• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja kush përjashtohet nga kasa fiskale

by
02/09/2015 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ja kush përjashtohet nga kasa fiskale

Edhe pse prej ditësh po flitet vetëm për kasat fiskale dhe kuponin tatimor, ka edhe një kategori që nuk ka pse ta përdorin atë.

Kështu, të gjithë ata biznese apo profesione të lira, të cilat i kryejnë veprimet financiare nëpërmjet transaksioneve bankare, nuk është e nevojshme të pajisen me kasë fiskale.

Pasi vetë transaksioni bankar është i ligjëruar dhe i regjistruar pranë organeve fiskale. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, me kasë fiskale do të pajisen të gjithë ato biznese që ofrojnë mallra apo shërbime në “cash”.

Ndërkohë, referuar legjislacionit në fuqi, (Ndryshuar me Vendim Nr. 354, dt. 9.05.2013, botuar ne Fl. Z. Nr. 73, dt. 24.04.2013), nuk janë të detyruar të përdorin pajisje fiskale, sipas kërkesave të këtij vendimi, ambulantët dhe shërbimi i transportit, në bazë të ligjit “Për sistemin e taksave vendore”.

Gjithashtu të përjashtuara nga ky proces janë biletat e Lotarisë Kombëtare, të miratuara nga Ministri i Financave. Kompania e licencuar për ushtrimin e Lotarisë Kombëtare nuk është e detyruar të instalojë e të përdorë pajisje fiskale, pasi vetë biletat e Lotarisë Kombëtare janë kupon fiskal.

Qeveria tashmë ka bërë efektiv aksionin e paralajmëtuar për uljen e informalitetit. Aktualisht ka një ndërgjegjësim të subjekteve private për pajisjen me kasa fiskale, çka ka rezultuar me rradhë të gjata në zyrat e QKR. / Scan Tv

Redaksia Java News/ f.g

Next Post

Britaninë e zënë hallet, s’ka dhurues për spermën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com