i arrestuar fillimisht në Durrës për posedim dhe përdorim të një pasaporte të falsifikuar e më pas dalë përpara gjykatës në një proces ekstradimi kërkuar nga Turqia, prokuroria turke nuk jep detaje të hollësishme për rrolin e tij si pjesë e grupit pas llogarisë në Twitter Fuat Avni.

Gjyqtarja e gjykatës Durrës Eda Kaja pranoi kërkesën e avokatit të Muhammed Aydogmus për të zhvilluar seancat e tjera gjyqësore të ekstradimit i lirë me kusht kundrejt një garancie pasurore prej 1000 euro. Aydogmus, pedagogu i Universitetit të Ankarasë është shpëtuar nga qëndrimi në burg, nga një tjetër pedagog që jeton dhe punon në Shqipëri. Bëhet fjalë për pedagogun turk me inicialet M.K, i cili punon në një nga shkollat private në Tiranë dhe që është një institucion arsimor i huaj. 1 mijë euro janë vënë në dispozicion të gjykatës, pikërisht nga ky pedagog, me qëllimin e vetëm për ta bindur trupin gjykues që Muhammed Aydogmus i arrestuar në Shqipëri për dy vepra penale, të lirohej nga qelia.

Pedagogu pohuar se është njeri i afërt me të arrestuarin Aydogmus dhe se kërkonte që ta ndihmonte. Nisur nga kjo situatë, gjykata e Durrësit ka urdhëruar lirimit e Muhammet Aydogmus,për të cilin prokuroria e Durrësit kishte kërkuar masën e arrestit në burg për akuzën e “Kalimit të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikimin e pasaportave dhe vizave”. /b.d

Next Post
Londra dhe BE fillojnë akuzat e ndërsjella për Brexit

Londra dhe BE fillojnë akuzat e ndërsjella për Brexit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fushata elektorale/ Çupi del me parashikimin për zgjedhjet e 14 majit: Ja çfarë do të ndodhë të dielën

2 Prill, si mbetën të kënaqur vrasësit dhe të vrarët!?

April 2, 2026
Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

April 2, 2026
Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

April 2, 2026
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenca i përgjigjet PD-së: Këshilli i Sigurimit nuk merr vendime! Begaj, në kontakt me institucionet dhe partnerët

April 2, 2026
35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

April 2, 2026
Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In