• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja pra që përgjim s’paska patur! A do kërkojë falje tani Bujar Nishani?!

by Aalison Pearse Stevens
19/05/2016 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Batuta e titullit të këtij shkrimi i referohet një filmi shqiptar, ku një ushtarak italian i kohës së luftës i drejtohet jetimëve shqiptarë me fjalët “ja pra që krisma s’ka patur”. Ndryshimi i vetëm është se në atë skenar filmik, deklarata e italianit ishte false, kurse kjo e policisë së sotme të shtetit fqinj vështirë se le ndopak vend për të diskutuar dhe sherrosur rreth skandalit te pergjimit.

Zjarri mbarëkombëtar i aferës së përgjimit u shua sot me pak rreshta të një shkrese zyrtare që pala italiane i drejtoi prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla. Kreu i policisë italiane Pansa, konfirmoi se paisja e shumëpërfolur nga opozita dhe heshturazi edhe nga aleati i Ramës, LSI, ka qenë në fakt një aparaturë stërvitore e ardhur në vendin tonë bashkë me personelin italian të specializuar, e që nuk ka kryer asnjë përgjim në tokën shqiptare.

Ky zhvillim duket se vendos një kapak plumbi, mbi furtunën mbarëkombëtare të skandalit të përgjimeve, e cila prodhoi tension të skajshëm në skenën politike shqiptare. Tashmë ka një sqarim zyrtar të autoriteteve të e sollën në Shqipëri IMSI Catcher-in e famshëm, që u bë molla e sherrit për parlamentin dhe qeverinë gjatë dhjetë ditëve të fundit.

Megjithatë kjo histori i shëmtuar nuk ikën pa lënë pas një bisht kostosh politike. Së pari për presidentin e vendit. A do të kërkojë falje publike Bujar Nishani, për investimin energjik që bëri në këtë fushatë akuzash, të cilat prekën edhe imazhin e shtetit ku ai është zyrtarisht “i pari i vendit”? A do të ndjejë ai nevojën që të korigjojë fjalët dhe aludimet e rënda, se këtu po bëhej nami me përgjime, të cilat shërbyen si karburant dhe si barut për topat e politikës, që për pak dogjën gjithçka në këtë vend?

Së dyti, a do të ndjehet sadopak keq edhe shefi i shërbimit, i cili përmes një historie verbale dhe të paprovuar, siç e pohoi vetë, kontribuoi për të krijuar një krizë politike krejt të panevojshme dhe të sajuar? A do të ndjejë ai sadopak vrasje ndërgjegje për marrëdhëniet selektive që duket se ka krijuar me institucionet e shtetit, siç doli nga seanca e pyetjeve në komisionin e sigurisë?
Së treti, e këtu fjala është për opozitën, a do ta peshojë ajo dëmin politik që do t’i vijë nga kjo histori e pabazuar, që përfundoi në një letër të thjeshtë të ambasadës italiane, në dyert e Adriatik Llallës?

Së fundi, vetë Llalla, i cili nuk veproi për informacionin gojor të SHISH për javë të tëra, por u hodh në sulm me një fishkëllimë në maj, a do të ndjehet sadopak i përdorur nga politika, djathtas dhe majtas?! Ja këto pyetje meritojnë përgjigje në këto momente, kur afera e madhe e përgjimeve përfundoi në një vërë në ujë.

Next Post

Ekspertët psikolog trajtojnë fëmijët e abuzuar në Shkodër

Comments 2

  1. Nesti anastasiu says:
    10 years ago

    Ti po e thu këtë….

    Reply
  2. Nesti anastasiu says:
    10 years ago

    Ti po e thua këtë

    Reply

Leave a Reply to Nesti anastasiu Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Nafta mbi 200 lekë/litër! Ku ndryshon Shqipëria nga rajoni?

March 25, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Kali i Saliut, tagjia e Edit

March 25, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

March 25, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Sekretet” e takimit Nano-Millosheviç në Kretë, Paskal Milo flet për 90 minutat që askush nuk i përmend

March 25, 2026
Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

March 25, 2026
SHBA-të i japin fund miqësisë me Iranin

“SHBA ka fituar në Iran”, Trump: Tehrani ka rënë dakord të mos zotërojë armë bërthamore

March 25, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In