• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Ja pse hëngri ‘shuplakë’ amerikane Llalla

by Ardit Rada
30/03/2016 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Kur Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ua vuri ‘kufirin te thana’ gjyqtarëve shqiptarë, duket se ka pasur një keqkuptim. Pozicionimi kritik i përfaqësisë diplomatike amerikane ndaj vizitës së Kryeprokurorit Llalla dhe deklarata e SHBA-ve se vizat do t’u mohohen edhe prokurorëve të korruptuar e përgjithësojnë vendimin e aleatit perëndimor duke e qartësuar faktin se nuk e kanë veç me gjyqtarët, por me të gjithë Drejtësinë.

Shuplakën e sotme në distancë ndaj Adriatik Llallës, ambasada fare mirë mund ta justifikojë për veprimet dhe mosveprimet e të parit të akuzës në vend, edhe pse nuk ka ndonjë detyrim të bëjë sqarim publik. Megjithatë, kanë qenë kanale nga Prokuroria e Përgjithshme që trumpetuan mbrëmë vonë takime mes Lallës dhe dy vartësve të tij që e shoqërojnë në Uashington, me përfaqësues të lartë të FBI dhe DEA-s.

Por pse ky reagim kaq i hapur dhe publik i SHBA-ve ndaj kreut të Akuzës nga i cili të gjithë i kanë, ose më saktë i kanë pasur sytë për pak shpresë në të bërin drejtësi? Është e qartë se Llalla nuk është i paprekshmi i amerikanëve të paktën dhe se kur ai flet, është dikush mbi palët që nuk hesht. Dikur ish-kreu i Deklarimit të Pasurive, Llalla njihet si i kapur politikisht nga PD dhe LSI qysh kur këto dy të fundit ishin në koalicion qeverisës.

Madje, i gjithë drafti i Reformës u tejzgjat në diskutime vetëm për t’i shpëtuar mandatin atij dhe ndonjë kryetari Gjykatë po aq të kapur nga politika. E megjithatë, kjo nuk do t’i mjaftonte amerikanëve për ta nxjerrë kreun e Prokurorisë si një turist në vizitë private. Te Llalla ka diçka tjetër që nuk shkon.

Ai konsiderohet gjerësisht nga publiku si pengesë për luftën ndaj korrupsionit, si palë me ish-ministrat që shqiptarët mezi presin të gjykohen, si drejtues i një institucioni karagjoz që tërhiqet nga proceset pa bërë apelim, si organ hetimor që çuditërisht nuk ka asnjë pistë për ngjarjet e bujshme si ‘Artan Santos’ etj. Dhe mbi të gjitha, Llalla njihet si Kryeprokurori që deklaron se shumë shpejt do të ketë hetim të zyrtarëve të lartë, dhe kjo ‘shumë shpejt’ po zgjat 3 vite. Dhe këto tre vite e vetmja gjë që e lidhi Prokurorinë me zyrtarë të lartë ishte kur ‘harroi’ të bënte rekurs për çështjen Fullani.

Next Post

Veliaj: “‘Tirana Art Fest’”, do të jetë kontrasti me atë që ndodh sot në Shqipëri”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

March 29, 2026
Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

March 29, 2026
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

VIDEO / Kriza e rritjes së çmimeve, pensionistët nuk kanë mundësi as për një kafe

March 29, 2026
Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

March 29, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Detaje të reja nga mbledhja e PS: Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës?

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In