• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja pse “Republika e KFOR” po vendoset me dëshirë të Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiq!

by Mero Baze
19/06/2023 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edi Rama përmendi sot publikisht atë që mund të quhet “Republika e KFOR” në Veri të Kosovës. Duke I kërkuar Albin Kurtit të bashkërendoj veprimet me faktorin ndërkombëtar rreth situatës në Kosovë, ai paralajmëroi se në Veri mund të bëhet realitet Republika e KFOR.

Bëhet fjalë për vendosjen e plot të autoritetit të KFOR në Veri të Kosovës të cilët do të marrin vendime që do t’ia diktojnë politikës së Kosovës.

Sot një akt i tillë ndodhi. KFOR ndaloi zyrtar të lart të qeverisë së Kosovës të shkonin në Komunën e Leposaviqit ku është ngujuar kryetari në zyrë. Lejuan të kaloj vetëm njësitin policor të Kosovës. Nëse situate vazhdon kështu siç ka nisur, pak nga pak aty do shtohen forcat e NATO, dhe prezenca ndërkombëtare do të jetë I vetmi faktor që do marr vendimet.

Më parë kanë ndaluar të shkoj aty Librun Aliu ministër në qeverinë e Albin Kurtit. Në ditët që vijnë mund të ndalojnë dhe Albin Kurtin.

I gjithë diskursi politik I Albin Kurtit, kundër Perëndimit bazohet tek paranoja se “asosacioni” do të jetë një Republika Serbska si ajo e Bosnjës në Veri të Kosovës. Në fakt SHBA dhe Bashkimin Evropian janë shprehur qartazi që nuk do ta lejojnë të krijohet një republikë serbe në Veri të Kosovës, por nga ana tjetër nuk mund të pranojnë refuzimin e Albin Kurtit për ti hapur rrugë planit franko gjerman I cili e ka thelbësore hapin e parë nga Kosova për krijimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Dhe nëse situate vazhdon kështu pa zgjidhje, përveç sanksioneve ndërkombëtare mbi Kosovën dhe Serbinë, produkti kryesor do të jetë “Republika e KFOR” në Veri.

Për këtë “Republikë” janë të interesuar të dy udhëheqësit politik të Serbisë dhe Kosovës.

Aleksandër Vuçiq I cili është dakord në parim me planin franko gjerman që është njohje “de facto” e Kosovës, thotë që nuk e nënshkruan me dorë të vet këtë plan, por ai do të ndodh.

Si do të ndodh?
Natyrisht me imponim të faktorit ndërkombëtar përmes Republikës së KFOR në Veri të Kosovës që do garantoj serbët se fati I tyre nuk është në dorë të Albin Kurtit.

Albin Kurti nga ana e vet nuk do ta firmos me dorën e vet asosacionin e komunave me shumicë serbe, pasi e konsideron këtë si një lëshim ndaj Perëndimit dhe Serbisë. Por dhe ai po e lë të ndodh një gjë më e keqe se kjo, që është “Republika e KFOR” në Veri. Nëse do të bëj asosacionin e komunave, ai do ketë shanse të qeverisë Veriun dhe të bashkëpunoj me faktorin politik serb atje, por nëse e merr nën kontroll KFOR, ai as si turist nuk ka për të shkelur më në Veri, aq sa mund të shkelte Milosheviqi në Kosovë pas Qershorit 1999.

Ndaj të dy, Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurti, jo vetëm që e duan, por po bëjnë gjithçka që në emër të tyre të vendos KFOR dhe NATO për Veriun dhe ata të paraqiten si viktima në Kosovë dhe Serbi, duke thënë “nuk kemi faj”, “nuk ja dalim dot me NATO dhe KFOR”. Kaq është e gjithë loja e tyre.

Veçse nga kjo lojë Kosova del e dërrmuar se përveçse humb Veriun, humb dhe aleancën me perëndimin, ndërsa Serbia del më e fort se përveçse ja heq nga duart Veriun Kosovës, tregohet dhe e dëgjueshme me perëndimin, përball Kosovës.

Kështu të dy mund ta hstyjnë në pushtet, Albin Kurti si viktimë e Perëndimit, duke forcuar ndjenjat antiperëndimore në Kosovë dhe Aleksandër Vuçiq si hero i serbëve që nuk dorëzoi Veriun në duart e shqiptarëve. Nuk është pak për dy hipokritë si ata, që të mbajnë njëri tjetrin në pushtet, duke gjymtuar Kosovën.

Next Post
Berisha s’ikën, tallet me demokratët e përkujton ‘Spaçin’ dy ditë më herët

Më në fund Albini ia doli, arriti ta ‘humbë’ Veriun e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione dhe në futboll/ Ekipi iranian në SHBA tregon sesi u prit në Botëror

Tensione dhe në futboll/ Ekipi iranian në SHBA tregon sesi u prit në Botëror

June 15, 2026
Mbështetja e BE-së për Ukrainën: Anije të ndaluara dhe kapitenë të arrestuar, 5 vende evropiane në veprim

Mbështetja e BE-së për Ukrainën: Anije të ndaluara dhe kapitenë të arrestuar, 5 vende evropiane në veprim

June 15, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi ditor, çfarë sjellin yjet për 12 shenjat e zodiakut?

June 15, 2026
Zbriti nga autobusi dhe po kalonte Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje shqiptarja nga Kosova

Zbriti nga autobusi dhe po kalonte Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje shqiptarja nga Kosova

June 15, 2026

Kë përkrahin shqiptarët përveç kombëtares sonë

June 15, 2026
Bombardimet ruse vrasin 9 persona në Ukrainë, Lavra e Shpellave në flakë

Bombardimet ruse vrasin 9 persona në Ukrainë, Lavra e Shpellave në flakë

June 15, 2026
Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

June 15, 2026
Ndodh edhe këtë herë! Tifozët japonezë pastrojnë stadiumin pas ndeshjes me Holandën. Por pse?!

Ndodh edhe këtë herë! Tifozët japonezë pastrojnë stadiumin pas ndeshjes me Holandën. Por pse?!

June 15, 2026
Baret dhe bastet, fituesit e heshtur të Botërorit

Baret dhe bastet, fituesit e heshtur të Botërorit

June 15, 2026

Paga mesatare rritet, por gjysma e të punësuarve marrin më pak se 60 mijë lekë në muaj

June 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In