• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja kush do t’ua verë prangat komadantëve të Kosovës!

by
10/08/2015 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ja kush do t’ua verë prangat komadantëve të Kosovës!

Zbulohet emri që do të drejtojë prokurorinë e Gjykatës Speciale. Është edhe lajm i mirë por edhe i keq. Thuhet se është një “zanatçi” kalibri. Ai është David Schwendiman, njeriu që sipas gjasave do të udhëheqë akuzën në Gjykatën Speciale të Kosovës, që pritet të nisë në fillim të vitit 2016. Në fakt ai prej një viti drejton Task-Forcën e Bashkimit Europian për të ashtuquajturat akuza të Dick Marty-t. Po kush është njeriu nga i cili do të kalojnë të gjitha firmat për arrestime, të cilat kësaj radhe vërtetë që mund të vendosin mbyllje karrierash politike?!

David Schwendiman, është amerikan nga shteti i Utah, ku ka nisur karrierën akademike dhe ligjore si pedagog e më pas avokat. Schwendiman është një nga pedagogët më të njohur jo vetëm të Universitetit të Utah, por edhe shumë universiteteve të SHBA, transmeton Express.

Mban gradën Profesor Doktor në jurisprudencë. Ai ka punuar në hetimin e krimeve të luftës në shumë zona të botës. Është një nivel i lartë mendimi dhe gjykimi. Kur u emërua në krye të task forcës së BE-së për hetimin e të ashtuquajturat krime të UÇK-së deklaroi se “kemi rastin të nxjerrim të vërtetën mbi akuzat e raportit të Dick Marty-t.

Përpara se të emërohej në Kosovë, prokuror Schwendiman ka shërbyer në Afganistan si përfaqësues i Inspektorit të Përgjithshëm për rindërtimin e Afganistanit.

Në vitin 2001 ai shërbeu si atashe ligjor i ambasadës së SHBA për çështjet ligjore në Kabul. Por ajo që e bën të afërt me rastin e Kosovës, është se zoti Schwendiman, nga viti 2006-2009 ka shërbyer si prokuror ndërkombëtar në Departamentin Special për Krimet e Luftës, që ndodhej në Prokurorinë e Përgjithshme të Bosnje-Hercegovinës. Në këtë rol ai hetoi krimet e kryera në konfliktin që zgjati nga viti 1992-1995. Nga 2007-a ai ishte një nga 4 zv/Prokurorët e Përgjithshëm të Bosnjë-Hercegovinës dhe i dërguari i Departamentit të Shtetit për Krimet e Luftës. Ai përfaqësoi Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA në tre Lojra Olimpkike, ku siguria ka rëndësi primare: në Sidnej 2000, Salt Lake në 2002 dhe në Athinë në 2004.

Ai ka përfaqësuar Departamentin e Drejtësisë në disa çështje në Bahrein, Vietnam, Tajlandë dhe Bangladesh. Karrierën ai e ka nisur natyrisht si prokuror në shtetin Utah, ku ka shërbyer edhe si zv/Prokuror Nga vitit 1977 deri 1987, Schwendiman ka shërbyer edhe si avokat në Marinën e SHBA, ku ka marrë edhe gradën Leitnant Komandant.

Next Post

Valbona më e vizituara këtë verë por pa hoteleri, turistët flenë jashtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

March 15, 2026
Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

March 15, 2026
Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

March 15, 2026
Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

March 15, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Po ndodh në të gjithë botën, por nuk do të rrimë duarkryq

March 15, 2026
Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Pse Trump po kërkon ndihmë edhe nga Pekini: Sinjalet kontradiktore të udhëheqësit amerikan

March 15, 2026
E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In