• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja pse bebet çohen çdo 1-2 orë nga gjumi… duke ju lënë juve pa fjetur

by Java News
05/06/2016 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatkeqësisht, gjumi i keq i foshnjave dhe i fëmijëve është një nga problemet më të mëdhenj që kalojnë prindërit. Por përse vogëlushët tanë kanë vështirësi në të fjetur? Përse zgjohen vazhdimisht, madje edhe çdo 30-45 minuta?

Sipas shumë pediatërve, fëmijët që veçanërisht janë aktivë gjatë ditës e kanë më të vështirë se fëmijët e tjerë, për të shkuar (për t’u dorëzuar) të flenë. Në përgjithësi, fëmijët nga 4 muaj dhe në vazhdim, kanë frikë të largohen nga fytyrat familjare, sidomos nga ajo e mamasë, por edhe nga jeta reale që fillojnë të njohin.

Ora e gjumit të mbrëmjes duhet shënuar sa më shumë të jetë e mundur nga disa sjellje të thjeshta dhe të zakonshme si për shembull të mbyllni grilën, të ndizni një dritë të zbehtë, të përshëndesni lodrat ose pelushët dhe të këndoni të njëjtën ninullë. Me fëmijët më të rritur, 12 muajsh e lart, mund të filloni t’i lexoni përralla të thjeshta: më mirë nëse janë të shkurtra, të ilustruara dhe jo shumë aventureske, shkruan telegrafi.

Një sjellje e mirë apo e zakonshme e të fjeturit, e mësuar që në vogëli, jep një rezultat të shkëlqyer. Nga mosha 3 vjeç dhe më pas vogëlushët mësojnë të shfletojnë vetë librat e tyre të preferuar dhe brenda 15 minutave, nëse i këndoni një ninullë, apo i tregoni një përrallë, ata do t’i drejtohen vetë krevatit dhe do të flenë të qetë për gjatë gjithë natës.

Baby-Is-Not-Sleeping-mummycenter

Përse disa fëmijë zgjohen në orar preciz, çdo 45 minuta?
Uria është një nga motivet më të shpeshta të rizgjimeve të natës tek foshnjat. Nëse e ushqeni fëmijën tuaj ende me gji, duhet të jeni e kujdesshme për të stimuluar ushqyerjen në mbrëmje. Për shembull, nëse shikoni se fëmija dembeloset dhe fillon ta zërë gjumi ndërkohë që është i uritur, gudulisi këmbët ose veshin ose i flisni në mënyrë që ta stimuloni, ta nxisni që të pijë më shumë qumësht. Por nëse ushqyerjen e fëmijës e bëni artificialisht, me biberon, mos ndoshta është më mirë që të komunikoni me pediatrin që të shtoni diçka në ushqyerje?

Në raste të tjera, rizgjimet periodike te të vegjlit varen nga vështirësia për të kaluar nga gjumi i lehtë në atë të thellë, shkruan Shqip. Në fragmente të ndryshme fëmijët zgjohen, hapin sytë, tremben dhe fillojnë të qajnë.

e569bd3e77799a37fbdd19c4b1f14098

Çfarë duhet të bëni?
Është shumë mirë që t’i mësoni që të vegjël që të flenë direkt në krevatin e tyre, jo në krah, përndryshe kur zgjohen kërkojnë menjëherë krahun e mamasë apo të babait. Nëse fëmija, mbi 7 muajsh, zgjohet shpesh natën, gjëja e parë që duhet të bëni është t’i flisni, duhet të dëgjojë zërin tuaj duke e thirrur, që të kuptojë se nuk e keni braktisur, jeni aty. Më pas përkëdheleni tek koka dhe mbajini duart duke i kënduar një ninullë.

Këshilla të vogla: nëse fëmija juaj është nga ata që zgjohen çdo 45 minuta, edhe pse është disi i rritur dhe ha mjaftueshëm sipas pediatrit, provoni të zgjidhni një objekt (një lodër të butë, një pelush që i pëlqen) dhe përdoreni si “shoqëruesin e gjumit”, shkruan telegrafi.

Psikologët thonë: zgjidhni një objekt tradicional apo një lodër që ka një domethënie të veçantë për fëmijën dhe që e shtyn atë të besojë. Nëse zgjohet dhe e gjen në krevat, pranë tij “shokun e gjumit”, është e mundur që fëmija do të flejë sërish pa thërritur mami dhe babi.

Next Post

Martino ‘vajton’ për Messin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com