• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja pse shqiptarët varin “kukulla” në shtëpi

by
02/08/2015 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ja pse shqiptarët varin “kukulla” në shtëpi

Një traditë shqiptare, e cila i bën përshtypje shumë të huajve, por edhe vetë shqiptarëve, është në qendër të një reportazhi të përgatitur nga BBC dhe të shumëlexuar në portalin e tyre.

Gazetarja Elizabeth Gowing thotë se kudo nëpër Shqipëri mund të shohësh kukulla prej pellushi, të varura përpara ndërtimeve të ndryshme, qofshin shtëpi ose biznese.

“Në shqip i quajnë thjesht majmunë, një fjalë që përdoret për kukullat e buta”. Por përse i varin shqiptarët? “Ka lidhje me fenë? Por përgjigja që vjen nga myslimanë apo katolikë, lidhur me k[to kukulla, është e njëjtë: feja nuk është e rëndësishme”. “Pronarët e shtëpive e pranojnë: është diçka më serioze – majmunët i mbrojnë nga syri i keq”. Dikush i thotë gazetares se syri i keq mund të çajë një gur në dysh, aq i fuqishëm është. Madje një usta, që ka punuar edhe në Londër, thotë se beson shumë tek syri i keq. “Nuk e kisha varur majmunin tek godina dhe erdhi policia. Po më shkaktonin probleme. Djali im shkoi dhe e bleu një majmun dhe tani nuk kemi më probleme”.

Gazetarja thotë se askush nuk di të shpjegojë se nga erdhi ideja fillestare, por ka ardhur pas rrëzimit të komunizmit. Ajo shton se edhe hudhrat përdoren kundër syrit të keq, por edhe kafkat e disa kafshëve. Këta majmunë janë idhujt e kapitalizmit.

Më të fuqishëm se feja, madje edhe se nacionalizmi, në atë që dikur ishte një shtet ateist. Një nga shtëpitë që ka vizituar është në pronësi të një minatori në pension. Shtëpia e tij mbrohet nga një majmun gri, sa një fëmijë i vogël. “E vura sapo ndërtova shtëpinë. Ishte një flamur shqiptar, por atë e hoqa. Atë e vë vetëm kur ka festa. Majmuni qëndron gjithmonë”.

Next Post

Shqipëria gjithmonë viti zero

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com