• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ja pse SHBA-të duhet që ta ruajnë aleancën me Europën

by Java News
07/06/2019 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si shumë amerikanë, edhe ne jemi rritur duke dëgjuar historitë e anëtarëve të familjeve tona, dhe udhëheqësve të komunitetit, që kanë luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nga Rezistenca Franceze, që mbrojti trupat amerikane në Francën e pushtuar, tek Rangers, që ngjitën shkëmbinjtë në Pointe du Hoc, këto histori të sakrificës dhe heroizmit, formësuan besimin tonë mbi detyrën qytetare, dhe rëndësinë e një udhëheqjeje që i shërben më së pari qytetarëve.

Ato histori, na motivuan t’i përgjigjemi edhe vetë kësaj thirrje, dhe t’i bashkohemi komunitetit ushtarak dhe atij të inteligjencës.

Dhe tanimë, si anëtarë të Kongresit, po përpiqemi t’i shërbejmë zonave tona me të njëjtën ndjenjë të detyrës. Këtë javë, ne përkujtojmë 75-vjetorin e D-Day. Jemi krenarë t’i bashkohemi kolegëve tanë në Normandi, për të nderuar ata që rrezikuan dhe dhanë jetën e tyre më 6 qershor 1944.

Por ky moment, është gjithashtu një mundësi për të reflektuar mbi aleancat ndërkombëtare, që i dhanë jetë normave dhe institucioneve, të cilat i kanë shërbyer vendit tonë për 75 vjet, që nga ajo ditë në plazhet e Francës. Shkalla e Operacionit “Overlord” është ende tronditëse:6.939 anije, 2.395 avionë dhe 867 platforma ambife, transportuan brenda një dite 326.547 trupa, 54.186 automjete dhe 104.428 tonë furnizime në brigjet e Francës.

Ata burra vinin nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Franca, Holanda, Belgjika, Çekosllovakia, Greqia, Norvegjia, Polonia, Australia dhe Zelanda e Re. Historianët, kanë theksuar me të drejtë rolin që luajtën pas luftës figura të tilla si Winston Churchill në ndërtimin e të ashtuquajturës “marrëdhënie të veçantë” midis Britanisë së Madhe dhe Shteteve

të Bashkuara, por kjo nuk e mohon ose zvogëlon aftësinë, këmbënguljen, apo kauzën e përbashkët që farkëtoi sulmin më të madh amfib dhe ajror në historinë botërore.

Partneritetet që lindën nga D-Day, mbeten ende të rëndësishme 75 vjet më vonë. Si individë që i kemi shërbyer vendit tonë, ne i dimë shumë mirë pasojat e vërteta të veprimeve ushtarake, dhe nevojën për aleanca të forta. Ne kemi shërbyer bashkë me forcat e NATO-s, qoftë në Kosovë, Afganistan apo Irak, dhe e dimë përfitimin që sjell ky bashkëpunim në aspektin e sigurisë, forcës dhe mbledhjes së informacioneve të inteligjencës.

Më pak fjalë, e dimë se Amerika është më e forte, kur ajo ka miq dhe aleatë të fortë. Megjithatë sot, këto aleanca kërcënohen nga një administrate, që në vend se të nxisë partneritetet tona, synon që t’i shpërbëjë ato. Dhe janë aleanca, që u farkëtuan jo thjesht në Zyrën Ovale të Shtëpisë  së Bardhë në Uashington apo 10 Downing Street në Londër, por në fushën e betejës.

Këto aleanca janë më shumë sesa politike. Ato janë një reflektim i vlerave tona të përbashkëta të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe të mbrojtjes së ndërsjellë. Dhe ato janë me një rëndësi jetike për lidershipin global të SHBA-së.

Ata që luftuan për të sjellë lirinë në Evropë, ishin pjesë e Gjeneratës më Madhështore, dhe fëmijët e tyre u rritën me NATO-n dhe qëllimin e përbashkët të një rendi të sigurtë botëror, që i rezistoi fashizmit, autokratëve dhe diktatorëve. Dhe sot, është gjithnjë e më e qartë, që brezi ynë po përballet me një zgjedhje.

A do të ruajmë marrëdhëniet me aleatët, që na bëjnë më të forte, apo do t’i braktisin ata, duke vënë në rrezik Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e shërbimeve tona? Institucionet dhe aleancat tona nuk janë perfekte, por ato ia vlen të mbrohen. Si anëtarë të Kongresit Amerikan, ne do të vazhdojmë të mbrojmë aleancat që dikur fituan luftën, dhe që na kanë mbajtur të sigurt, kur kemi shërbyer në emër të SHBA-së nëpër botë.

Ne do të përpiqemi t’i përmirësojmë ato, dhe jo t’i shkatërrojmë. Mijëra amerikanë që dhanë jetën e tyre në plazhet e Normandisë, përkrah britanikëve, kanadezëve dhe pjesës tjetër të Forcave Aleate për të çliruar Evropën nga tirania, e meritojnë këtë premtim nga të gjithë udhëheqësit tanë.(TTnews)/l.m

Next Post
FOTO/ Çmendi tifozët me format e saj në finalen e Champions, Kinsey vazhdon me postimet provokuese

FOTO/ Çmendi tifozët me format e saj në finalen e Champions, Kinsey vazhdon me postimet provokuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In