• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Fondet e BE për Shqipërinë, qeveria përdor vetëm 26 %

by A R
17/08/2016 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare vijon të shfaqë defekte të mëdha në përdorimin në kohë të financimeve të Bashkimit Europian të dhëna në kuadër të procesit të integrimit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për situacionin e shpenzimeve kapitale në fund të 6 mujorit të parë shihet se, janë përdorur vetëm 657 milionë lekë nga 2.3  miliardë që është fondi i vënë në dispozicion këtë vit nga programet e IPA këtë vit. Realizimi vjetor i periudhës është vetëm 26 për qind. E njëjta situatë është edhe me financimet e tjera të huaja

Gjashtëmujori i parë i vitit është mbyllur ende pa nisur disburësimi i fondeve për asistencën teknike  IPA për projekte ndërkufitare, me Malin e Zi dhe me Greqinë në vlerën e 25.6 milionë lekëve.

Gjithashtu ende nuk ishte shpenzuar asnjë lek nga fondi 36 milionë lekësh i dhënë si asistencë për procesin e integrimit.

Të panisura në pjesën e parë të vitit ishin edhe 460 milionë lekë fonde si mbështetje për bujqësinë dhe zhvillimin rural dhe 151 milionë lekë për përmirësimin e mbrojtjes së konsumatorit.

Në fund të gjashtëmujorit të parë shihet të jenë realizuar fonde që BE ka akorduar në vitet 2010-2011 që janë në vlerën e 329 milionë lekëve dhe disa projekte që kanë të bëjnë me ndryshimet klimaterike dhe natyrën që kapin vlerën e 71 milionë lekëve.

Ministria e Financave bën me dije në 6 mujorin e parë të vitit 2016 është konstatuar një mosrealizim në investimet me financim të huaj në nivele të konsiderueshme pothuajse në  30% të planit 6 mujor ose realizim vetëm 70% i atyre të planifikuara për gjysmën e parë të vitit 2016, ndërkohë që realizimi i investimeve me financim të brendshëm paraqitet në nivele më të larta, përkatësisht 90% e planit.

Ky mosrealizim i investimeve të huaja në nivelet e kërkuara, në raport me planin për programet në Sipas ministrisë së Financave shkaqet e janë të ndryshme si, shtyrja e afatit të realizimit nga procesi i prokurimit, apo edhe nga vonesat në paraqitjen e dokumentacionit teknik e financiar për lëvrimin e fondeve.

Në përgjithësi ekziston një trend pothuajse i njëjtë realizimi i këtyre shpenzimeve nga të gjitha ministritë e linjës, kjo dhe si një efekt i gjysmës së parë vitit dhe procesit të shtrirjes së mëvonshme të likuidimit të shpenzimeve për investime.

Ministria e Financave thotë se gjithashtu vlen të theksohet fakti që ky trend mosrealizimi është një problematikë e zakonshme në gjysmën e parë të vitit buxhetor si shkak paraqitjes me vonesë të situacioneve të punimeve për tu paguar dhe vonesës në disbursim. /monitor

Next Post

Zyrtare: Mario Gomez largohet nga Fiorentina, kthehet në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In