Shumë çifte kënaqen kur shikojnë veten e tyre në pasqyrë ndërsa bëjnë dashuri. Provojeni edhe ju, sepse pasqyra mund të ofrojë eksitim të madh vizual për të dy.
Relaksohuni dhe nisjani aventurës së re seksuale. Meshkujt janë tipa vizualë dhe eksitohen kur shikojnë trupin e femrës. Prandaj për ta seksi para pasqyrës është i përsosur.
Edhe femrat mund të kënaqen me ndjenjën e ngjashme të eksitimit vizual, duke shikuar shfaqjen e tyre dhe të partnerit në pasqyrë.
Nëse nuk ju pëlqen ndonjë pjesë e trupit mund ta fshihni pak me ndriçim, sekreti është që të jeni të relaksuar dhe të mos mendoni për pamjen fizike, por për kënaqësinë. Provoni poza të ndryshme para pasqyrës, luani, shfrenohuni dhe kënaquni!