• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja kush ishte çelësi i suksesit të kombëtares shqiptare (FOTO)

by Java News
14/10/2015 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gratë e futbollistëve të kombëtares. Kemi marrë vetëm titullin e telefilmit të njohur. Historitë janë ato të jetës së  futbollistëve tanë të Kombëtares. Qëllimi nuk është aspak ai i futjes së hundëve në jetët e tyre private meqë tashmë të gjithë flasin për ta, por është përshtatja me epokën e re që ka nisur për futbollin shqiptar. Është ende herët për ta thënë, por rruga kështu nis, pak nga pak. Nëse djemtë e vegjël që luajnë futboll duan jo vetëm bluza me  emrat e Messi-t dhe Ronaldo-s, por dhe ato që shkruajnë Cikalleshi, Cana, apo Roshi,  nëse bisedat rreth futbollit janë plot me emra shqiptarë tashmë, nëse festimet për gol janë shumë herë më të mëdha kur godet Gashi dhe Gjimshiti, atëherë nuk ka pse flitet vetëm për të dashurën e re të Ronaldos pas ndarjes me modelen Irina Shayk, apo për gruan sexy të Fancesco Totti-t, prezantuesen dhe modelen Ilary Blasi. Tani mund të flasim për historitë e lojëtarëve tanë, që na ofrojnë madje edhe kombinimin tendencë të djemve të futbollit me vajzat e showbiz-it. Tani mund të flasim për modelen që ka në krah Berat Gjimshiti, apo Miss Shqipërinë që është martuar me Elis Hysajn. Megjithatë nuk do të thotë që kombinimi të jetë gjithmonë i tillë. Shumë futbollistë i kanë  zgjedhur partneret nga fusha të tjera, por ato tërheqin njëlloj vëmendjen si Antonella Roccuzzo, mamaja e dy djemve të Messi-t, apo gazetarja Sara Carbanero, që i dashuri I saj, Iker Cassillas, e ka puthur live në transmetim gjatë një interviste. Dhe nuk ndodh ndryshe me Monica-n, gruan arkitekte të Lorik Canës, apo Ornelën, bashkëshorten e bukur të Andi Hilës. Le të njohim pak më nga afër gratë që sfidën e djemve të kombëtares e kanë edhe më të fortë, që i presin këta odise modernë nga të gjitha  udhëtimet dhe që gjatë ndeshjeve të Shqipërisë, shqiptare ose jo, është e sigurt që u rreh zemra me shumë dashuri.

Elis Hysaj dhe Miss Shqipëria

Elis Hysaj është 23 vjeç dhe luan si mbrojtës i djathtë dhe i majtë me Napolin në Itali. Ai është prej tre vjetësh pjesë e Kombëtares. Kur ishte 14 vjeç familja e tij emigroi ne Itali  ku ai u rrit si futbollist. Më parë ka luajtur për Empolin. Ndërkohë Fiorenza Lekstakaj, është shpallur Miss Shqipëria në kalanë e Bylisit, me vota unanime nga e gjithë juria.  Ajo jeton prej vitesh në Itali. Historia e tyre e dashurisë është kurorëzuar me një dasmë të madhe përpara një viti. Pas fitores, ajo i ka bërë një dedikim të veçantë  bashkëshortit duke i shkruar “Jam krenare për ty”. Nuk mund të ishte ndryshe.

Arkitektja italiane që ndërtoi plane të reja me Lorikun

Një histori tipike dashurie, nga ato që të duken sikur i ke parë nëpër filma. Ajo fillon me

shikime në një restorant, me shëmbime numrash, sms të shpeshta, takime për kafe,  darka gjysmë flirtuese gjysmë romantike dhe që mbaron me një dasëm në një hotel luksoz në breg të detit Tiren dhe me muaj mjalti në Bali. Kështu e kanë treguar historinë e tyre të dashurisë futbollisti shqiptar Lorik Cana dhe arkitektja italiane Monica, për revistën kosovare “Teuta”. Ata janë parë papritmas në një restorant në Romë, në verën e vitit 2011, ku Loriku sapo kishte shkelur për të filluar karrierën tek Lacio. Atë mbrëmje ajo nuk ja ndante sytë. ‘Fillimisht nuk i kushtova vëmendje, por pastaj shkëmbyem disa vështrime. Vetëm kur dola nga restoranti i dhashë menaxheres numrin tim që t’ia jepte asaj. Isha i bindur që do të më telefononte” tregon Cana, i cili vetëm pak muaj më vonë, fillojë të jetojë me arkitekten italiane. Nga ana tjetër Monika e pazhveshur nga paragjykimet raciste ka treguar se ajo fillimisht e kishte të vështirë t’u tregonte prindërve se ishte lidhur me një futbollist, për më tepër shqiptar. “Unë nuk kam ditur të bëj dallimin mes shqiptarëve” tregon sot gruaja e kapitenit të kombëtares që mban në krahun e tij të majtë një tatu të madhe me shqiponjën dy krenare. Cana, ka vendosur ta bëjë celebrimin në Francë, në mënyrë që bashkëshortja e tij të ketë mundësi ta mbajë edhe mbiemrin shqiptar. Ai ka thënë që kishte dashur gjithmonë një vajzë shqiptare, por zgjodhi të martohej me Monica-n vetëm pasi u bind që fëmijët e tyre do flisnin shqip dhe do ruanin traditat. Është e njohur fraza e Lorikut që shqiptarët nuk ndalen derisa të bëjnë djalë dhe djali i tyre i parë ka ardhur në jetë disa ditë më  parë. Prova që ai do rritet si shqiptar, nis me emrin me origjinë ilire, Boiken.

Migjen Basha, një muaj të dytë mjalti në Paris (nëse lejohet)

Djali nga Suhareka i lindur në Zvicër, që sezonin e fundit është kthyer të luajë për qytetin e lindjes, Lozanën, është martuar në vitin 2013 me një vajzë shqiptare. “Kur po bënim plane për pushimet vjet, bashkëshortja më tha të shkonin në Paris disa ditë. Lëre Parisin, i thashë, ndoshta shkojmë vitin tjetër”, ka thënë gjatë emisionit Opinion 28 vjeçari, për të treguar që ai e priste kualifikimin e Shqipërisë. Çifti ka një vajzë, Alisian.

Hamdi Salihi dhe Rosela, kur janë bashkë ata të dy

E dashura e hershme e futbollistit 31 vjeçar Hamdi Salihi, Rosela ka studiuar për farmaci në New York, kur në fillim i është dashur asaj të shkojë në Vjenë për të parë të dashurin që luante me Rapidin dhe më pas ka qenë ai që është afruar kur shkoi të luante në Shtetet e Bashkuara për DC United. Hajmalia e futbollistit shkodran, siç e ka quajtur ai të fejuarën që i sillte fat në ndeshjet në Vjenë, është vajza e volejbollistit të Vllaznisë dhe Kombëtares, Mark Krroqi.

Andi Lila dhe Ornela e bukur

“Sebepi” më i madh për të ndarë jetën private me ndjekësit, për futbollistin nga Kavaja,

është djali i tij i vogël, Ayan, por Ayan nuk do të ishte, nëse nuk do të qe Ornela. Vajza e bukur bionde i ka rrëmbyer zemrën prej kohësh 26 vjeçarit nga Kavaja që luan në Itali.

Janë bashkë prej disa vitesh dhe që nga marsi ndajnë gëzimin e madh që u fal fruti i kësaj dashurie. Nëse nuk e keni parë familjen Lila ja një foto nga 1 qershori i parë i të birit. Është e qartë që ai është një nga pasionet më të mëdha tashmë të futbollistit.

Arlind Ajeti dhe Pranvera shqiptare

I lindur në Zvicër, Bazel, ku edhe luan me skuadrën vendase, Arlind Ajeti ka zgjedhur

një vajzë shqiptare për të kaluar jetën. Vetëm 22 vjeç dhe ka arritur të jetë pjesë e kombëtares, por nuk është ky i vetmi hap i madh i hedhur në moshë të re. Në qershor ai është martuar me të dashurën e tij, Pranverën, në një dasmë intime dhe menjëherë më pas është nisur për të luajtur kundër Francës.

Tefik dhe Irsa Osmani, serenatë korçare

Janë të dy nga qyteti i Korçës, ku edhe jetojnë, ku Tefiku luan me Skëndërbeun e ku rriten binjakët e tyre, të lindur në shkurt të 2013-ës, Irti dhe Teo. Tefiku dhe vajza me “syçka” blu janë martuar në vitin 2012.

Përjashtimi bombë

Po flasim për bashkëshortet e futbollistëve, por për Gjimshitin po bëjmë një përjashtim. 22 vjeçari Berat Gjimshiti që jeton dhe luan në Zyrih, me 190 cm e tij dhe  portretin simpatik, nuk të habit fare që ka në krah një të dashur super seksi. Modelja  Alisa Menkovic nga Serbia, jeton me Beratin në Zyrih dhe në çdo foto duket edhe më e bukur. Me siguri do e pranoni përjashtimin.

Erjon Bogdani dhe Rosela, një histori edhe nga pankina

Dashuria e jetës së Erjon Bogdanit, ndihmëstrajnerit të dytë të Kombëtares dhe golashënuesit më të mirë të saj, mban emrin Rosela Arriodante. Ajo është e bukur, modele dhe juriste italiane. Ata e kurorëzuan lidhjen e tyre me një dasmë madhështore në Napoli në 6 qershor 2010 dhe muajin e mjaltit e kaluan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 38 vjeçari dhe gruaja e tij 34 vjeçare nga Salerno, janë prindër të një djali, Alessandro-s.

Revista Class.

Untitled

salihi

osmani

lila

hysaj

gjimshiti2

cana1

bogdani

ajeti

 

Next Post

Një përgjigje për Crown Agents

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U ndje keq në plazh, 59-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Përfitoi 23 hektarë tokë në Dhërmi me mashtrime, sekuestrohen pasuritë e një shtetasi spanjoll

January 16, 2026
Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

“Na presin ditë të gjata…”, Balla zbulon se kur do të dekretohet data e Zgjedhjeve 2027

January 16, 2026
Gjermania lobon për Shqipërinë, po përpiqet të bindë Francën për çeljen e negociatave

KE rendit Shqipërinë të parën për reformat e integrimit! Koopman: Jeni në pararojë të procesit

January 16, 2026
“Për Shqipërinë ndjekim porositë e Trumpit”, VanHorn: SHBA kërkon luftë ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve

“Për Shqipërinë ndjekim porositë e Trumpit”, VanHorn: SHBA kërkon luftë ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve

January 16, 2026
Mbyllja e negociatave në vitin 2027, Peleshi: Nuk është premtim elektoral, por dakordësim me BE

Mbyllja e negociatave në vitin 2027, Peleshi: Nuk është premtim elektoral, por dakordësim me BE

January 16, 2026
Flet për herë të parë babai i tre fëmijëve që u gjetën vetëm në shtëpi: Me gruan u divorcuam se më tradhtoi! I dashuri i saj më rrahu djalin! Kam edhe video

Flet për herë të parë babai i tre fëmijëve që u gjetën vetëm në shtëpi: Me gruan u divorcuam se më tradhtoi! I dashuri i saj më rrahu djalin! Kam edhe video

January 16, 2026
Hakërimi i materialeve të SPAK, Berisha: Rama, personi që mund ta ketë urdhëruar

Hakërimi i materialeve të SPAK, Berisha: Rama, personi që mund ta ketë urdhëruar

January 16, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 17 janar 2026

January 16, 2026
Mbledhja e grupit/Rama porosi deputetëve: Mos braktisni territorin, në 2027 duhet të dalim para atyre që na besuan 83 mandate dhe t’u themi.. VIDEO

Mbledhja e grupit/Rama porosi deputetëve: Mos braktisni territorin, në 2027 duhet të dalim para atyre që na besuan 83 mandate dhe t’u themi.. VIDEO

January 16, 2026
Porosia e Berishës për bojkotin e “analistëve”, Bardhi dhe Balliu përballë tyre në studio, shkelje urdhri apo dalje “me lejen e Florianës”?

Porosia e Berishës për bojkotin e “analistëve”, Bardhi dhe Balliu përballë tyre në studio, shkelje urdhri apo dalje “me lejen e Florianës”?

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In