Ditëve të fundit janë shtuar zërat se zgjidhja e vetme për të dal vendi nga kriza politike është dialogu në mes të pesë liderëve politikë, partitë e së cilëve janë të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës. Mirëpo se a është kjo një mundësi që duhet shqyrtuar nga këto subjekte, nuk është se po gjen shumë përkrahje nga partitë politike në vend. Derisa për pozitën është e papranueshme çdo tentim për të zhvendosur debatin jashtë Kuvendit, për subjektet opozitare kjo më nuk është mundësi reale. Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu tha se zgjidhja e situatës politike në vend duhet të jetë brenda institucioneve të Republikës së Kosovës dhe se çdo opsion tjetër është i papranueshëm, transmeton kp.
Kjo iniciativë, sipas saj, duhet të bëhet nga njëra prej tri institucioneve kryesore të vendit, Presidenca, Qeveria ose Kuvendi.









