Kanë qenë 4 të rinj ata që kanë bërë grafitin e djeshëm ku Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha paraqiteshin me armë automatike në duar teksa në mur shkruhej “21 janar ka përditë”. Të rinjtë në fjalë janë aktivistë të Organizatës Politike dhe janë mbajtur nga policia në komisariatin nr 3 në rrugën Mine Peza. Bëhet fjalë për:
Klodi Leka, Stavro Çina, Isa Myzyraj dhe Albina Ruko, aktivistë të “Lëvizja për Universitetin”.
Bashkia e Tiranës i ka ndëshkuar aktivistët me masën administrative gjobë prej 120 mijë lekësh të vjetra, që do ndahen për katër, pra shuma përpjestohet me numrin e aktivistëve dhe secili duhet të paguajë 30 mijë lekë.
Sakaq, Klodi Leka thotë për GSH se ajo ç’ka ata po realizonin është “art rruge” dhe se sipas tij, kjo është e ndaluar vetëm në Shqipëri.
“Ajo që ne bëmë nuk është një ide të cilën duhet ta kritikojmë por është një ide që quhet Arti i rrugës. Kjo është një nga mënyrat më të përhapura ku supozohet se mund të ketë një farë demokracie. Por në Shqipëri dhe në ambientet e policise3 “Arti i Rrugës” ashtu siç thonë edhe shefat e policisë është i ndaluar dhe se në vendin tonë nuk njihet fare. Kjo që bëmë ne është një vepër arti dhe është një nga mënyrat që ne zgjodhëm për t’u shprehur përsa i përket drejtësisë në vendin tonëZ”, shprehet aktivisti Klodi Leka.
Isa Myzaraj

Albina Ruko

Stavro Çina

Klodi Leka











