Gianni De Biasi është ndër trajnerët që paguhet më pak nga skuadrat pjesëmarrëse në Euro 2016.
Trajneri i Kombëtares sonë Gianni De Biasi është një ndër trajnerët më pak të paguar në “Euro 2016”.
Strategu italian ka një rrogë shumë të ulët duke i krahasuar me Kombëtaret e tjera. De Biasi paguhet vetëm 154 mijë paund në vit (ose 197 mijë euro), dhe është i pesti nga fundi sa u përket trajnerëve më të paguar në Europian.
Në krye të listës qëndron Hodgson me 3.5 milionë paund (4.6 milionë euro), i ndjekur nga Conte me 3,15 (4 milionë euro) dhe Terim 2.15 (2.7 milionë euro). /a.m.