• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Ja partneri ideal sipas shenjës së horoskopit…

by A R
21/03/2017 15:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kur vjen fjala te një histori dashurie e suksesshme ju duhet patjetër që të kombinoheni në çift, aq sa të jeni plotësues për njëri-tjetrin.

Me pak fjalë, ju të dy si partnerë duhet të kombinoheni në mënyrë të atillë që të keni një marrëdhënie pa pasur probleme dhe konflikte, kjo është përshtatshmëria.

Kjo nuk do të thotë se ka çifte që nuk debatojnë kurrë, por ka çifte që nuk kanë as frikë dhe as drojë që hera-herës të ngrenë zërin, të shprehin lirshëm mendimet dhe të tregojnë çdo gjë ashtu siç është, pa pasur merakun se pala tjetër nuk do t’i kuptojë apo do t’i keqkuptojë.

Për të parë se cilat mund të jenë kombinimet tuaja më të përshtatshme ju ndihmon shenja e horoskopit. Sigurisht, këto nuk kanë një formulë fikse, por në bazë të karakteristikave të shenjave diçka mund të kuptojmë.

Dashi – Ju shkoni më mirë me: Ujorin, Shigjetarin, Luanin dhe Binjakët. Ju keni një personalitet shumë “thithës” dhe i bëni për vete këto shenja kokë dhe këmbë.

Demi – Ju shkoni më mirë me: Virgjëreshën dhe Peshqit. Ju jeni shumë kokëfortë si natyrë, ndaj keni nevojë për dikë që ta  kuptojë këtë, si dhe t’ju përkëdhelë në romancë.

Binjakët – Ju shkoni më mirë me: Ujorin dhe Peshoren. Kjo sepse brenda vetes ju jeni shumë të ëmbël dhe romantikë, gjë që vetëm këto dy shenja arrijnë t’jua kuptojnë siç duhet.

Gaforrja – Ju shkoni më mirë me: Akrepin dhe Peshqit. Kjo sepse ju jeni pak xheloz dhe keni nevojë për një marrëdhënie të ëmbël, jo me shumë dinamizëm, por me mister brenda për t’u bërë argëtuese.

Luani – Ju shkoni më mirë me: Shigjetarin, Peshoren, Binjakët dhe Dashin. Sepse ju dëshironi të keni pranë njerëz po aq dominues sa dhe vetja si dhe dëshironi partnerë shumë pasionantë dhe të thellë që t’ju adhurojnë.

Virgjëresha – Ju shkoni më mirë me: Demin dhe Bricjapin. Kjo sepse ata ju mbajnë me këmbë në tokë dhe keni objektiva të njëjta për jetën.

Peshorja – Ju shkoni më mirë me: Luanin dhe Shigjetarin. Sepse ju japin romancën që ju doni në doza shumë të larta.

Akrepi – Ju shkoni më mirë me: Akrepin dhe Peshqit. Ju doni një çift të pazakontë, me një nivel të lartë dashurie dhe suksesi, një lidhje me shumë mister por edhe me një dëshirë për të bërë bashkë më të mirën.

Shigjetari – Ju shkoni më mirë me: Luanin, Dashin, Ujorin dhe Peshoren. Shigjetarët mërziten shpejt, ndaj duan një lidhje shumë dinamike që gjithçka t’ju duket interesante dhe dinamike.

Bricjapi – Ju shkoni më mirë me: Peshqit, Akrepin, Virgjëreshën, Demin. Sepse ju doni një marrëdhënie të gjatë dashurie, stabël, të lumtur dhe me dikë me të cilin mund të ndani gjithçka.

Ujori – Ju shkoni më mirë me: Binjakët dhe Peshoren. Sepse ju vazhdimisht keni nevojë për pak kohë vetëm me veten tuaj për të qenë kreativë dhe të lumtur, diçka që vetëm këto shenja do t’jua kuptojnë.

Peshqit – Ju shkoni më mirë me: Akrepin dhe Gaforrën. Sepse kështu do të siguroheni që lidhja juaj do të jetë e gjatë dhe e shëndetshme, ashtu siç ju e doni, si dhe këto shenja do t’jua kuptojnë ndryshimet e humorit si askush tjetër./a.m.

Next Post
Gjirokastër, zjarri djeg 10 ha pyje, dyshohet i qëllimshëm

Bulqizë/ Zjarr masiv në një zonë pyjore, terreni vështirëson ndërhyrjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Kur largohen njerëzit e mirë si Namir Lapardhaja

March 19, 2026
Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

March 19, 2026
Plot humor, por me një jetë dramatike/ Historia e Gjestit që preku zemrat e publikut

U arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Gjesti merr lajmin e mirë!

March 19, 2026
Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

March 19, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

March 19, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 19, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In