• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja pse Basha nuk do të dorëhiqet si kryetar pas 25 Prillit

by Artur Ajazi
30/11/2020 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Partia Demokratike, sa vjen dhe futet më thellë në qorrsokakun pa fund të kryetarit të saj, që çdo ditë nxjerr nga sëndykët e Doktorit, shpifje dhe akuza të reja lidhur me “krizën dhe pandeminë” apo me kryeministrin dhe ministrat e kësaj qeverie . Kandidatët e rinj, të Lulzimit, nuk po lenë xhambaz dhe mashtrues pa kapur dhe pa “dorovitur” sipas mënyrës së tyre, për të treguar se “ja qeveria nuk ka ndihmuar asnjë të pastrehë”.

Më qesharakë dhe mjeranë se kandidatët e Lulzimit, nuk ka për të patur as partia e Monikës. Dhe e gjitha kjo po bëhet për Lulin, për karrigen e tij, për postin e tij. Në PD, e dinë se humbja në 25 Prill 2021, është e sigurtë, ndaj po nxitojnë të arkivojnë sa më shumë mashtrime, që nesër të përligjin qëndrimin e kryetarit dështak. Në rast se ka, qoftë dhe një rast të vetëm, ku dorëheqja ka qenë dhe mbetet institucion më vehte, kjo ka ndodhur vazhdimisht në këto 30 vjet tranzicion politik në Shqipëri, vetëm në Partinë Socialiste. Duke nisur nga Ramiz Alia,duke vazhduar me Fatos Nanon, dhe emra të tjerë drejtuesisht të lartë të asaj partie, duhet thënë se, nuk kanë hezituar vazhdimisht të japin dorëheqjen kur ka ardhur moment i duhur.

Gjithmonë kjo ka ndodhur kur ata, kanë humbur zgjedhjet. Natyrisht kjo tregon përgjegjshmëri, qytetari, intelektualitet, nivel të lartë përsosmërie si politikanë, tolerancë zero ndaj negativitetit, dhe mbi gjithçka tjetër, formim europianist. Por ajo që konstatohet me fare lehtësi në kampin e përjetshëm opozitarist me seli në SHQUP, mbetet pikërisht mungesa e institucionit të dorëheqjes, kaq të nevojshëm për zhvillimin e lirisë dhe demokracisë së brëndshme në një parti. Ndoshta ky është edhe burimi i të gjithë problemeve me të cilat ndeshet sot PD-ja e Lulit. Njëherësh duke zbatuar korrektësisht rregullat e shkruara dhe të pashkruara të institucionit të dorëheqjes brënda një force politike, kjo natyrisht u hap rrugën prurjeve të reja, reformimit të strukturave, dhe rrotacionit të natyrshëm të lidershipit, siç ndodh në të gjithë botën demokratike. Në Partinë Demokratike , ka afro 30 vjet, që nuk njihet, nuk zbatohet dhe nuk pranohet dorëheqja, as si nocion gramatikor , dhe as si institucion i detyrueshëm për cilindo qoftë ky kryetar, zv/kryetar, apo diçka tjetër

Partia e Lulzimit, duhej të ishte e vetmja parti politike në Shqipëri, që duhej ta kishte “dorëheqjen” si normë të detyrueshme statutore për kryetarin, si diçka krejt normale në veprimtarinë e saj. Pothuajse të gjitha “dorëheqjet”, në kryesi, Këshill Kombëtar apo dhe Kuvend Kombëtar, në degë rrethesh dhe departamente brënda asaj partie, janë bërë me urdhër nga lart, (Doktori) dhe miratim nga poshtë. Asnjëherë në Partinë Demokratike, “dorëheqja” nuk është pranuar si dështim i kryetarit, por si gabim apo faj i të voglit. Asnjëherë në PD, askush nuk ka guxuar, dhe nuk guxon të kërkojë largimin apo dorëheqjen e kryetarit, edhe pse ai ka qenë dhe është shkaku kryesor i humbjeve, largimeve, dështimeve, izolimeve, tkurrjes dhe deformimit të asaj force politike. Një drejtues partie, nuk mund të jetë kurrë shpresa për ndryshim, dhe nuk mund të jetë kurrë pretendent për “kryeministër” në rast se nuk njeh dorëheqjen si institucion. Rasti “Basha”, është unikal në Europë, është i vetmi në llojin e tij, që nuk turpërohet, që nuk largohet, dhe që nuk dihet përse u gjend rastësisht në politikë……

Next Post
Fier dhe Berat/ Shtohen 2 zona zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit

Fier dhe Berat/ Shtohen 2 zona zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

July 4, 2026
“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

July 4, 2026
FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

July 4, 2026
35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

July 4, 2026
Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

July 4, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Edi Rama – Paradoksi i një postmoderni të urryer

July 4, 2026
Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë, por nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë, por nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

July 4, 2026
“Si u zgjodh grupi nismëtar?”/ Debate mes organizatorëve dhe protestuesve për krijimin e Kuvendit Kombëtar! Dalin mesazhet

“Si u zgjodh grupi nismëtar?”/ Debate mes organizatorëve dhe protestuesve për krijimin e Kuvendit Kombëtar! Dalin mesazhet

July 4, 2026
Shërohet edhe pacienti i fundit me hantavirus, OBSH shpall fundin e epidemisë

Shërohet edhe pacienti i fundit me hantavirus, OBSH shpall fundin e epidemisë

July 4, 2026
Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

Euro zbret në 93.88 lekë! Fluksi i lartë i turistëve forcon monedhën tonë

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In