• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ja pse po vonohet arrestimi i Metës”/ Ngjela: Çmenduria e ish presidentit vjen si pasojë që është i akuzuar

by Java News
30/04/2024 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Ngjela shprehet se çmenduria e ish-presidentit Ilir Meta vjen si pasojë që është i akuzuar.

Sipas tij, çdo njeri që është nën akuzë e pëson goditjen psikike, por duhet avokat i fortë që ta mbajë, ndryshe devijon. Nga ana tjetër, Ngjela ka bërë një deklaratë  të fortë, ku thotë se Prokuroria mund ta ketë kërkuar arrestimin e ish-presidentit, por mund të ketë gjyqtarë që s’kanë pranuar, pasi sipas tij, duhet pritur me gjakftohtësi kjo situatë pasi Meta nuk ka qenë njeri i zakonshëm, ka qenë kryeministër dhe president. Po ashtu, avokati thotë se Metën dhe Berishën i bashkon halli, pasi kanë të njëjtën akuzë.

-Avokat Ngjela, Ilir Meta prej mëse dy vitesh është në hetim pavarësisht se nuk ka një hetim konkret me emër ndaj tij, ka kallëzim ndaj z.Meta dhe SPAK nuk a bërë asnjë lloj reagimi gjatë kësaj kohe, avokat si e keni lexuar si një strategji të SPAK-ut për të mbledhur sa më shumë fakte dhe prova apo vërtetë nuk ka diçka ta fajësoj dhe bëj përgjegjës zotin Meta?

Ilir Meta po të mos kishte ndonjë gjë që e bënte fajtor, nuk çmendej. Çmenduria e tij vjen si pasojë e asaj që është i akuzuar dhe e di mirë që është i akuzuar se ndryshe nuk kishte pse bënte si i marrë dhe hipte nëpër skela e ngjitej maleve. Çdo njeri që është nën akuzë e pëson goditjen psikike, por duhet avokat i fortë që ta mbajë, ndryshe devijon. Këto nuk e pyesin avokatin dhe ndaj devijojnë në këtë mënyrë. Por ashtu siç sillet kuptohet se është me probleme. Ta shikojmë si do të procedohet deri në fund çështja e tij.

-Ka kaq shumë kallëzime nga juristë, avokatë dhe në SPAK por ende nuk ka një gjë konkrete, kjo tregon që SPAK nuk ka arritur dot që të faktojë një kallëzim ndaj Metës…

Mund të jemi përballë një situate tjetër, që janë krimet e rënda që duan me çdo kusht të arrestohet dhe mund të ketë gjyqtarë që s’kanë pranuar, mund të jetë edhe kjo. Të shikojmë, duhet pritur me gjakftohtësi, pasi Ilir Meta nuk ka qenë njeri i zakonshëm, ka qenë kryeministër, president, do shikojmë si do shkojë çështja.

-Si e lexoni veprimin e Metës, i cili thotë se duke luftuar nepotizmin, heq bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin nga Partia e Lirisë?

Tregoi intelekt të dobët sepse tani e mori vesh ai se ishte nepotizëm.

-Përse i intereson Metës largimi i Kryemadhit?

Nuk e di, unë flasë për faktet.

-Si e shihni marrëdhënien mes Berishës dhe zotit Meta?

I bashkon halli, kanë të njëjtën akuzë të dy palët. Janë të akuzuar të dy, Metës akoma si ka dalë akuza në pah, por dihet që është drejt akuzës. Edhe Berisha është i akuzuar, për korrupsion të dy Të shohim si do të dalin gjykimet.

-A do të mundet Berisha t’i shpëtojë kësaj mase apo SPAK do të hap të tjera dosje hetimore ndaj ish-kryeministrit?

Ajo për të cilën është arrestuar Saliu është taksative në procedurën penale. Po nuk shkove kur të thërret prokurori, në momentin që je nën hetim, ai të arreston. Madje prokurorët e thërritën tre herë, Berisha nuk pranoi dhe e arrestuan.

-Berisha i frikësohet në të vërtetë arrestimit apo konfiskimit të pasurive të tij dhe të anëtarëve të tjerë të familjes?

Konfiskimin nuk e vendos Prokuroria, por Gjykata. Të shikojmë në momentin që do të shkojë në Gjykatë, do të ketë konfiskim të pasurisë të paligjshme, do ta shikojmë kur të bëhet ligji.

Next Post
Thirrja e Veliajt në SPAK dhe bojkoti i mazhorancës në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, reagon Bardhi

Thirrja e Veliajt në SPAK dhe bojkoti i mazhorancës në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, reagon Bardhi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025

‘Të dhunshëm janë ministrat’, Berisha flet për POLITICO. Rama: Demokratët s’i kam armiq që t’i ekspozoj ndaj botës

December 23, 2025
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Kriza e opozitës çoi në humbjen e thellë më 11 Maj. E bashkuar mund të fitonte

December 23, 2025
“Protesta i kaloi pritshmëritë”/ Boçi: Edhe deputetët kritikë ndaj Berishës e kuptuan çfarë do baza

Boçi zbulon planin e PD: Po mendojmë të futemi në grevë urie ose të ngujohemi në Parlament

December 23, 2025
Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut

Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut

December 23, 2025
Ministri i Jashtëm gjerman: Armëpushimi në Ukrainë nuk do t’i japë fund kërcënimit rus

Ministri i Jashtëm gjerman: Armëpushimi në Ukrainë nuk do t’i japë fund kërcënimit rus

December 23, 2025
Pëllumb Xhufi: Djemtë dhe vajzat që luftuan 80 vite më parë i dhanë dinjitet këtij kombi!

Pëllumb Xhufi: Pas sulmit të BRSS ndryshoi bota! Lindi Partia Komuniste, Lufta e Dytë Botërore…

December 23, 2025
Përplasja me policinë para Kryeministrisë, Berisha: Dënoj dhunën e narko-policisë kundër Lapajt dhe protestuesve

Lapaj i jep ‘strategjinë’ Berishës: Rama nuk ikën me molotovë dhe flamuj partiakë…

December 23, 2025
Trump fluturoi 8 herë me avionin e Epsteinit në vitet ’90

Trump fluturoi 8 herë me avionin e Epsteinit në vitet ’90

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com