• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja në ç’gjendje jetojnë romët te Liqeni Artificial, Bashkia: Rrezik për jetën e fëmijëve

by Java News
08/10/2015 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dëngje me plehra, baltë, kasolle prej kartoni,pa energji elektrike, pa ujë të pijshëm, pa banjo, fëmijë zbathur që jetojnë mes fekaleve, në kushte çnjerëzore, nën kërcënimin e sëmundjeve. Ky është realiteti ku prej 4 vitesh, çdo ditë, 48 familje të komunitetit Rom jetojnë pranë Parkut të Liqenit Tiranë. Fotot janë shokuese, po aq sa edhe gjendja shumë e vështirë ku jetojnë këta fëmijë të vegjël.

Bashkia e Tiranës është shprehur se nuk mundet që të tolerojë që anëtarët e cilitdo komunitet në kryeqytet të jetojnë në ambiente totalisht të pasigurta, që përbëjnë rrezik serioz për ta e veçanërisht për jetën e fëmijëve të tyre. “Strehimi i pasigurt dhe lehtësisht i prekshëm nga çfarëdo lloj epidemie është diçka të cilën nuk mund ta tolerojmë dhe kjo është arsyeja kryesore se pse po ndërmarrim këtë nismë”, tha Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ErionVeliaj.

Në një takim të zhvilluar dje me përfaqësues të Avokatit të Popullit dhe shoqërisë civile, Bashkia e Tiranës ka informuar se familjeve të këtij komuniteti do t’u ofrojë mundësi dhe mbështetjen me subvencione në formën e qerasë mujore, si dhe do të asistohen nga një staf i specializuar që do t’i udhëzojë për gjatë këtij procesi, në mënyrë që ata të kenë mundësi të jetojnë në kushte dinjitoze, si çdo qytetar tjetër nëTiranë. Nga ana tjetër, familjeve u është dhënë mundësia të zhvendosen për  të jetuar në QendrënTranzitore të Emergjencave në Tufinë, ku kanw njw strehw, ujë të rrjedhshëm dhe energji elektrike.

Familjet të cilat janë të regjistruara në qytete të tjera dhe zotërojnë apartamente në to, mund të zgjedhin që të rikthehen në shtëpitë e tyre, ose të përfitojnë nga mundësitë e mësipërme të ofruara në Tiranë, nëse rikthimi është i pamundur për ta. Disa prej këtyre familjeve janë të regjistruara në këto qytete nga të cilat përfitojnë edhe ndihmë ekonomike mujore.

Nëpërmjet fondeve të Bashkisë dhe mbështetjes së organizatave partnere apo donatorëve, të gjitha familjeve do t’u ofrohen paketa ndihme, në mënyrë që të mbështeten gjatë kësaj periudhe tranzitore, për gjithsecilën mundësi që ata zgjedhin. Departamentet Sociale në Bashkitë e Tiranës, Beratit dhe Elbasanit do të asistojnë të gjitha procedurat, logjistikën dhe me financat e nevojshme për gjatë këtij procesi.

“Bashkia e Tiranës dhe stafi i saj vepron vetëm pasi ka studiuar çdo situatë specifike dhe ka marrë informacion të detajuar mbi secilin rast, e sidomos më shumë në ato raste që ndikojnë në mënyrë direkte në jetën e qytetarëve, pa asnjë lloj diskriminimi,” tha kryetariVeliaj.

Capture

22007442836_0cc257bc0f_k

Next Post

Shkrimtarja bjelloruse Svjetlana Aleksijeviç merr çmimin Nobel për Letërsi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com