Ja kush janë 10 njerëzit që me vrasjet e tyre ndryshuan historinë
Në këtë listë përfshihen disa nga vrasësit më të rëndësishëm në historinë botërore. Përzgjedhja e vrasësve të përfshirë në këtë listë është bërë mbi bazën e disa kritereve: vrasësi duhet të kishte kryer të paktën një vrasje të suksesshme; duhet të kishte rëndësi politike ose kombëtare dhe duhet t’i kishte kryer, jo domosdoshmërisht, vrasjet i/e vetëm.
I pari në këtë listë është padyshim Markus Julius Brutus. Ky i fundit vrau shokun e tij të ngushtë, perandorin e Romës, Jul Cezarin. Por kjo vrasje është gjithashtu e famshme edhe për shprehjen legjendare të Cezarit ndërsa po e vrisnin me thika “Et tu Brute?”, që përkthehen “Edhe ti Brut?”. Pasi Cezari kishte një besim të verbër të Brut dhe nuk e priste të tradhtohej nga miku i tij. Në këtë listë padyshim që është edhe autori që nisi Luftën e Parë Botërore. E kemi fjalën për Gravilo Princip që vrau dukën Franz Ferdinand të Austrisë, vrasje e cila nisi një nga luftërat më të përgjakshme të historisë. Në këtë listë nuk kishte si të mungonte edhe Li Harvi Osvald që është vrasësi i presidentit amerikan Xhon Kenedi, megjithëse për vrasjen e tij konspiracionit vazhdojnë dhe ngjarja nuk është zbardhur kurrë plotësisht.
Xhon Uilkes Both
Është vrasësi i presidentit amerikan Abraham Linkoln, të kryer më 14 Prill 1865 në Teatrin Ford në Uashington DC. Both ishte një aktor dhe simpatizant i Konfederatës, i cili konspiroi me shumë të tjerë për të vrarë Linkolnin, zëvëndëspresidentin Endrju Xhonson, dhe sekretarin e shtetit Uilliam Seuard. Besohej se vdekja e Linkolnit dhe dy pasardhësve të tij të parë do të rrëzonte qeverinë ekzistuese dhe do lejonte krijimin e Qeverisë së Konfederatës. Linkolni ishte presidenti i parë amerikan që u vra. Të tjerët janë Xhejms Garfild, Uilliam Mekkinli dhe Xhon Kenedi. Both përdori një armë të kalibrit 44, me të cilën e qëlloi Linkolnin pas kokës. Por vrasja e tij nuk solli efektin që pritej, ndërsa Abraham Linkoln vazhdon të jetë një nga presidentët më frymëzues të historisë amerikane.
Balthazar Gerard
Balthazar Gerard është personi që vrau Princin Uilliam I, të kontesë Nassau (i njohur ndryshe edhe si princi i heshtur) më 10 Korrik të 1584. Princi Uilliam ishte i rëndësishëm gjatë luftës hollandeze për pavarësi nga mbretëria e Spanjës në Hollandë. Ai ishte drejtpërdrejt i përfshirë (financiarisht ose si lider) në betejat që shënuan fillimin e Luftës tetë – vjeçare. Gerard, një francez katolik dhe përkrahës i Filipit II besonte se Uilliami kishte tradhtuar mbretin spanjoll, gjithashtu dhe fenë Katolike. Gerardi e qëlloi Uilliamin në kraharor pranë shtëpisë së tij. Historianët besojnë së Uilliami është kreu i parë i shtetit në botë që është vrarë me armë dore. Dhe nga ky këndvështrim vrasësi Balthazar Gerard hyn në listën e dhjetë vrasësve më të njohur të historisë.
Gravilo Princip
Vdekja e dukës Franz Ferdinand të Austrisë nga duart e Princip ishte shkaku i shpërthimit të Luftës Parë Botërore. Qëllimi politik i vrasjes së tij ishte ndarja e provincave jugore nga Austria dhe formimi i një vendi të vetëm (Serbia e Madhe ose Jugosllavia). Atentatorët i zunë pritë autokolonës së dukës Ferdinand. Gjatë atentatit makina e dukës arriti t’i shpëtonte sulmit, duke bërë që ai të largohej pa u dëmtuar. Ndërkohë që ai po përpiqej të largohej nga qyteti, shoferi i tij mori një kthesë të gabuar, pa qenë në dijeni se po ecte në drejtim të Gravilo Princip. Ky i fundit qëlloi dy herë mbi makinën dukës, duke goditur dhe vrarë jo vetëm dukën Ferdinand, por edhe gruan e tij Sofia. Sicc e theksuam më lart kjo vrasje nisi një nga luftërat më të përgjakshme të historisë së njerëzimit, ku mbetën të vrarë miliona njerëz.
Jan Kubis dhe Jozef Gabcik
Rejnhard Hejdric ishte komandanti i Policisë Sekrete Gjermane gjatë Luftës II Botërore. Më 27 Shtator të 1941, Hejdric u caktua guvernator ushtarak i Protektoratit të Çekosllovakisë. Që ishte e pushtuar nga nazistët. Brutaliteti dhe mizoria e tij bënë që ai të etiketohej me emra të tillë si Kasapi i Pragës, Bisha apo Xhelat. Hejdric ishte aq i “suksesshëm” në misionin e tij, aq sa Hitleri vendosi ta caktonte guvernator në Paris. Kur Inteligjenca britanike mësoi mbi këtë fakt, ata vendosën se Hejdric duhej eliminuar me çdo kusht. Në këtë kuadër, britanikët stërvitën dy ushtarë ccekë, Jan Kubis dhe Jozef Gabcik, për të vrarë Hejdricin. Ata sulmuan makinën e tij më 27 Maj 1942. Hejdric vdiq 11 ditë më vonë nga mbetjet e plumbave që kishte në trup. Ky ishte suksesi i vetëm i Aleatëvë për vrasjen e një figurë të madhe naziste gjatë Luftës.
Karlot Kordej
Vrasësja e Zhan Paul Marat më 13 Korrik të 1793, i cili ishte një figurë kryesore gjatë Revolucionit Francez dhe u konsiderua martir për kauzën e tij. Përkrahja që ai i dha Masakrës së Shtatorit dhe pjesëmarrja në fillimin e Mbretërisë së Terrorit prishi reputacionin e tij dhe filloi të shihej si një mostër i Perandorisë. Kordej u dënua nga publiku për vrasjen e Marat, edhe pse gjatë Perandorisë së Dytë ajo u pa si heroinë. Marat kohët e fudnit kishte një sëmudje lëkurë dhe rrinte shpesh në një banjo të ftohtë. Dhe ndërsa ai ishte në një banjo të tillë, Kordej e goditi Maratin me një thikë buke në kraharor, duke i ccarë mushkërinë dhe aortën. Karlot Kordej hyn në këtë listë për rëndësinë e madhe që pati në botë Revolucioni Francez. Plus që ajo është është një ndër të vetmet femra vrasëse në histori.
Naturam Godse
Vrasës i Mahatma Gandit më 30 Janar 1948. Gandi është një ndër figurat kryesore të historisë së Indisë, dhe shumë i famshëm në botë për mënyrën e të protestuari të tij paqësisht. Mënyrë të protestuari që tani ndiqet shumë dhe ka hyrë në histori me emrin “gandizëm”. Vrasësi i tij Godse ishte një anëtar i një organizate nacionaliste indiane, kundërshtare e Komunitetit Musliman dhe Kongresit Kombëtar Indian. Arsyeja e vrasjes përgjithësisht lidhet me përkrahjen që Gandi dha për ndarjen e Indisë dhe dobësimin që pësoi ajo, pas insistimit që India të paguante Pakistanin. Godse besonte se Gandi po sakrifikonte interesat e indianëve në një përpjekje për të kënaqur grupet minoritare. Godse e vrau Gandin gjatë shëtitjes së tij në mbrëmje. Ai ju afrua Gandit, e përshëndeti atë dhe më pas e qëlloi tre herë me një pistoletë.
Feliks Jusupov
Kjo është vrasja më e çuditshme dhe më interesante e historisë. Më 16 Dhjetor të 1916, një grup fisnikësh të udhëhequr nga princi Jusupov vranë Gregori Rasputin. Sipas legjendës, Rasputin u helmua, qëllua dhe u hodh në një lumë ku përfundoi i vdekur. Atentatorët, pasi vendosën se Rasputini përbënte një kërcënim për perandorinë, fillimisht e helmuan atë me cianid (që mund të vriste 7 veta). Por pasi helmimi për ccudi nuk dha efekt, Jusupov e qëlloi atë me pistoletë. Jusupov, pasi la trupin e tij në dhomë, shkoi të konsultohej me të tjerët se çfarë do bëhej me të. Kur u kthyen në vendin e krimit, Rasputin – ende gjallë – kapi Jusupovin nga fyti dhe më pas u përpoq të largohej. Teksa largohej, ai u qëllua dhe tre herë të tjera duke e lënë të vdekur.
Li Harvi Osvald
Ndoshta vrasja më e debatueshme në histori është ajo e presidentit amerikan Xhon Kenedi më 22 Nëntor 1963, nga Osvaldo. Një marksist i betuar, Osvald ishte një marins i cili emigroi në Bashkimin Sovjetik në Tetor të 1959. Në 1962 ai u rikthye në ShBA, ku kuptoi se jeta në Bashkimin Sovjetik kishte qenë shumë më mirë se në Amerikë. Pasi tentoi të kryente punë të ndryshme (përfshi dhe një tentativë të dështuar për vrasje ndaj gjeneralit Edvin Uokër), Osvald përfundoi duke vrarë Kenedin. Ai e qëlloi Kenedin nga kati i gjashtë i ndërtesës ku punonte, ndërkohë që autokolona e presidentit po kalonte aty pranë. Arma e përdorur për vrasjen e Kenedit ishte një automatik. Por për vrasjen e Kenedit konspiracionit nuk kanë fund. Por të gjithë janë të një mendje Osvald (që u vra para se të depononte) u ndihmua nga njerëz me pozitë të larta.
Andreji Lugovoi
Lugovoi është personi që besohet se ka helmuar spiunin rusi Aleksandër Valterovik Litvinenko me polonium, më 1 nëntor të 2006. Lugovoi hyn në këtë listë, sepse Litvinenko është viktima e parë e njohur, i shkaktuar nga sindroma e rrezatimit akut ose helmimi rrezatues e quajtur ndryshe “vrasja e parë nukleare”. Litvinenko mendohet se është helmuar ndërkohë që pinte çaj me Lugovoin dhe Dmitiri Kovtun. Litvinenko ishte kritik i ashpër i qeverisë ruse dhe presidentit rus Vladimir Putin, dhe në atë kohë po hetonte vdekjen e Ana Politkovskaja, një gazetare ruse e njohur për kundërshtimin ndaj administratës së Putin, e cila u gjet e vrarë në 2006. Vrasja e Litvinenko solli një acarim mes perëndimit dhe Rusisë, kjo e fundit nuk e pranoi kurrë që ishte pas vrasjes.
Markus Julius Brutus
Vrasja më e famshme në histori është pikërisht ajo e kryer nga Brutus. Brutus, dhe shumë njerëz të tjerë, qëlluan me thikë perandorin e Romës Jul Cezarin, më 15 Mars, 44 Para Krishtit. Jul Cezari ishte diktatori ushtarak i Romës duke filluar që nga viti 50 Para Krishtit, por marrëdhënia e tij me Senatin e Romës ishte konfliktuese. Brutusi, një mik i tepër i ngushtë i Jul Cezarit, por njëkohësisht ishte edhe Senator, konspiroi me senator të tjerë për të vrarë atë, pasi kishin frikë se pushteti i tij, që po rritej gjithmonë e më shumë, mund të nxirrte senatin “jashtë loje”. Supozohet se fjalët e fundit të tij, ndërkohë që po goditej me thika, ishin: “Et tu Brute?”, që përkthehen “Edhe ti Brut?”. Pasi Cezari kishte një besim të verbër të Brut dhe nuk e priste të tradhtohej nga miku i tij. Kjo frazë tashmë ka hyrë në histori.