• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ja letra që kërkon largimin e Borrell-it pas vizitës në Moskë: U poshtërua!

by Java News
09/02/2021 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tetëdhjetë e një anëtarë të Parlamentit Evropian po kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Jashtëm Evropian Josep Borrel pas një vizite në Moskë, të cilën ata e konsiderojnë si një turp, njoftoi të martën deputeti estonez Riho Terras nga Partia Popullore Evropiane (EPP).

Letra me kërkesën për dorëheqjen e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë u nënshkrua kryesisht nga “populistët”, por edhe nga konservatorët, reformistët dhe disa liberalë.

Të vetëdijshëm se iniciativa e tyre do të jetë e vështirë të arrihet, deputetët besojnë se Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen duhet të heqë Borrellin nëse ai nuk jep dorëheqjen.

Ndryshimi i politikës së BE ndaj Rusisë

“Faleminderit të gjithë 81 deputetëve që nënshkruan letrën dhe shpresoj për një ndryshim të rëndësishëm në politikën e BE ndaj Rusisë autoritare”, tha Terras, organizatori i nismës, për Twitter.

Deputetët thonë se “Borrrell vendosi të shkojë në Moskë me iniciativën e tij, duke injoruar krimet nga regjimi i Putinit të kryera kundër kundërshtarëve politikë”.

Ata gjithashtu pretendojnë se Borrell nuk mbrojti interesat evropiane gjatë vizitës.

“Në vend që të dënojë me forcë arrestimin e Alexei Navalny dhe ta vizitojë atë në burg, Borrell deklaroi gabimisht se nuk flitej për sanksione të BE për burgimin e Navalny-t. Kjo deklaratë është e pasaktë, sepse disa shtete anëtare nga niveli më i lartë bënë thirrje për vendosjen e sanksioneve”, thuhet në letër.

Borrell do të flasë për vizitën e tij në Rusi të martën më vonë në seancën plenare të PE dhe do të ketë mundësinë të mbrohet kundër akuzave që me siguri do të pasojnë.

Komisioni Evropian po mbron Borrellin

Komisioni qëndroi në mbrojtje të tij të hënën.

“Udhëtimi ishte i domosdoshëm. Nga udhëtimi nuk hiqet dorë sepse duket i vështirë,” tha zëdhënësi i KE Eric Mamer.

Borrell kritikohet në BE për mos reagim ndërsa ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e quajti BE një “partner jo të besueshëm” në një konferencë të përbashkët shtypi, duke kritikuar Shtetet e Bashkuara në Moskë për sanksione ndaj Kubës dhe duke mos përmendur përfshirjen e Rusisë në luftën në Ukrainë .

Si kulm i poshtërimit, përmendet se gjatë bisedës me Lavrov, ai mësoi për dëbimin e tre diplomatëve evropianë, përmes rrjeteve sociale.

Next Post
‘Plaga kanceroze e ryshfetit’/ Rama: Do arrijmë që spitalet publike të funksionojnë…

Laç/ Rama nuk i kursen lëvdatat për punëtorët turq: Janë gjë tjetër, vetëm me 400 dollarë në muaj punojnë me tre turne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In