Një 29-vjeçar nga Kosova është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës pasi ka dhunuar tre persona dhe ka tentuar t’i marrë peng ata. Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë Dijar Xhema, lindur e banues në Mitrovicë të Kosovës.
Xhema ka dhunuar fizikisht, psikologjikisht dhe ka tentuar të rrëmbejë me mjetin e tij ‘Audi’ me targa KS02300CO, tre shtetas me inicialet: B.N, N.I, dhe F. D. në vende të ndryshme të qytetit të Vlorës brenda një harku kohor prej 2 orësh.
Këto veprime Dijar Xhema i ka shoqëruar me thirrjet si “Allahu Akbar”, “Jam i dërguari i Allahut”, dhe “Do ju vras të gjithëve”, në vende dhe ambiente publike.
Dijar Xhema si gjatë arrestimit dhe në ambientet e shoqërimit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.