• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ja kush i pagoi gazetarët kosovarë të shkruanin kundër Bregoviç”/ Zeka tregon ç’ndodhi në koncertin e Cecës: Po sulmohet Shqipëria! Kurti, abuzuesi i shekullit

by Java News
20/08/2021 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari dhe publicisti i njohur kosovar, Milaim Zeka, foli në një lidhje për “News24” nga qyteti i Korçës, ku mbrëmë festoi dhe shijoi ritmet e muzikës dhe Birrës Korça në natën e dytë të festës, duke thënë se dy qytetet shqiptare që i japin qetësi shpirtërore, janë pikërisht Korça dhe Prizreni.

“Prizreni dhe Korca janë dy qytetet shqiptare që më japin qetësinë shpirtërore”, tha Zeka, ndërsa foli dhe për mbresat që i ka lënë nata e dytë e Festës së Birrës Korça, duke u ndalur dhe te debati i hapur së fundi për ardhjen e këngëtarit serb, Goran Bregoviç.

Me tone të ashpra, publicisti Zeka iu është përgjigjur të gjithë atyre që kanë dalë kundër ardhjes së tij në Korçë, duke u shprehur se një gjë e tillë është kundërshtuar nga ata, që janë argatë të Beogradit.

“Kam ardhur thjesht për të marrë pjesë te festivali, sepse Birra Korça është prodhuar për herë të parë më 1928, është një birrë që na ka bashkuar të gjithë shqiptarëve, dhe në heshtje është një demonstrim i atyre anti-shqipfolësve, që duke përdorur Bregoviç, që nuk është serb, por serbo-kroat, po nxisin përçarje.

Unë nuk jam nga ata njerëz që e simpatizoj Bregoviç, por sidoqoftë ai nuk duhet të ishte në asnjë mënyrë mollë sherri mes ne shqiptarëve, që të shfryheshin të gjithë të frustruarit e Kosovës, që kanë shërbëtorë dhe argatë të Beogradit dhe që tani janë shndërruar në anti-shqiptarë, të mbuluar me petkun e patriotizmit. Këta njerëz nuk po sulmojnë Bregoviç, por po sulmojnë Shqipërinë dhe Korçën.

Çuditërisht ky grup nuk protestoi mbrëmë, kur një grup anti-shqiptarë mbajti një koncert në Kosovë. Kështu që, unë mendoj se nuk e kemi luksin të krijojmë përçarje, sepse në të kaluarën ne në Kosovë jemi dënuar pse kemi dëgjuar Radio Tiranën, ndërsa në Shqipëri janë dënuar e persekutuar pse dëgjonin Radio Prishtinën. Tani jemi të bashkuar dhe nuk duhet të përdorim Bregoviç si një element përçarës mes nesh.

Për turpin më të madh, në këtë përzierje dhe këtë shfryrje shoveniste, primitive, qëllimisht e kanë futur edhe Birrën Korça. Unë kam folur me pronarin e Birrës Korça, me z. Irfan, para se të vija këtu, dhe ai thotë se po të pyetej Birra Korça dhe pronari i saj, kurrë asnjëherë nuk do të ftohej Bregoviç në këtë festë”, tha gazetari Zeka.

Më tej, publicisti i njohur vijoi po me tone të ashpra, teksa deklaroi se “Bregoviç ka ardhur më 2006 dhe kryeministri aktual i ka dhënë Çelësin e Bashkisë. Unë në atë kohë kam shkruar kundër ardhjes së tij në Tiranë. Por, para disa vitesh, ai u ftua nga një televizion shqiptar një tjetër serb dhe nuk u bë fare zhurmë. Kësaj fushate mendoj se i kanë fryrë disa gazetarë të paguar të Kosovës, nga qarqe të biznesit, që janë të lidhur drejtpërdrejt me Beogradin. Janë biznese që dhe lëndën e parë e marrin nga Serbia dhe Beogradi.

Unë e kam quajtur një ligësi me paramendim anti-shqiptare, tërheqjen e Birrës Peja nga ky festival, sepse po të ishte pronari i Birrës Peja ndonjë patriot me emër, ai do duhej të kërkonte nga të gjithë pronarët e birrave apo pjesëmarrësit e këtij festivali, që të tuboheshin në një mbledhje të jashtëzakonshme dhe t’i dërgonin një peticion Bashkisë së Korçës, ku të kërkonin tërheqjen e këngëtarit Bregoviç.

Ju në Shqipëri e vlerësoni Bregoviç mbi artin dhe shijen e muzikës, ndërsa ne në Kosovë e duam Bregovic, dhe këtu flas me emrin e këtyre kritikëve të Bregovic, që kanë në rafte e tyre muzikën e Bregoviç, madje edhe të Cecës, e cila kur mbajti koncert në stadiumin e Shkupit, kanë shkuar mbi 100 autobusë të mbushur me plot kosovarë e qindra makina, për të parë koncertin e një këngëtareje serbe, e cila ka thënë “Sikur ta dija se muzikën time e dëgjojnë shqiptarët, unë asnjëherë nuk do të këndoja”.
Imagjino tani që këta njerëz, që shkojnë e marrin pjesë në koncertin e Cecës, sot janë ngritur kundër Shqipërisë, kundër Korçës, jo kundër Bregoviç, sepse këtej kufirit ekziston një grup i caktuar i njerëzve, që flet në mënyrën më primitive dhe barbare ndaj kosovarëve, duke thënë ‘ja na erdhën këta malokët e Kosovës’, dhe e njëjta gjë ndodh edhe në Kosovë, ku një grup kanë si pikë referimi Beogradin. Ne jemi një komb, jemi të gjithë shqiptarë. Vajzat e mia, që jetojnë në Suedi, ju thonë të gjithëve se janë shqiptare”, shtoi ai.

Gjithashtu, publicisti Zeka komentoi sërish qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosja në raport me këtë ngjarje, duke mos i kursyer fjalët e ashpra për kryeministrin kosovar, Albin Kurti, që sipas tij, prej vitesh po mbjell urrejtje mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Albin Kurti, se bashku me gjithë këta Boiken Abazat e Shqipërisë, ka disa vite që mbjellin urrejtje mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ka njerëz në Kosovë që duke e sharë Sali Berishën, kanë dashur të mbjellin urrejtje mes dy vendeve. Ka njerëz atje, që duke sharë qeverinë dhe kryeministrin aktual, Edi Rama, kanë shkuar deri në atë pikë të marrëzisë, sa kanë refuzuar edhe vaksinat e dhuruara nga qeveria shqiptare. Albin Kurti nuk e kishte për turp të pranonte ndihmat e Vuçiç për testimet, por refuzoi ndihmat e Ramës për vaksinat.

Ky Boiken Abazi, për të cilin nuk ka votuar as familja e tij në zgjedhjet e fundit, është ai që del e bën propagandë, bashkë me Albin Kurtin. Ky i fundit është abuzuesi i shekullit. Në 100 vite nuk njoh politikan, që ka folur gjuhën e shqipe, e ka abuzuar me popullin shqiptar në përmasat e Albin Kurtit. Albin Kurti ka qenë kundër bombardimeve të NATO-s, kundër pakos së Ahtisarit, mbi bazën e të cilës u shpall Pavarësia, ka qenë kundër flamurit dhe himnit të shtetit të Kosovës, asnjëherë nuk është betuar në Parlamentin e Kosovës”, u shpreh Zeka.

I pyetur për propozimin e tij për të bërë festë Birre dhe në Prizren, Zeka u përgjigj se “Do të ishte mrekullia e Zotit me e bë një Festë Birre edhe në Prizren. Birra Korça ka një karakteristikë të jashtëzakonshme, është një birrë që si duket e ka ujin e mirë dhe nuk të fryn, por ndikon edhe në trurin e njerëzve, të paktën të gruas sime, e cila mbrëmë duke pirë Birrë Korça tha ‘o burrë a je ti a jo, se jam dashuruar prapë me ty’.

Ne si shqiptarë duhet të flasim për gjëra që na bashkojnë dhe ajo që na bashkon është pikërisht Birra Korça, edhe butësia, qetësia e pastërtia, që nuk e gjen në asnjë qytet tjetër të Shqipërisë, përveçse në Korçë. Mbrëmë isha me turistë francezë dhe ata habiteshin se si nuk kishte plehra, si me gjithë ata njerëz, ishte një qetësi e jashtëzakonshme. Unë jam shumë i lumtur, kam bërë një pushim të jashtëzakonshëm me vajzat e mia, që ju kam treguar gjithçka në Korçë”./m.j

Next Post
Xi: Promovimi i prosperitetit të përbashkët, orientim i rëndësishëm 

Xi: Promovimi i prosperitetit të përbashkët, orientim i rëndësishëm 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Investimi në Zvërnec nën hetim nga SPAK, kontrolle në disa subjekte në Vlorë e Tiranë

Hetimet për Ergys Agasin/ SPAK në aksion, arrestohet shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë dhe pronari i një biznesi në Durrës! (EMRAT)

September 22, 2026
“Bie fasada, del sistemi!”- Tabaku pas raportimeve për kreun SHISH dhe ish-kreun e Policisë: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë

“Bie fasada, del sistemi!”- Tabaku pas raportimeve për kreun SHISH dhe ish-kreun e Policisë: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë

September 22, 2026
Tensione në rritje, SHBA planifikon rikthimin e dy bazave ushtarake në Groenlandë! Njëra i përket kohës së Luftës së Ftohtë!

Tensione në rritje, SHBA planifikon rikthimin e dy bazave ushtarake në Groenlandë! Njëra i përket kohës së Luftës së Ftohtë!

September 22, 2026
Jep “llogari’ për më shumë se një orë, drejtoresha e SHISH dëshmon në komisionin për “TIMS”

GJKKO cakton masën “arrest shtëpie” për kreun e SHISH, kërkesa nga SPAK

September 22, 2026
Kujdesi shëndetësor, ministrja Spahiu nga Durrësi: Përgjigje konkrete nevojave të pacientëve, angazhim dhe përkushtim çdo ditë!

Kujdesi shëndetësor, ministrja Spahiu nga Durrësi: Përgjigje konkrete nevojave të pacientëve, angazhim dhe përkushtim çdo ditë!

September 22, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

E rëndë në Golem, turisti belg bie nga kati i tretë i hotelit dhe humb jetën! Dyshimet e para të Policisë, mister shkaqet

September 22, 2026
Terror në Turqi, të paktën 8 nxënës të plagosur nga të shtënat me armë para një shkolle! Arrestohet autori i dyshuar

Terror në Turqi, të paktën 8 nxënës të plagosur nga të shtënat me armë para një shkolle! Arrestohet autori i dyshuar

September 22, 2026
“Fest 65” nis përgatitjet! RTSH hap aplikimet për Festivalin e Këngës dhe fton artistët nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora

“Fest 65” nis përgatitjet! RTSH hap aplikimet për Festivalin e Këngës dhe fton artistët nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora

September 22, 2026
Zgjedhjet në Rusi, fitore e pritshme për partinë e Putinit! raporti i CNN: Tani vëmendja te hapat e Kremlinit

Zgjedhjet në Rusi, fitore e pritshme për partinë e Putinit! raporti i CNN: Tani vëmendja te hapat e Kremlinit

September 22, 2026
Pak orë pas kontrollit në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtori i Policisë së Shtetit paraqitet në SPAK!

Pak orë pas kontrollit në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtori i Policisë së Shtetit paraqitet në SPAK!

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com