• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja pra pse PD i humbi zgjedhjet e 25 prillit!

by Shpëtim Luku
21/09/2021 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Luku

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit ndodhën shumë ndryshime në kampin opozitar e veçanërisht në gjirin e Partisë Demokratike. Një nga figurat kryesore të kësaj partie, drejtuesi i saj për shumë vite, President dhe kryeministër për 8 vite si dhe deputet për 9 legjislatura, u shpall person “non grata” nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Së bashku me familjen e tij. Dhe me një motivacion dërrmues për të si i përfshirë në korrupsion, minues i demokracisë dhe pengues i institucioneve të drejtësisë. Mirëpo këto nuk janë veprime të thjeshta, spontane e të vetmuara, të bëra në prapaskenë nga ish- kryeministri, por procese të tëra dhe kryera përgjatë shumë viteve.

Këto procese kanë instaluar në Shqipëri korrupsionin dhe kulturën e pandëshkueshmërisë së tij. Për këto arsye, Sali Berisha dhe Partia Demokratike ikën nga pushteti me afro 1 milionë vota kundër. Pas këtij dështimi të madh, Sali Berisha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së, por pa pranuar të largohet nga politika. Mënyra se si u imponua në zgjedhjen e pasardhësit të tij në krye të PD, pozicioni që mori në favor të Lulëzim Bashës, veprimet e tij të mëvonshme në Parlament e më gjërë  përforcuan dhe përhapën më tej perceptimin në opinionin publik se ai kishte bërë sikur kishte iku, pa ikur realisht. Kur disa analistë  ia konstatonin opozitës këtë difekt e paradoks të madh, këtë pengesë  gjigande për të pretenduar pushtetin, përballeshin me sofizma të “analistëve” të PD-së, të cilat iu hakërreheshin se “ju po bëni opozitën e opozitës”. Po pse, ku ishte dhe ku është e keqja të evidentosh nevojën e reformimit të vërtetë të saj, në funksion të rikuperimit moral, që ka si qëllim final rifitimin e besimit të humbur të publikut?

Ja pra që zhvillimet e mëvonshme, e sidomos të këtyre kohëve të fundit i vërtetojnë analiza dhe konkluzione të tilla të sakta. Aq sa këtë e pranojnë edhe ata që dikur të nxirrnin sytë po të guxoje e të bëjë një parashikim të tipit  “opozita nuk është gati dhe nuk ka shanse të vijë në pushtet”. Për shembull, njëri prej tyre thotë që me këto që ndodhën(përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar)  paska qenë më mirë që opozita nuk erdhi në pushtet, duke iu referuar kështu karakterit të dobët të dëshmuar, sipas tij, të kryetarit zyrtar të PD-së, Lulëzim Basha.

“A mund të fitojë PD duke patur kundër Shtetet e Bashkuara të Amerikës- pyet një tjetër analist i njohur, duke nënkuptuar që kjo është thjesht e pamundur. Kurse një ish- ministër i LSI-së më në fund, pas kaq kohësh ka arritur në përfundimin se opozita nuk gëzon besimin e publikut! Deputetë të rreshtuar në krah të Bashës, duke përfshirë edhe vetë atë, shfaqen me zemër të thyer për vendimin që iu desh të marrin, duke salduar kështu arsyet se pse skanë patur asnjë shans të fitojnë zgjedhjet Dhe në vend që të fillojnë ti bëjnë punët siç duhet në funksion të një opozite të fortë, rrijnë e justifikohen. Rrijnë e përbetohen që nuk ia kanë me të keq, por ashtu e kërkoi Amerika.

Një nga arsyet kryesore të analizës dhe parashikimit se pse opozita nuk mund të vinte në pushtet ishte edhe prania me rol protagonisti absolut dhe me perceptimin në publik si kryetari real i PD, i Sali Berishës. Kjo vlen edhe për zgjedhjet që sapo u mbyllën e që opozita nuk donte të pranonte rezultatin nën preteksin e “masakrës zgjedhore”. Por në kuadrin e zhvillimeve që po ndodhin në sy të të gjithëve shumëkush e kupton se pavarësisht pretendimeve dhe alibive të saj, opozita thjesht i humbi zgjedhjet. Dhe në vend të përsëritjes së refrenit të “masakrës zgjedhore” bën mirë të fillojë të mendojë që tani për një strategji veprimi e sjelljeje në mënyrë që të ripërtërihet pozitivisht në sytë e publikut

Next Post
“Presim të thellojmë bashkëpunimin”/ Xhaçka takon ambasadoren e SHBA në OKB

"Presim të thellojmë bashkëpunimin"/ Xhaçka takon ambasadoren e SHBA në OKB

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

(VIDEO) Ambasada e SHBA ndan mesazhin, ambasadori Eric Wendt përshëndet shqiptarët dhe ndan 3 fushat prioritare të misionit të tij në Tiranë

(VIDEO) Ambasada e SHBA ndan mesazhin, ambasadori Eric Wendt përshëndet shqiptarët dhe ndan 3 fushat prioritare të misionit të tij në Tiranë

November 6, 2026
“Qasje e re dhe sistem modern kontrolli”- Kryeinspektori Sula: Reformë në sistemin e inspektimit, prioritet parandalimi i shkeljeve dhe zbatimi i ligjit

“Qasje e re dhe sistem modern kontrolli”- Kryeinspektori Sula: Reformë në sistemin e inspektimit, prioritet parandalimi i shkeljeve dhe zbatimi i ligjit

November 6, 2026
Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne

Wall Street pëson rënien më të madhe, Trump fajëson demokratët: Për shkak të tyre humbën edhe kursimet tuaja të pensionit!

November 6, 2026
Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK!

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK!

November 6, 2026
“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”- Motrat Kylie dhe Kendall Jenner trondisin rrjetin me puthjen në buzë: Nuk është gjithçka…

“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”- Motrat Kylie dhe Kendall Jenner trondisin rrjetin me puthjen në buzë: Nuk është gjithçka…

November 6, 2026
Trafikimi i emigrantëve Shqipëri-Greqi, “Europoli” çmonton rrjetin në Selanik! 10 të arrestuar dhe 750 mijë euro fitime të paligjshme

Trafikimi i emigrantëve Shqipëri-Greqi, “Europoli” çmonton rrjetin në Selanik! 10 të arrestuar dhe 750 mijë euro fitime të paligjshme

November 6, 2026
Spanja kapi mbi 10 tonë kokainë në dy kapanone, në qendër të hetimeve një organizatë kriminale shqiptare! Detajet e operacionit

Spanja kapi mbi 10 tonë kokainë në dy kapanone, në qendër të hetimeve një organizatë kriminale shqiptare! Detajet e operacionit

November 6, 2026
Hapet në Shangai Ekspozita e 9-të Ndërkombëtare e Importit (CIIE)

Hapet në Shangai Ekspozita e 9-të Ndërkombëtare e Importit (CIIE)

November 6, 2026
Zgjerimi i segmentit Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë: IKMT shemb 9 objekte për hapjen e rrugës së investimit

Zgjerimi i segmentit Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë: IKMT shemb 9 objekte për hapjen e rrugës së investimit

November 6, 2026
“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In