• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja pse kauza e PD-së për vjedhjen e zgjedhjeve mbetet mbi thashetheme

by Java News
15/05/2021 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deri më 25 prill në darkë, zgjedhjet për Partinë Demokratike ishin në rregull.

Gjithçka ndryshoi pas 26 prillit, kur u bë e qartë që PS kishte fituar sërish.

Atëhere filluan të dilnin pretendimet se zgjedhjet ishin vjedhur e blerë.

Një ndër pretendimet, ishte faktin se mazhoranca kishte punësuar mijëra njerëz para fushate.

Ivi Kaso tha se vetëm në Përmet, numri i të punësuarve gjatë fushatës shkoi në 800.

Gjë që në fakt rezulton një gënjeshtër e vërtetë, pasi kjo bashki nga janari deri në prill, ka paguar vetëm 310 persona, pasi aq punonjës ka.

Akuzave të tij i është përgjigjur edhe Bashkia e Përmetit.

“Në vijim të deklaratës së përfaqësuesit të subjektit politik PD, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, zoti Ivi Kaso, i cili deklaron se:

“Në Bashkinë Përmet numri i të punësuarve gjatë periudhës parazgjedhore me kontrata të përkohshme ka shkuar në 800 të punësuar”, Bashkia Përmet deklaron me përgjegjësi të plotë se, në respekt të Kodit Zgjedhor si dhe të Vendimit të Këshillit Bashkiak Përmet Nr.99 datë 30.12.2020 “Për Buxhetin e Bashkisë Përmet për vitin 2021 dhe përcaktimin e numrit të punonjësve të bashkisë, institucioneve dhe Njësive Administrative në varësi të saj”,  në pikën 5 te tij përcaktohet qartësisht se numri i të punësuarve në Bashkinë Përmet dhe institucionet e saj të varësisë është 315!

Vlen të theksojmë se në strukturën e Bashkisë Përmet nuk ka të përcaktuara vende pune të përkohshme.

Gjithashtu  bëjmë me dije se në listëpagesat e Bashkisë Përmet për periudhën Janar-Prill 2021 janë paguar 310 punonjës.

Sa më sipër, hedhim poshtë dhe dënojmë me forcë çdo shpifje dhe akuzë false të ngritur nga përfaqësuesi në KQZ i subjektit politik PD gjatë seancës së datës 12.05.2021 në KAS, në lidhje me punësimet në Bashkinë Përmet gjatë periudhës parazgjedhore”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Përmetit.

Ky është shembulli dhe rasti më i mirë, që tregon se në fakt, gjithë kauza e PD-së është ngritur mbi thashetheme e hamendësime, pasi nuk kanë asnjë provë reale, se zgjedhjet janë vjedhur.

Thjesht po bëjnë zhurmë, si të justifikojnë humbjen e radhës, sa të rizgjidhet Lulzim Basha sërish kryetar. TEMA

 

Next Post
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

Djegia e mandateve/ Fatbardh Kadilli tregon qëndrimin e tij dhe zbulon bisedën me Bashën para marrjes së këtij vendimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndreca nxjerr dokumentin: Përveç Nestit, është dhe Nasta anonime që e ka denoncuar Veliajn

Ndreca nxjerr dokumentin: Përveç Nestit, është dhe Nasta anonime që e ka denoncuar Veliajn

April 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat maksimale 21 gradë

April 10, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In