• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ja kush u shpall vaji më i mirë i ullirit në vend

by Java News
20/06/2016 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, vizitoi edicionin e 12-të, të panairit për ‘’Ditën Kombëtare të Vajit të Ullirit’’, të organizuar nga USAID, Bashkia Tiranë, Shoqata Kombëtare e Vajit të Ullirit dhe AAC-Lushnja.

Në këtë aktivitet konkurruan 20 prodhues, çka tregon edhe për rritjen e ndërgjegjësimit për vlerësimin e cilësisë. Ministri Panariti vlerësoi me çmimin e parë, Vajin e Ullirit Musai, si vaji më i mirë ekstra i virgjër në Shqipëri për vitin 2016, për cilësitë e jashtëzakonshme dhe për praninë e tij në tregjet ndërkombëtare.

Ky vlerësim erdhi pas një përzgjedhje për cilësinë nga Insitituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, i cili analizoi 19 kampionë nga vajrat më cilësorë shqiptarë. Nga këto vajra, Instituti përzgjodhi 16 si më cilësorët. Më pas, paneli i ekspertëve kombëtarë të vajit të ullirit vlerësoi me çmimin e parë Vajin Musai, bazuar në cilësi e shije. Vendi i dytë i shkoi Shpresa Shkallës prodhuese e vajit Shkalla nga Lundra e Tiranës, ndërsa vendi i tretë Rakip Iliazit, të vajit Iljazi nga Delvina.

Mbi 20 shoqëri përpunuese të ullirit për vaj, nga treva të ndryshme të vendit, morën pjesë në “Panairin e Vajit të Ullirit Shqiptar”, që u organizua nga USAID, Bashkia e Tiranës, Shoqata e Vajit të Ullirit Shqiptar dhe projekti bujqësor në Lushnje, në sheshin “Vëllezërit Frashëri”, në Tiranë.

Shqipëria ka mbi 10 milionë pemë ulliri dhe rreth 150 punishte për përpunimin e ullirit për vaj. USAID dhe AAC-Lushnja po punojnë me fermerë dhe përpunues për të rritur sasinë e vajit për konsumatorët e brendshëm dhe për eksport

Next Post

INSTAT: 20 ndërmarrje zënë afërsisht gjysmën e eksporteve shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nesër derbi i kryeqytetit, Partizani dominon ndaj Tiranës në përballjet direkte

Nesër derbi i kryeqytetit, Partizani dominon ndaj Tiranës në përballjet direkte

February 14, 2026
NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroacia kontribuojnë në stabilitetin rajonal

NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroacia kontribuojnë në stabilitetin rajonal

February 14, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

U certifikua nga NATO, Balluku: Balluku: Korridori 8 i sigurt, infrastrukturë për sigurinë euro-atlantike

February 14, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Mungesa e alternativës politike përtej Ramës dhe Berishës

February 14, 2026
AKU bllokon mbi 4 mijë kg produkte bulmeti në Fier, gjobë baxhos edhe për shkelje

AKU bllokon mbi 4 mijë kg produkte bulmeti në Fier, gjobë baxhos edhe për shkelje

February 14, 2026
Të dhënat e trishta nga Censi: Mbi 34 mijë divorce në vend, çiftet e reja duan vetëm një fëmijë!

Rriten divorcet, ulet numri i martesave, avokatët: Shkak kushtet ekonomike, kontratat paramartesore lidhje më të qëndrueshme

February 14, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 15 Shkurt 2026

February 14, 2026
Pretenca për ish-krerët e UÇK, Berisha: Aktakuza është ripërsëritje e propagandës ultranacionaliste serbe

Largimi i Agaçit dhe Bizhgës, Berisha: Ikën si minjtë kur mbytet anija, por ligji do të jetë i pamëshirshëm

February 14, 2026
Endrit Shabani zgjidhet President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut

Endrit Shabani zgjidhet President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut

February 14, 2026
“Ndjekësit e një 80-vjeçari krijojnë situata qesharake”, Rama pas takimit me protestuesit në Durrës: Projekti TID nuk ndalet!

“Ndjekësit e një 80-vjeçari krijojnë situata qesharake”, Rama pas takimit me protestuesit në Durrës: Projekti TID nuk ndalet!

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In